Liqeni fjalëpak e andrrashum – nga Elona Çuliq

Time posted: Thursday, July 9th, 2015 1:27 pm

Share on Facebook129Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Elona Çuliq

Elona Çuliq

Askush nuk e din,
por unë kisha nji liqen
që më gurgullonte ndër veshë
ma së shumti e ndisha kangën e tij
kur n’mbramje mbështillej
në djepin e kohës.

Ai nuk vinte gjumë në sy
bluente gurët e botëve
e me to pikturonte
pjerrtina,
naltina,
kodrina t’hajshme,
kërthiza t’mjalta,
supe t’unshme,
e rrekej me u përshkue ndër to
andrren e vet me rr’fye!

Nji mbramje erdh’ ma herët se zakonisht
ish tanë et’ me tregue
përhumbte n’krahnor
e m’gurgullonte prej qafës
si nji vel i freskët Hyjsh
që i kishte ra ndonji engjulli prej qiellit.

Hareja e etit të tij
m’i çonte tallazet e mallit deri në sy
e prej aty derdheshin si kangë t’bzashme,
unë rrijsha n’pritje
kur po e ndija gurgullimën e kangës së tij
në veshët e mi.

Liqeni fjalëpak e andrrashum’
erdh’, at’kohë,
e ndiva t’përshkohej der’
n’mjaltin e këthizës së botës
së gurtë, psherëtiu
andërr m’ji
dhe iku,
iku bzashëm ai!