Stuhia

Cila ditë mundet me i ngja fytyrês tande, botë,
Cili yll ndonjiherê t’ka perflakë?
A thue gzimi nji ditë ka me u ngjeshë në tiparet e tua
E parcelat e lumtunisë kanë me u shpërnda si duer
Ajrisë së thatë , mbytëse.
E nder duer me pa si lindin dashunitë.
A thue kangen që kurrë nuk e ke këndue
Me tinguj ke me e përhapë nji të nesërme,
E zani yt mandej
Me mujtë me u derdhë kroneve t’kullueme të nji bote të re.
***
Dhjetor 2010