Dedikue Liqenit – nga Leticia Gargjola

Time posted: Friday, July 10th, 2015 10:51 am

Share on Facebook50Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Leticia Gargjola

Leticia Gargjola

Asht heret,
shume heret .
Mbi luspat e qiells bjen nata e mramshme
e pasqyrueme ne ujin e amel…
pa krypen tande ne shijen teme t’bame ves prej saj.

Me za t’nalte thrrasin kujtimet
e nuk mrrijne te ti
qi me sy mbylle te shof tuj hece leht me shpinde te krrusun,
e ndig’joj gurt e liqenit,
te varun peng
midis dy jetve.