Endrra ime – nga Mariatereza Kokaj

Time posted: Tuesday, February 17th, 2015 6:05 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Eshte e cuditshme ndonjehere sa papritur ndryshon njeriu,e bashke me te edhe endrrat e tij.Te vegjel duam t’i ngjajme mamit e babit;me vone kapemi mbas deshirave e endrrave tona,te ndryshme prej atyre ne vegjeli,sepse cfaredo te vendosim te realizojme,e rendesishme eshte ta cojme deri ne fund perpjekjen tone;mjafton qe prinderit tane te jene krenare per ne,dhe ne per veten tone,e mbi te gjitha te jemi te lumtur per ate qe kemi arritur.

Edhe une kam shume deshira e endrra,per te cilat nganjehere ndryshoj mendim,por eshte ajo enderr ne sirtar,e vetmja per te cilen nuk do te heq dore kurre.eshte ajo enderr,e cila besoj se do te me bente te plotesuar.Te punoj si avokate ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,eshte per mua endrra per te cilen s’do te dorezohem,dhe nje prej sfidave e mbushur me rruge e zgjidhje te veshtira. E zgjodha avokatine si profesion,dhe Sh.B.A-ne si vendin ku dua ta realizoj e ta ushtroj sepse te dyja se bashku,ma plotesojne endrren. Do te mund te ushtroja profesionin tim denjesisht ne nje shoqeri dhe sistem shoqeror me te perparuar.

Per nje gja jam e sigurt,qe nuk do te kem perpara nje fushe me lule,por me pelqen endrra ime dhe me pelqejne shume sfidat qe do te vijne bashke me te.Me pelqejne sfidat,sepse gjate perballjes me to,mund te bejme gabime,po prej tyre mesojme dhe sepse me bejne me te forte e te pavarur.Ja pse nuk do te ulesha ne gjunje para nje rruge plot me pengesa,nese ne fund do te gjeja ate qe po kerkoja.Eshte nje enderr akoma ne sirtar,por jam duke u perpjekur qe ta gjej celesin qe tani.

E gjej veten pak ne veshtiresi per shkak se nje vend si Shqiperia nuk te ofron ate qe cdo shtet i Bashkimit Evropian mundeson per studentet te cilet duan dhe meritojne te studiojne jashte kufijve kombetare te tyre,pse jo edhe pertej oqeanit.Gjithashtu,pjesa qe lidhet me te drejtat,kombesine dhe shtetesine,eshte nje tjeter pengese.

Gjithsesi,asnjera prej tyre nuk eshte e pamundur nese punoj fort dhe fati i mire do te nderhynte sadopak.Edhe sikur t’i kisha te gjitha qe permenda me lart,po edhe sikur te kisha jeten perfekte atje ku deshiroj,zemra ime do te qendronte gjithmone ne Shqiperi,e kjo per njerezit e familjes time.Nese nje dite do te isha kthyer ne Shqiperi,arsyeja e vetme do te ishin ata,e me se shumti motra ime,ajo qe ma mbush shpirtin e qe nuk me le te ndihem bosh ne asnje moment.

E ardhmja ka rezervuar shume per mua dhe secilin prej nesh,por do te perpiqem ta ndertoj vete te ardhmen,dhe me pak ndihme nga Zoti,do te marr lapsin dhe te filloj te mbush perdite faqet e librit tim me cdo gje qe jeta do me sjelle,si ne lidhje me realizimin e endrres,ashtu edhe me sfidat e tjera qe jeta ime do mbarte;si optimiste mbetem ne pritje te surprizave te bukura.