Teatri

Historia e teatrit Shkodrán fillon në vitin 1879 me shfaqjen e teatrit gazmór “Makko”. Kjo pjesë tetatrore, e cila ishte në fakt e perkthyeme prej italishtes, u interpretue prej nxansave të “Kolegjit Saverian”. Po kta nxansa, luejtne njì vit mâ vonë dramen “Nata e Kershendellave” me autor arbëreshin Leonardo de Martino, dhè në vitin 1882 komedinë  “I biri i çifutit”.Në vitin 1890 Urdhri i Jezuitëve i kishës katolike të Shkodrës ndërtoj të paren sallë teatrit me  400 vènde. Mâ vonë do t’ndertohet edhè salla e shkollës françeskane me 300 vênde e salla i shkollës Stigmatine me 250 vênde. Njì nder aktort mâ t’njoftun t’asaj periúdhë ishte Zef Hilgega i cili e mahniti publikun shkodrán per rreth 35 vjet. Disa prej aktorve të tjerë t’asaj kóh jânë: Gjon Bazhdari, Zenel Broja, Kol Gurakuqi, Kasem Taipi, Kol Mirdita etj.
 

Mâ pósht jânë êmnat e shoqnive qi u krijuene dhè zhvilluene aktivitetin e tyne në harkun kohorë 1861-1938. Shkolla Fretnore, Kolegji Saverian, Rrethi bamirës i Sh'Jozefit, Leka, Iliria,Rozafat, Mustafa pasha, Malet tona, Komuniteti bamirës musliman.
 
Fillimet e teatrit gjýs-profesionist në Shkoder ishin krejt modeste. Në vitin 1949 ky teater kishte veten 12 aktor. Perfundimi i ndertimit të teatrit “Migjeni” në vitin 1958 (500 vênde) ishte njì ngjarje e randësishme per spektatorin e kulturuem shkodran. Ktû âsht vêndi me pemênd êmnat e disa prej aktorve mâ t’mirë qi luejtne në skkenen e ktíj teatri nder kta 50 vitet e findit. Po fillojm me Vitore UJka, Roza Xhuxha, Lec Bushati, Adem Kastrati, Ndrek Prela, Paskualina Gruda, dhè rregjizori i paharrueshëm Serafin Fanko.  
 
 
Estrada 
 
Estrada e Shkoders u krijue në vitin 1958 dhè zhvilloj njì aktivitet shumë te suksesshem per rreth 40 vjet. Rregjizori i saj i pare âsht Pulin Sekuj. Mateialet per estraden shkruheshin prej
Pulin Selimite e Bik Pepës. Sikurse edhè vét populli I Shkoders, trupa e estrades së ktíj qytet ishte gjithmonë nder nivilet mâ t’nalta t’humorit shqyptár. Artistat qi kana mbetë në kujtesen e publikut per interpretimet e tyne t’paharrueshmej jânë: Tano Banushi, Zef Deda, Gjosho Vasia, Zyliha Miloti, Paulin Preka etj.