Titulli i serise: Perndritja e Memorjes
Emri Piktores: Ulisa Dekaj
Biografia
Materialet: Boje akrilike, Resin dhe "Mixed Media" mbi dru (on plywood).
Permasat: Te gjitha pikturat jane perafersisht (1mx1m).
|






|
Deklarata e Autorit
Ekzistenca përjeton ndryshime të vazhdueshme në çdo çast. Kto ndryshime ndodhin me rritëm të ndryshëm qi varet nga rrethanat e koha, por përfundimisht gjithçka asht në lëvizje.
Sa herë qi ndalem e mendoj qi gjithçka mrenda e jashtë mejet asht në lëvizje, pyetje më vijnë për identitetin tem. Identiteti jonë asht i mujtun vetëm nëpërmjet memorjes tonë. Kujtesa e jonë mban në vedi gjithçka tonen por, tuj kenë se kujtesa e padokumentueme asht mrenda nesh e na jena në ndryshim konstant, më vjen me pyet - a thu edhe kujtesa jonë ndrron me kohën!
Mendoj se nji faktor qi mundet me ndiku memorjen asht konteksti i ndryshëm në të cilin kujtimet na bahen të gjalla për nji moment të dhanë. Ndryshimi i kontekstit ndryshon përceptimin tonë përkundrejt memorive t’ona. Kto përceptime të ndryshueme përbajnë nji paralelizëm qi ndjell krahasimin e memorjes tonë me momentin aktual, moment i cili ndërton memorjen e ardhshme.
Largimin prej vendit tem e përjetova si crranjosje prej gjithckasë qi un’ e ndjejshe se ishe. Un ishe 12 vitet e para të jetës teme! Vite të mbushun me kujtimet e njerzve të mi, ata qi m’diftune dashninë për herë të parë. Zhvendosja krijoi nji bosh të pasundueshëm ku vetëm memorja jeme mujte me jetu. Parafytyrimi i ngjarjeve, fytyrave, pemëve, luleve, zaneve, tingujve, maleve, u ba thuejse nji fiksim. Pikërisht në kto rrethana memorja e imazhet e saj u bane magjike per mu, tuj u kthy në nji sferë ku gjithçka qi un’ kishe dashtë ishte e rujtun dhe e “gjithmongjindshme”. Muej kaluen dhe une fillova me vu re detaje t’ mangta në memorjen teme, zbehje ngjyrash a ndoshta ma saktë nji pasiguri me vendosë cilat ishin t’vertetat. Kje ne ket kohë qi un’ provova për herë të parë me rujtë gjithçka sa ma të gjallë, tuj e vizatu. Nder vite kam eksploru subjekte t’ndryshme në punen teme por imazhe prej memorjes gjithmonë janë rinjalle mbi kanvas. Ma vonë msova nder shkolla t’artit me i analizue veprat e të tjerëve e pak ma mrapa edhe t’mijat. Në paragrafin e maposhtëm po perpiqem me dhanë nji spjegim në lidhje me anen teknike t’ ksaj seri qi po paraqes. Proçesi, pra ana teknike, n’ket rast asht e randsishme tuj kenë se domethania asht e gershetume n’te.
Jam perpjekë me ba të dukshem proçesin e ndryshimit të memorjes n’varsi t’ndryshimit të konteksteve në kohë. Tuj punu mbi dru i nap mundësinë vedit me pasë lidhje organike me te. Shpesh e filloj punimin tuj gjurmu rrathët e drunit në nji vijë të pandërpreme qi do të vazhdojnë e pashkëputun nga nji shtresë në tjetrën. Në mënyrë intuitive mandej, mbuloj me ngjyrë nji pjesë të madhe të siperfaqes tuj lanë të dukshëm nji fragment të vijëzimit. Vazhdimi i vijës lidhë sipërfaqet. Eksploroj sipërfaqen e re, deri sa nji shtresë tjetër bojet e mbulon tuj lanë edhe nji herë nji fragment tjetër të dukshëm te paraardhëses. Vazhdoj me eksploru terrenin e ri. Në ket mënyrë ngjyrat e gjithsecilës shtresë ekzistojnë në varësi me njena tjetrën dhe perzgjedhin ngjyrat dhe energjinë në shtresën pasardhëse. Fragmente të dukshme prej shtresave bahen -nji- në siperafqe. T’tana planet lëvizin nën e mbi sipërfaqe tuj kriju tanësinë. N’sa pika e parë e vizatimit mbetet si e varrosun nën shtresa, skaji tjetër, ai i fundit, mbetet i dukshëm mbi sipërfaqe në pritje të vazhdimit të udhëtimit mbi shtresën e re. N’sytë e mi çdo picturë asht nji portret i pa mbaruem për gjithsecilin prej nesh; çdo moment asht i riformuem prej së tashmes por edhe gjithsecili moment asht i përzgjedhun mbi cka na kena kenë deri ne atë moment.
Nuk due me lype shume por...
N'radhe te pare e nderueme Ulisa Dekaj,
ishte prejmend nji knaqsi e madhe me lexue Biografine tande, se per c'ka i perket njenjave e boshlleqeve, gjeta shume njenja t'perbashkta me at qi ke shkrue per kujtimet e boshllekun e krijuem prej shpernguljes, por edhe kerkimi i vazhdueshem per me kuptue kujtimet n'marrdhanje me kohen qi po perjetojm ti asht dicka qi vazhdoj me perjetue per dite.
Pikturen e kam pike te dobte e u knaqa tue lexue se si frymzohesh ti shpirtnisht, e si mrrine me i fillue, shtrue e nxjerre punimet tueja, gjithmone tuj kerkue pergjigje ti vete prej tyne. T'lumshin duert per njikto punime qi na i ke prue ktu, por nuk mundem me ndejt pa te pyete se ma ke ndez kurjozitetin.
Nuk due me lype shume por a thue ke mundsine me na prue ktu ndoj pune tande te kujtimeve te vecanta, apo edhe te shpresave tueja t'ardhshme qi bazohen ne kujtesen e t'kaluemes tande.
Me rrespekt
Lec Neli
brravo Ola. me gzon fakti qi
brravo Ola. me gzon fakti qi publikove dicka nga pikturat
Presim te shikojme me
Presim te shikojme me kenaqesi edhe pune te tjera nga ju Ulisa. Keshtu vazhdoni...
Ola, vazhdo kshtu.... bravo
Ola, vazhdo kshtu.... bravo bravo.......
Rruga
Shkodranet ne jetet e kalueme duhet te kene kene elefafanta, sepse kane nji kujtese, qe nuk i len kurre me gabue rruge. Cila asht rruga? Vetja asht rruga, kur edukoshesh me kene rruga, bahesh rruga e zhduket elefanti edhe shkodrani, pasi rruga i ndin te tana. Rruga ndien kalimtaret, fjalet, kanget, shef ngjyrat e pervijon format. Ne fund rruga, jane tane keta shkodrane elefanta qe ndoqen kete rruge, ti fillimisht je elefant, bahesh shkodran mandej pjese e rruges tande e te tane atyne qe kane kalue aty.
Ruge te mbare Ulisa
Albri Brahusha
Pergezime...
Ulisa,
Te falenderoj per kenaqesine qe me dhurove me publikimet e tua te pjekura artistike. Uroj t'u korresh kenaqesi pa mbarim sukseseve te tua ne vazhdim.
Po e marr guxim e po deklaroj
Po e marr guxim e po deklaroj qe kjo piktore eshte Salvador Dali i Shkodres. Brovo Artistes...
Renato
Nje pune teper e bukur. Me
Nje pune teper e bukur. Me krijoj momente interesante puna e juaj. Bravo Ulisa.