Interviste me Elisa Berdica

Time posted: Monday, October 5th, 2015 2:47 pm

Share on Facebook75Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

ElisaInterviste me Elisa Berdica

Shkolla juej fillore?

Ali-Laçej. Kujtimi ma i gjalle asht miresia e msuses se fillores dhe kurset e karate-s.

Kujtimi i preferuem i fëminisë?

– Pushimet verore te tezja ne Puke. Hala e ndij ajrin e fresket ne mushkni, e aromen e pishave.
– Bastani te plazhi n’Velipoje i perzim me shijen e krypes se detit.

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?

Jane ato te cilet i kane rezistu viteve e distances gjeografike. Ato njerez te bukur qe gjithmone me mesojne nji mesim, e qe me pranojne edhe tu njoft anen teme “te çmendun”. Me to flas gjuhe te ndryshme po n’fakt fjalet jane gjaja e fundit qe na nevojitet per me komuniku!

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?

Ajo dite s’ka ardh hala. Ndoshta kur te bahem prind vete. Deri atehere vazhdoj te jem fmi i lumtun e fluturoj e lire n’boten teme me unikornin pink.

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?

Adoleshenca asht si nji anderr e komplikume, e turbullume nga efekti i tan hormoneve. E veçanta asht se nuk kam ken aspak rebele po e kam perjetu cdo gja me nji ton ekszistencial duke anu pak nga absurdi.              

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Ajo “çmenduria” qe permenda ma siper.

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

Me pranu njeni tjetrin pa drejtu gishtin. Me dasht pa kushte dhe me komuniku emocionet, cilatdo qofshin ato. Dhe me kuptu qe familje nuk jane vetem njerezit me te cilet te lidh gjaku…

Frika juej e të kenunit prind?    

Frike me i dhan fund fminise teme…

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

Nuk jane ngjarje, po jane njerez. Njerez qe kam taku gjate rrugetimit tem e qe kane lane shenje diku te une. Me kane ndihmu me formu (e shpesh me ndryshu) menyren e te te mendumit e me kane suportu per me ken sot ma e mire se ajo qe isha dje. Hapja e mendjes asht proces i gjate e i veshtire. Kto njerez e kane ba me u duk si nji proces natyral e i thjeshte.

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?            

Pa makine! (qeshi) Gjanat materiale nuk me percaktojne.

Nuk mund t’bej pa dashni.
Nuk mund t’bej pa sensin e humorit e ironine.
Nuk mund t’bej pa vetmine teme.
Kur jam me vedin jam n’shoqnine ma t’mire te mundshme.
Nuk mund t’bej pa udhetime.
Jo pushime, por ate qe gjermanet e qujne wanderlust.
Nuk mund t’bej pa njerez, sidomos t’panjoftun.
Du me i eksploru e me i ndi energjine qe percjellin.
Nuk mund t’bej pa perqafime te gjata.
Pa qetesine e nates e aromen e shiut.
Pa paqen teme t’mrendshme.
Pa detin. Pa lirine teme.

…edhe pa nji cope poezi e nji gote vene t’kuqe.

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

Mos shof pak qortim e paragjykim te kjo pytje? Nuk ban per mu 🙂 E studioj trunin e njeriut dhe nuk ka gja qe “kurre nuk duhet ba”.

Lufta e jetës tuej?          

Lufta me njerez e vende e ikje e ardhje.

“My heart wants roots
My mind wants wings.
I cannot bear
Their bickerings”

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

E dini prrallen e dy ujqerve? Vendimi ma i mire ka ken qe mos me ushqy gjithmone vetem ate ujkun e mire, po nganjihere edhe ate te keqin qe me mbajte gjalle kaosin mrenda meje. Pra vendimi mos me jetu ne rutine. Dhe shkollimi jashte Shqipnise.

Arritja juej ma e madhe?            

M’pytni edhe njihere mas nja 30 vitesh se deri tesh s’kam arrit shume. Por, arritje te vogla kam perdite. Per shembull shof vedin tu tejkalu shume frikera pak nga pak e kjo me ban ma te forte. Gjithashtu mos marrja e vedit shume seriozisht asht arritje e randsishme per mu. Ahh…dhe ato 10 kilometra vrap pa pushim!

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?

Njerezit (sidomos shqiptaret) jane ba agresive. Prandaj kjo bote ka nevoje per butesi. Per dashni. Gjithashtu per mindfulness. Koncept qe nenkupton vemendje ndaj detajeve e magjise qe asht rrotull nesh. Mjafton me hap syte me e pa e me e prek!

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Njerezit nuk e dijne vete se ça dojne ne jete…si mundem me e dit une? Oh, po, nji gja e di, qe njerzit dojne me ken te pranum. Dhe kjo i ban, shpesh here, as mos me e njoft kurr veten e tyne te vertete.

Çka ju ban krenar ma së shumti?             

Fakti qe deri tesh, i kam ba gjithmone prinderit e mi krenare. Pra me tan modestine, jam krenare per vedin, per at ça jam.

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Cdo here qe kam dasht me ndryshu diçka ne jete, e kam ba! Prandaj hala nuk jam pendu per asnji vendim. Asnji.

Mirnjohja juej ma e thellë?       

Familjes dhe Endirit. Per durimin dhe per faktin qe m’kane dhane krahe me fluturu 🙂

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?

Bani nji pune te palodhshme dhe ju falenderoj qe me konsideroni edhe mu per aktivitetet tuja 🙂 Une nuk e ndij vedin shume te lidhun me Shqipnine, e shpesh me hup entuziazmi me ken e pranishme dhe e perditesume me jeten ne Shkoder, prandaj me vjen mire qe ka njerez si ju qe edhe pse larg, e mbani gjalle kete nisme.