Interviste me Fioralba Duma

Time posted: Friday, September 4th, 2015 5:43 pm

Share on Facebook220Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Interviste me Fioralba Duma

Shkolla juej fillore?

Shkolla “Perlat Rexhepi”, njeni pre 3 herojve t’Shkodres e ma von ju vu emri “Azem Hajdari”. Drejtori ishte i mrekullushmi Astrit Dervishi dhe msuesja jeme Zana Ulqinaku, q’i kishte dhan msim edhe disa kushrinjve tjer. Msimet e saj ma kan mbush fminin me dashuri për historin, për kulturen e për letersin shqiptare. Kujtoj himnin para msimit, konkurset e recitimit, festat e fundvitit, pranin’ e vazhdushme t’prindërve që jepshin aftësit’ e ndihmesen e tyne shkoll’s.

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

Kushrina e shoqja e ngusht Anablava, motra Artemisa, oborri e bahçja me mica e pem’, bibloteka e pasun, pikturat e babit, shëtitjet me biçiklet deri n’liqe, Ur’ t’Mesit a n’Breg t’Ran’s, dasmat e farefisit. S’di t’veçoj nji kujtim t’preferum por i pari asht kur erdhi n’jet motra e me babin shkum n’maternitet. Mami m’qoi mshehtas te dhoma me pa motren edhe mas tan bebave pash bebin e fundit, “kjo asht motra jote” e un “shifet, se asht ma e bukra”.

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?

Jan e mbesin ata që m’kan shoqnu n’çaste t’caktume t’jet’s edhe ata që m’kuptojn, ose t’pakten mundohen, me mendje t’hapun e zemër t’çiltër.  

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

Kam ken’ gjithmon’ nji fmi me nji “zojllek” apo “pjekuri” jasht moshës, kshu m’asht than pre tjerve. Mosha kurr’ nuk m’ka përfaqsu as te njena an’ as te tjetra. N’qoft’se do përcaktohej me nji çast t’vetëm “largimi i f’mijris”, do përkonte me emigrimin n’Itali: disa vet’dije t’veçanta e ndjenja t’tipit “s’ka ma kthim për mu”.

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

Mbaj n’mend e n’zemër veçanarisht bibliotekat e leximet e revistave e t’librave qi lexosha pa pyt tepër për shkollën. Ama edhe msusit frym’zus që gjat’ msimit i ndigjosha me vemendje. Pastaj mallin e pranvers për Shqipni, e veren qe kalosha n’vend tem.

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Mir’kuptimi, nji mendje e hapun për me e kuptu tjetrin e me e pranu edhe n’pika kundershtuese që vedit s’do ja lejoje. S’e di… asht pun’ alkimie e zemre t’pastër…

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?

Vlera t’përbashkta, veti vetplot’suse, prirje për me kuptu, me pranu e me luftu për t’mirën e përbashkët dhe shum’ dashni e përkushtim.      

Frika juej e të kenunit prind?    

E shaf si përvoj’ t’mrekullushme, pika ma e lart e njerzimit por pikat qi m’bajn me mendu jan aftësia për me gjet barazpeshen mes rreptsis e drejtsis edhe për me udh’heq f’min drejt rrug’s t’tij, i frymzum por edhe i lir pre ndikimeve t’jashtme e t’pavlera.

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

Jam pak e re per me ju pergjigj k’saj pytjes dhe po e la mënjan’ fmij’rin’ sepse gjithmon’ ja jep trajtën t’ardhmes. Patjeter, siç e thash’ ma par’, dita e par’ e shkollës n’provinc italiane, ka ken diça pothujse traumatike. Ma von do veçoja udh’timin tem t’par vetëm, n’2010, kur shkova n’Milano e t’nesërmen n’qytetin e mrekullushem, Berlinin. Nji gur tjetër n’jetën teme asht kur fillova me shkru artikuj ne 2012, vitin e 100 vjetorit t’Pavarsis.

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?            

Nji jet’ pa mica, pa libra e pa udh’time m’duket nji jet’ e palumtun.

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

Jan shum’ gjanat që s’duhet m’i ba… e ndryshojn’ për secilin pre nesh. E jemja asht: mas me ja humb vleren fjalës, mas me kundërshtu vlerat e mia, mas me pas frik pre askujt.

Lufta e jetës tuej?          

Asht ajo midis dashuris për Shqipnin e për Shkodren edhe t’kenunit larg saj. Nuk asht nji luft për mu sa për ata që s’e kuptojn ndjenjen që lviz malet: mallin.

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Gjithmon: udhëtimet n’vende q’skam pa ndajher e po ashtu n’vendje që njoh.

Arritja juej ma e madhe?

Aja që meritoj, aja që do vijn nesër.         

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?         

Patjetër për njerz e njerzillek. Besim mes njeni-tjetrit ma shum, bashkpunime pa interesa, sa ma shum vlera, sa ma shum etikë.

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Mendoj se n’fund t’fundit dashnia e lumturia jan ata që njerzit kërkojn, po shumica injorojn vet vedin e kerkojn gjana që japin knaqsi me afatskadim.

Çka ju ban krenar ma së shumti?             

Jam shum krenare për prindërit e mi. Po ashtu mallengjehem kollaj kur shoh e ndigjoj arritje t’artistave shqiptar n’bot.

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Normalisht kam mendime pendimit po zgjasin pak. Ndoshta do kisha ndryshu zhvendosjen n’Itali po edhe ajo m’ka dhan’ botkuptim tjetër.

Mirnjohja juej ma e thellë?       

Prindërve që m’kan msu thjeshtsin e mir’sin’ pa kushte. M’kan msu që lumturi asht me dhan, me pas ndërgjegjen e pastër, me i ndejt larg paragjykimeve e gjykimeve.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?

Bashk ta rikthejm Shkodren e njerzve, qi me vlera qytetariet kan ndertu djepin e kultures, muzik’s, humorit, sportit e artit. T’ndërtojm hapsina, bashk’bisedime frytdhanese pa lan vend kritikave vetshkatrruse. Ne kena tana mjetet me e ba ma t’bukur Shkodrën, qi t’mos jet veç e jona, por e Shqipnis.