Ballkanisht hakmarrshem bíjn mbi ne
shînat e zhgënjimit
e n’a i shperlájn edhè ngjyrat e fundit t’jetës
Plagëve s’po mûndet cipen e harresë
me j’a vû murrlâni
edhe pse kercnueshem hûnguron
tuj gjarpnue neper zgavrrat me t’cilat na nuk kena lé
Kacavár nder konóp t’ujshem njitna
Atje Nelt
e bâjm shamâtë me bumullîmen
Qiellen gjuejm me rrâjt tona
qi po digjen e vetima
n’a thér dér ndèr têrret
kû mbâjm t’ndrým ankimin
Mesueme me heshtje me j’u rrfye vetmís
ndèr oda me avuj t’êrrt pendimesh
kalxojmë si t’tanë darsmort e jetës i vrâme
at natë kúr deshiren e martueme me sênde t’hueja
Me puplat e zogjve t’shprés qi dikur vrame
j’a mbushme gojen ânderrs qi bertittè
E mbytme edhe shtâzen e paformë
msheh thêlle nder njesina
Shtâzen qi gerdhishtte arsyen per me jetue
Tash lakuriq, véshë veç me mjegull
e virtyte t’shkyeme kena mbetë,
shndërrue jena n’njì lang pa ngjyrë, pa érë
tuj mârre formen e tánë ênve t’botës
Dò prej nesh nder skena t’asfaltueme keq imitojnë
buzëqeshjet e sofistikueme t’aktorve autokton,
kurse na t’tjert pá dá shîjm gjakun n’ballë
e dângat e tij n’deren e ndryme t’hemisferave
Por buzëqeshjet e kàn trétë çilsin,
Çilsi âsht mâ i madh se t’tána pushkët e botës,
Pushkët smûnden me e zhdrý braven e madhe,
Mâ e madhe brava se valixhet tona t’lamtumirës
Valixhet tona tashmâ mbush me zero
Presin njì shifer tjeter me j’a vû para
ushtárt tonë t’fundit, zerot
Presim na me e hjék prej shpîndet
pelhuren e ftoftë, t’laktë, e t’qelbun
t’doemosdoshmenís
Njì “Pse” i lashtë sá njériu vetë n’a e kalxoj rrugen
per n’mâje t’malit t’gjithshkasë qi hupme tuj u pershtatë
atje ngushllimin e bardhë tuj kullotë e gjetme
nder horizonte si dyshême kasaphanesh
T’kuqrrêmta rêtë n’prendim,
njý me ngjyrat e rinisë t’onë,
po premtojnë njì kohë mâ t’mirë
per mbasardhesat
Ndermjet dy brigjesh na,
Ura qi digjet kadál
deri sá bíjt t’kalojne kah âna tjeter,
shpresojmë se dallgët kàn me e shtýe hînin
per kah bregu prej kû êrdhme.
Ndoshta deri atëhér shiu ká me pushue
Ndoshta per ne ká me kêne njisoj
Shtatuer 10, 2008
ARJANIT (ARDI) BALCA
poezia pa titull
Do t'i kishe vu nji pa titull, qi don me thane ne kete rast, person pa identitet, atij qi ka shkrue "pesimisem i pa pam dhe poezi e pa realizume"
Duket se komentuesi asht njaqc i lehte sa nuk asht ndi ndonjihere me konop ne fyt. Ose ka pase njac pak me harru sa kjo poezi nuk i ban kuptim. Pervec faktit qi artistikisht nuk mundet me e kape.
Sa per njoftunim- un kam me fye boten e qytetnueme ne te cilen une e ju jetojme me kete poezi. Dhe a e dini pse? Une jam shkodrane,e nji nder vlert e medha te qytetit tem ka kene me vleresu e me ngrite e me i dhane fryme gjase qi vlen. E nji nder to asht Fishta i madh e me radhe. Shkodra i njofti atyne madhesine. E une e njof madhesine e kesaj poezie. Perpiqu me kuptu para se me mendu, heren tjeter.
I pa titull[i pa identitet} shkrues.
Bash t'lumt se e paske shkri e shyqyr qi na bane me mendue se...
Bash t'lumt se e paske shkri ARJANIT BALCA, e shyqyr qi na bane me mendue se nuk jeme t'vetem n'kyt bote te shtire, qi rrethanat e fati jone i keq qi na ka takue, e na ban me lype n'vedvedi cdo rrug, se si edhme ?, pse jeme ? e si me dale ? prej rrethanave t'veshtira (PESIMIZMIT QI JEME TUEJ E PERJETUE/SHKUE/NDA E TRETE) bashk me kohen qi asht ka i ndihmon tuej ike me shpejtsi.
Me rrespekt
Lec Neli
Ka kaq kohe qi nuk kam lexu
Ka kaq kohe qi nuk kam lexu nji poezi ma te bukur n’shqip. Kjo poezi asht rrajet e Shkoders qi pershkohen neper trupat tone e dalin n’ajri mrekullisht te prekuna prej dores se autorit.
Si fillim deshta me falenderue autorin per pasunimin e kesaj faqeje me gegnishten e shkrueme e jo me shkodranshen e folun.
Niveli artistik i kesaj poezie me duket i pa komentueshem. Ajo shperthen e kjan me aq fisnikni. Asht nji vaj i forte e i pa ankim. Duket sikur i perket kohes se shkueme.
Nuk kuptoj idene pesimiste qi ka transmetu poezia tuj kene se autori nuk asht i pari ne letersine shqipe qe shkruen per mergimin; subjekti asht i njajti. E ndryshme asht forma se ciles gjithsesili i vesh teshat e veta. E ne poezine tone kena- at’ natë kúr deshiren e martueme me sênde t’hueja-
Asht shume fisnike se si ne poezi autori e pranon vetdenimin pa u perpjeke me fajsu vendin e vet.
E jane te mahniteshme imazhet e gjalla qi metaforat transmetojne tuj e lane poezine-poezi e tuj e ba ate te madhnueshme ne kjartesi-
E di qi nuk kam me pase fatin shpejt me lexu dicka te re prej autorit. Poezi te tilla duen kohe me u pjeke. Asht nji poezi tronditese edhe per faktin se na tuj u mundu me jetu te perditshmen nuk kena guximin me mendu se- T’kuqrrêmta rêtë n’prendim, njý me ngjyrat e rinisë t’onë,-
Tringa
Kur pesimizmi vjen e shtrihet
Kur pesimizmi vjen e shtrihet ne poezi, pra ketu kena te bajme me temen qe ajo trajton, nuk do te thote se asht pesimiste, por e len pesimizmin me fole si gjuhe. Asht si me shkrue per luften e me thane se jena tue ba lufte Jo. Teksti me duket i mire dhe evokon nji panorame qe ekziston vertete s'ciles i shtohet shqetsimi i autorit. Une nuk e quej pesimizem por shqetsim. E kete tane na duhet me e pase.
Eva
Ne kjoftese kjo ashte nje
Ne kjoftese kjo ashte nje forme poezie pesimiste. Atehere nuk ka se si shkruhet ma bukur pesimizmi.
Me duket se komenti juej i
Me duket se komenti juej i meposhtem nuk I ban drejtesine e duhun Poezis masiperme.
"Kacavar nder konop t'ujshem njitna
Atje nalt" jane fjale qi nuk e meritojne nje koment kaq te thjesht, shkurte dhe gjykus.
pesimisem i pa pam dhe poezi
pesimisem i pa pam dhe poezi e pa realizume