Sport

Fillimi i Shekullit XX ishte per Shkodren faza kur ky qytet mrrîjni kulmin zhvillimit tuj u bâ kshtû lokomotiva e europianizimit Shqyptár. N’artikujt e mâ siperm kena folë per zhvillimin qi morne n’ket periullë ekonomia, arti, letersia e politika. Tashti ká ardhë momenti me folë per zhvillimin sportit n’Shkoder. Në vitin 1905 u krijue ekipi i pârë i futbollit me êmnin “Leka i Madh”. Mâ vonë krijohet skuadra “Indipendenca” e cila do t’zhvillonte në vitin 1913 ndeshjen e pârë nderkombëtare kundrejt Komisionit Ushtarak Nderkombëtar t’vêndosun n’Shkoder. Në ket periudhë, n’Shkoder kishte shperthye njì pasion i jashtzakonshem për futbollin. Ksisoj, në vitin 1914 u krijuene dy shoqnî kulturore, “Vaso Pasha” e “Mustafa Pasha”. Në t’njêjten kohë, në qytet ekzistojshin 17 shoqata sportive, t’cilat perfaqësojshin lagje t’ndryshme t’qytetit. Me 16 Kallnuer të vitit 1919 u krijue shoqata “Vllaznia” êmnin e t’cilës mbâjnë edhè sot skuadrat qi perfaqësojnë qytetin e Shkoders. Në vitin 1929, kjo shqatë mori êmnin “Bashkimi Shkodran”, por në vitin 1958 ajo u êmnue edhè njì hér “KS Vllaznia”. Perveç futbollit, Shkodra ká dhânë njì kontribut t’jashtzakonshen edhè në basketboll, volejboll, not, mundje, peshngritje, e në 10-15 vitet e fundit në boks.

 

Futbolli shkodrânë mrrîjti njì nder majat mâ t’nalta në vitin 1978 kur fitoj kundrejt ekipit “Austria” e Vjenës me rrezultatin 2-0. Kjo fitore ishte vazhdimi i njì paraqitjeje t’shkelqyeshme qi “Vllaznia” kishte pâsë qýsh n’krijimin e saj. Vllaznia âsht njì nder 2-3 ekipet qi ká fitue mâ shumë trofé e tituj se çdo ekip tjeter shqyptár. Lista e futbollistave shkodrânë t’cilët nder vite i kan dhânë tonin futbollit shqyptár âsht shumë e gjatë. Per kte, na ktû po permêndim vetem êmnat e disá prej týne: Loro Boriçi, Xhelal Juka, Bimo Fakja, Met Vasija, Muhamet Dibra, Mehdin Zhega ,Sabah Bizi,Paulin Ndoja, Esat Rakiqi, Ismet Hoxha, Ramazan Rragami, Astrit Hafizi, Hysen Dedja, Seit Çanga Ferid Rragami, Hysen Zmijani, Ferid Borshi.

 

Mbas vitit 1991, “Vllaznia” u ndesh me probleme t’theksueme financiare t’cilat ndikuen drejtperdrejt në ramjen e nivelit të lojës së ksáj skuadre. Falë kontributit financiar të disá prej tregtarve mâ t’fuqishëm t’Shkoders, nder t’cilët presidenti i klubit Myftar Çela, “Vllaznia” do t’rifitonte shpejt vêndin e saj tradicionat n’midis skuadrave mâ t’nderueme t’futbollit shqyptár. Sot “Vllaznia”, nen drejtimin e presidentit Valter Fusha, vazhdon me pâsë njì paraqitje dinjitoze në stadjumet mrênda e jashtë Shqypniet.