Ky ditar asht rreagim i ditarit ne vijim A mendoni se gegnishtja duhet rilind?
Pa ju largue te vertetes, por perkundrazi duke nenvizue nji opinion temin, lidhun me ate se jane gjuhetaret ata specialista te cileve ju takon kompetenca e aspekteve gjuhesore, do te deshiroja te shprehja nji te drejte sa morale aq edhe paqedashese.
Asht njerezore mendoj per gjithsecilin, nrase nji dite me diell apo shi, te deshiroje te krenohet ma shume me rrajet e veta, e kto rraja ska ku ti kerkoje tjeter vecse nder themelet e identitetit te vet.
Duke sjelle ketu nji shembull qi m'perket, mund te tham me kompetence se ishte pikerisht kjo deshire qi me nxiti mue ti futem punes shume te madhe e hala e ma teper te frytshme, per krijimin e pemes gjenealogjike me shume dege te familjes teme. Per me e ba kyt, hartova mbi punen e lane prej te pareve te mi, germova larg e ringjalla fakte e kujtime te vdekuna e te harrueme ngahera, strukturova me to historine perkatese, dhe ja ofrova pothujse te perfundueme familjes teme te madhe. Nder falenderimet qi mora, ajo cka kuptova asht se sado pak, ndimova ne rilindjen e identitetit e krenarise modeste te pjesetareve te saj.
Asht e njajta deshire qi zgjon te drejten teme morale e paqedashese per me ngritun pyetjen:"A mendoni se gengnishtja duhet rilind?". Duket se kjo pyetje e qete, jo rralle shqetson. Nuk asht i panjohun fakti qi nji histori si e jona kur diskutohet, shkakton konflikte opinionesh, tuj ken se vete kjo histori me peripecite e saja nder shekuj i ka perkedhel apo fshikullue njerezit e popullit tone jo njisoj. E kuptoj kyt njashtu sic kuptoj veshtiresine e bashkevendlindsave te mi, per me harrue ose injorue negativen.
Por une thellesisht besoj se me qellimin e vetem per me ecun sot perpara na duhet me mbart e me percjelle nderkohe me krenari pozitiven, e nuk mundem me fshehun keqardhjen qi do te provojsha nrase ky qellim nuk kishte me u ndi mjaftueshem dinjitoz per me veprue keshtu.
Kur pys apo flas per rilindjen e gegnishtes, nuk kerkoj e as du me nxit permbytjen e gjithckaje tjeter cka nuk mban te njajtin emen apo te njajten gjatesi e vlere historike, sepse ne te njajten kohe besoj se kjo jo vetem nuk perban aktualitet per popullin tone ma shume se kurre zhytun ne nevoja, por edhe se mendoj se ky popull ka perjetue ma teper hapa prej atyne te mbrapmeve se atyne te parmeve e nuk e shoh te udhs qi ky skenar me rindodh, rindodh e rindodh ne vendin tem, me popullin tem.
Kur pys apo flas per rilindjen e gegnishtes, deshiroj e kam nevoje me e njoft e me e dashurue ashtu sic asht, e lashte, e bukur, e pasun, te gjalle e te paperlyeme. Gjuha jeme asht gegnishtja, e nuk pretendoj kur tham se du me dit me e fol, me e shkrujt e me e lexue si ata te paret tone te shquem e te vetmit qi na lane dicka prej saj si trashegimni.
Si une, jena shume. Jena njaq e do te lindim njaq, sa te konsiderohena per nji levizje qi do ta kishte prue kyt gjuhe dhe pasunine e saj, te standartizueme ne bankat e shkollave, jo si zevendesuese por si suplementare te domosdoshme per nji kulture te plote shqyptare. E gjitha kjo realizohet jo tu hedhun perpjete pluhna te mbetuna mllefesh, por tu kerkue perparim. Gjejeni forcen atje ku kerkoni ambelsine e gjuhes tuej, e me te njajtin zell shkulni cdo barishte te keqe qi do ta pengonte perparimin e saj. Kjo, asht thirrja vellaznore qi ju baj te gjithe dashuruesve te gegnishtes.
Mundsia per me njoft e me perdor sakte gjuhen tone, rilind bashke me gegnishten edhe identitetin tone. Nji identitet i ngrohun prej krenarise nuk bjen tjeter vecse nji te vetndimun qe do ti sherbente perparimit ne teresi, e mendoj se shqyptari ka nevoje per te. Une kam nevoje per te, e me bindjen se kam per tu ndjek prej shume te tjereve si une, me respekt te nalt do ti queja ata gjuhetare qi do ta merrshin kyt levizje persiper;"Herojt e Rij te Gegnishtes".
Nuk jam per perjashtimin diktatorial te kurrnjanit dialekt.
Flas per vedi vetem, nuk jam as Gjuhtare e as Albanolog por thjesht nji admirues i Gjuhs Shqype.
Pamvarsisht se kam dashni t'pakrahasueshme per dialektin tem, sepse asht pjese e vedvedit tem dhe egzistenc teme, kurrsesi nuk mundem me mendue se tuej perjashtue dicka prej asaj qi egziston (Gjuha Shqype me te dyja Dialektet) mundena me e plotsue me dicka tjeter te vetme (Gegnishten).(Per cfar do lloj arsyejet prej padrejtsive apo edhe n'shej hakmarrje te do psikopatve).
Une nuk jam per standartizimin e Gegnishtes n'vend te gjuhs standarte te 1972-shit apo ma troc (Tosknishtes se asht 98% Tosknisht), sepse nuk ka kuptim, por jam per perfshimjen e krejtshme te Gegnishtes me gjithcka mrenda standartit te sotem n'baza shkencore e t'pranueshme.
Jo sic asht ba me Tosknishten ne 1972 por kyt rradhe pa perjashtue njanin apo tjetrin dialekt por si 2 krenat e Shqyponjave.
Perjashtimi e shtremnimi me duken te papranueshme sepse te dyja dialektet jane pasuni e pazevensueshme per tetane ne. Asht marre me i thane kujt se fjalori Shqyp i monizmit dhe ai i fundit mas standartizimit ne 1982 ka vetem 30 000 fjale tuej perjashtue krejt dialektin Geg, kur duhet me pase nja 5 here ma shume bashke me Gegnishten. ashtu sic asht provue.
Vete fakti qi Shqypja asht nji nder 7 degt e trungut t'gjuhve Indo Evropiane, qi flitet vetem prej afer 7+ milion folsve, ose ma mire perdoret prej komsis gjuhsunore ma te vogel ne Kontinent si gjuhe origjinale, cungimin e vet me duket mue e ban t'papranueshem, por pasunimin e perfshimjen e gjithckaje e ban t'padiskutueshem.
Me rrespekt
Lec Neli
ciao
Jeti sot nadje lexova tek G shekulli nje replike midis nje VEHBI albanolog dhe Albri Brahusha me duket shkodran asht esht dicka interesante shife lihttp://www.shekulli.com.al/2010/10/27/dashnia-fiton-mbi-gjithcka.htmlnkun ciao klm te fala te tanve.