Dedikim për Lec Balcën

Time posted: Sunday, November 15th, 2015 11:30 am

Share on Facebook121Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Në nderim të figurës së Lec Balcës, në ambientet e restorant “Vivaldi” Shkodër, sot me 15 Nandor 2015, u organizue aktiviteti: “Me Lec Balcën në 80 vjetorin e lindjes e përvjetorin e lamtumirës”, ku shumë miq, dashamirë e të afërm morën pjesë, tue naltësue kështu kujtimin e tij.

Ndër të tjera, nxanësa të dikurshëm, miq e shokë i kishin dedikue nga nji shkrim, tue prue momente nga kujtimet e ngjarjet jetue me profesorin kaq të dashtun e të respektuem njiherësh.

Tue dëshirue me përcjellë emocionin që kishin të pranishmit në këtë aktivitet, e gjithashtu me vazhdue me ndriçue ma tej emnin e Lec Balcës, Stafi PerShkodren do të postojë përditë nga nji prej këtyne shkrimeve.

Fillojmë këto postime me video-dedikimin tejet prekës të Albana Fanit. Kjo video-homazh u dëgjue me vemëndje të pandërpreme e sy të mbushun, tue i prekë thelle zemrat pjesmarrësve në kët aktivitet. E patjetër që ky ka me ken edhe nji ndër postimet ma emocionuese që ka publikue Grupi PerShkodren, tue pasë dëshirë që me ju përcjellë kujtimin e nji njeriut të paharrueshëm që la kaq shumë mbresë në mendjet dhe zemrat e qytetarëve shkodranë gjatë jetës së tij e me pas…

Ftojmë edhe miq të tjerë të na sjellin mendime, përshtypje e kujtime në lidhje me njoftjen tyne me Lec Balcën, që ma pas do të postohen me kujdes në nji kategori të veçantë në sitin PerShkodren, në nderim të figurës së tij. Në këtë formë i bajmë nji shërbim të randsishem edhe historisë së qytetit, tue naltësue kështu gjurmët e nji njeriu që la shenj në zemrën tonë dhe kulturën shqiptare.

Para se me ju lan në shoqnin e video-dedikimit të Albana Fanit, gjejm rastin me falenderue të gjithë ju që ndihmuet në forma të ndryshme në realizimin e këtij aktiviteti kaq me vlerë për qytetin e Shkodrës e ma gjanë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Lec Balcës!