Prenk Jakova

Gjithsejcilli person qi ká makarè nji njohuní krejt kufizueme permî  muziken shqyptáre,  nuk ká asnjì dyshim në faktin se Prenk Jakova âsht deri sot maja mâ e nált dhè talenti mâ i spikatun i tîngullit shqyptár. Ky fakt âsht studjue, dhè nepermjet studimesh âsht vertetue prej kaq shumë muzikantash e dashamir t’artit Shqyptár, sá qi pá fríg mundena me thânë se kushdo qi s’âsht i ktíj mendîmi ose nuk j’a ká idenë muzikës shqyptáre, ose per arsye t’pá arsyeshme mundohet me e shtremnue rrealitetin.
 
Njí nder t’shumtat arsye per të cilat Prenk Jakova meriton t’vêndoset në pjedestalin mâ t’nált t’muzikës shqyptáre âsht kontributi i tij në zbulimin e pregatitjen i shumë prej kollosave t’ksáj musikë si Çesk Zadêja, Tonin Harapi, Tonin Rrota, Simon Gjoni etj. Ky âsht njì kallxues i kjárt i sherbimit t’páçmueshëm qi ky njerí i madh i bâni artit shqyptár jo vetem sá kje gjâllë, por edhe shumë dekada mâ vonë e deri sot.
 

Njì fjalë e úrt shkodrane thotë: “Moti i mirë shifet n’nâde”. 
 
Prenk Jakova ishte vetem 18 vjeç kur u bâ drejtuesi artistik i bandës muzikore të liceut “Illyricum”.
 
Viti 1945, kompozon melodramen “Juda Makabe”.
 
Viti 1947, krijoj shfaqjen muzikore “Darsma Shkodrane”.

 

Viti 1940 kompozon operaten me dy akte “Kopshti i Xhuxhmaxhuxhave”.

 

Viti 1942, fillon studimet në konservatorin “Santa Cecilia” në Romë në degen e

klarinetës dhè mêrr aty diplomen natyrisht me rrezultate t’shkelqyeshme.
 
Viti 1952, vèn në skenë veprimin muzikor “Dritë mbî Shqypní “.
 
Viti 1958, komopozon e drejton operan “Mrika”.
 
Viti 1968, komopozon e drejton operan “Gjergj Kastrioti Skanderbeu”.
 
Viti 1969, si rrjedhój e kritikave krejt t’pájustifikueshme qi j’u bân opras Skanderbeu, dhè presioneve psikologjike me t’cilat ai u s’provue giatë viteve 1968-1969, (t’mos harrójm se Jakova ishte arrestue prej komunistave e mâjt n’burg për disa muej në vitin 1947) me 16 Shtatuer të vitit 1969 Prenk Jakova vrau vedin tuj u hjêdhë prej dritores së shtëpís s’kultúrs në Shkoder. 
 
 
Per kontributim madhor qi ky gjigand i njesinave t’dlírta, ky mret i tingullit shqyptár, ky koncentrat i shpirtit shkodrán me 2400 labirinthe, i ká dhânë e i nep muzikës shqyptáre, unë, shkruesi modest i ktýne rrêshtave, po mârr giximin me e thírr Prenk Jakoven “Moxarti i Shqypnís”.