Gjuha shqipe – nga Njomza Topalli

Time posted: Friday, January 30th, 2015 6:08 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

E diela eshte nje dite e veçante per ne. Eshte dita kur shkojme ne shkolle, per te mesuar gjuhen tone, Gjuha shqipe. Ne kete shkolle shkojme vetem njehere ne jave. Megjithese eshte nje dite ne jave, une ndjej kenaqesi te madhe, sepse mesoj gjithcka. Lexojme, pikturojme, bejme ushtrime matematikore, si dhe gjeografi per atdheun.

Per festat me te rendesishme mesojme poezi dhe vallezojme. Per mua , do te mbesin vitet me te bukura te jetes sime, sepse mesuesit tane me vullnetin e tyre na ushqejne ne damare dashurine e madhe per gjuhen dhe per gjakun, ku prinderit tane kane hedh themelet.

Per festen e fundit te 28 Nentorit ne kemi shpalosur te gjitha deshirat tone, para televizionit te Kosoves, RTK. Perveç mesimit , ne shetisim neper vende te aferta te Bassanos. Ne Kosove diaspora organizon kampe verore dhe nje kamp dimeror. Aty ka femije shqiptare nga te gjitha vendet e europes. Kampi eshte ne nje vend ne bjeshke dhe organizohen lojra dhe aktivitete te ndryshme. Nje dite, edhe une enderroj, kur te rritem, te bej te njejten pune dashurije, sic bejne mesuesit tane me ne.