“FJALE SI” vëllimin me poezi nga Pjerin Ndreka

Time posted: Tuesday, December 15th, 2015 12:55 am

Share on Facebook409Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Pjerin LibriJu bajmë me dije, se PerShkodren ka knaqsinë me sponsorizue botimin e librit tashma të shumë-pritun të Pjerin Ndrekës, vëllimin me poezi , t’cilin autori e ka titullue “FJALE SI”. Arsyeja e këtij titulli asht se ai e sheh të udhës me i kushtue vëmendjen e meritueme fjalës, si tipari ma i lashtë, ma efikas dhe ma i randsishëm i komunikimit mes njerëzve.

Ndër komunikime të shpeshta e të ndërsjellta në grupin PerShkodren, kena pas nderin me u njoftë me Pjerinin shpirt-madh, me një mbështetës aktiv të t’bukrës, të t’mirës e fisnikes, jena njoftë me zanin e thellë të mendimit të tijë poetik, por ma e randsishmja jena njofte me zanin e thellë të gegnishtes së tij melodioze e mjaft autentike, sjellë ndër ju me kujdes t’veçantë ashtu siç gegnishtja e meriton.

Shpirti dhurues i grupit PerShkodren asht zani i ndërgjegjes e i dëshirës për të ndërtue dhe shpalosë vazhdimisht vlerën, asht zani i kulturës së qytetnueme që na udhëheq me ba ndyshimin tek njeni-tjetri, aty ku merita dhe arti xanë vend. Tek Pjerin Ndreka vlera e merita janë sinonim të karakterit të tijë.
Tue i urue autorit festat e fundvitit dhe suksese, urojmë po ashtu që libri “FJALE SI” t’pasunojnë librarinë tuej.