Ëndrra ime! – nga Aurela Guraj

Time posted: Monday, February 2nd, 2015 5:51 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Ëndrra  ime!

Një ditë e pashë veten në një vend krejt ndryshe. Në atë dhomë kishte plot rroba, bizhuteri,e shumë gjëra të tjera.. Dhe në mur kishte plot postera të mëdhenj me foton time, e aty ndodhej edhe një raft me shumë trofe, e në fund shikova në një cep një diçka krejt të veçantë. Ishte një mikrofon i artë  me emrin tim. Uau, thashë si ka mundësi, unë as që e mbaja mend një gjë të tillë. Për një çast u përhumba në mendime, e prej mjegullës së rëndë  të atyre mendimeve më zgjoi një zë i papritur:- Akoma s’je bërë gati, njerëzit po presin që ti të dalësh në skenë.-e krejt e hutuar nisa t’i them,-Po si…- por, ajo tha:-Ata presin të dëgjojnë zërin tënd. Merre mikrofonin! -u ngrita dhe shkova e frikësuar.

Kur përpara atyre njerëzve doli fytyra ime, u dëgjuan me qindra brohoritje e klithma gëzimi. Atëher në atë moment mu kujtua që unë dija të këndoja, krejt si pa kuptuar ia fillova një kënge. Në fakt mendja ime, në ato momente spo dinte asgjë, edhe shpirti s’po besonte po ashtu. Brohoritjet e tingujt rrënqethës vazhdoshin. E më në fund koncerti mbaroi. Dola shpejt bga skena, por ajo vajza po më ndiqte përsëri. U ktheva dhe i thashë:-Po pse më keni sjellë këtu? Ҫfarë doni nga unë?- zëri i saj vazhdoi:-Po unë jam menaxherja jote, e këtu nuk të kemi sjellë ne, por talenti yt. Ajo u largua.

Më dukej sikur ëndërroja dhe çdo gjë e kishte mbuluar mjegulla e imagjinatës. Pas pak, mu kujtua që  kisha ëndërruar gjithmonë të bëhesha këngtëre e famshme, dhe duket se ia kisha arritur. Por si? Kur? Vazhdova të ecja me shumë mosbesim. Syri e shihte atë realitet, dora e prekte dhe veshi e dëgjonte, por zemra nuk e besonte. Papritur aty ra një telefon…e hapa.

-Bija e nënës, a mbaroi koncerti? Sa më ka marrë malli për ty!- si pa ditur i thashë,-Nënë, ti je ? Po pse s’e kuptoj…- ajo tha,- Bijë, eja sa ma shpejt, sepse ne kemi nevojë për ty.- zemra e pikëlluar e urdhëoi menjëherë mendjen time, e thashë,- Po, tani po nisem, mos ki merak nënë.-Kërkova një biletë avioni, që të nisesha sa më parë. U nisa me avionin e parë për në Shqipëri. Më në fund, po shkoja të takoja familjen dhe atdheun tim. Zemra ime po fluturonte.

Gjatë udhetimit u dëgjua një krismë. Avioni i mallkuar kishte marrë flakë. U lëshua nga ajri me shpejtesi të madhe. Oh, çfarë hillërimi, çfarë të bëja? Të gjithë pasagjerët po bërtitnin. Mendova se i erdhi fundi udhtimit tim. Përgjithmonë! Zemra filloi të rrihte edhe më fort, por mendja filloi të arsyetonte,-Jo,-thashë,-jo, unë nuk e besoj diçka të tillë. S’mund të jetë e vertetë! Mbylla sytë, dhe mora frymë thellë. Po thërrisja nënën, po imagjinoja shtëpinë.” Nënë, kam ardhur, nuk më sheh. Erdha sapo më the ti…Nënë, përgjigju…”-Nga sytë më rrollën lot trishtimi, që po m’i digjnin aq shumë mollëzate faqeve….

-Zemra ima, çfarë ke që qan?- Mos është vegim, nënë…-zëri vazhdoi,- A shikove ndonjë ëndërr të frikshme? Më trego bijë.-oh, çfarë gëzimi. Ҫela sytë dhe qesha:-Po pash sikur isha bërë këngëtare, por në fund po vdisja. Po ashtu isha larg teje. U frikësova shumë. Të lutem më thuaj, çfarë është më e rëdësishme, të jem e famshme, e pasur dhe e pushtetshme, apo të kem familjen që jep dashuri, lumturi, e paqe të përjetshme?-me një buzëqeshje të ëmbël më tha:-Po cila është ëndrra jote bijë? Cilën ta dishëron zemra?- unë vazhdova,-Nuk e di nënë, unë s’mund të zgjedh. Dua të  marr këshillën tënde, cilat prej tyre duhet të vlerësoj më shumë…-Atëherë, pra bijë, gjërat materiale, janë të shkurtra, nuk zgjasin përgjithmonë, e mund t’i humbasësh e t’i fitosh shpejt. Familja, lumturia, dashuria, shëndeti dhe dinjiteti janë të përjetshme, thesare të çmuara për ata që dinë t’i vlerësojnë. Prandaj, pasuria e shpirtit shkon është më e rëndësishmë sesa ajo e trupit, Gjërat e pavlera të bëjnë të harrosh edhe vetveten. Edhe në qoftë se i arrin, arriji me punë e me vullnet, e drejtësi. Kurrë mos kërko çfarë nuk të takon, e lirohu nga prangat e pasurisë, lëre shpirtin tënd të lirë. Kështu, do t’i japë gjithçkaje vendin e duhur. Por më së shumti, ti beso…

-Po, kështu do bëj, do u jap më rëndësi atrye që vlejnë. Do të ëndërroj për to, do t’i ndjej me gjithë fuqinë e shpitit, e me besim do t’i arrij. Dua të të bëj ty të ndjehesh e lumtur e krenare. Dua të bëhem dikushi në jetë, të dij të vlerësoj vetveten dhe talentet e mia. Dashuria, liria, drejtësia dhe besimi do të bëhen ëndrrat e mia. Aftësitë e mia do t’i vendos në shërbim të tyre. Por ëndrra ime më e madhe është të jetoj! Jetoj…