Interviste me Gjoke Vaten

Time posted: Friday, September 4th, 2015 8:20 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

GjokeInterviste me Gjoke Vaten

Shkolla juej fillore?

Nga shkolla ime fillore kujtoj me rrespektin ma te nalte msuesen time te pare Vitore Ashta, te cilen sigurisht e kujtojne me te njejtin rrespekt edhe bashknxansat e mi.

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

Kujtimi ma i shkelqyeshem i feminise time mbetet nana ime, per te cilen kam thane e po e perseris, pershkrimin e dashunine se saj per mue nuk e nxane as te gjitha vellimet.

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

Nji nder fatet ma te mira qe kam pase ne jete, ashte numri i shokve dhe i shoqeve me te cilet me kane takue rastet e jetes. Nder ta, mund te permend me shume krenari prof. time te psikologjise, Fatbardha Gega, bashknxanset pianiste, Geti Kodheli dhe Lejla Gjinali,etj. Ndersa numri i miqve qe ma kane nderue lidhjen time me ta, ashte numer i vogel i figurave te medhaja. Nder ta permend Vedat Kokonen,dr. Hamdi Sylçebeg, Engjell Tershanen, Robert Zhvarc,Nikolle Daka, Hodo Sokoli, Mark Tatishi, Izet Bebeziqi, mikeshen time te madhe e te Shkodres Ida Melgushi, etj.

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

E kam kuptue shume ma shpejt se do te duhej ta kuptoja,e shkaku i ksaje shpejtsie ishte vargu i vuejtjeve te shkaktueme sa nga fatkeqsia fizike, aq edhe nga rrethanat komuniste qe e randuen se tepermi ate fatkeqsi.

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

E vecanta e viteve te mia te adoleshences ishte marrja e mesimeve te pianofortes ne Liceun artistik ne Tirane e kjo e vecante lindi edhe miqsite e mia te medhaja me bashknxansat e mi e mjaft te tjere moshatare me prirje letrare si Jorgo Bllaçi,Vehbi Skenderi,Perikli Jorgoni, etj.

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Sekreti i miqesise se vertete ashte dashunia qe lind miqesine. Mendoj se nuk ka dashuni ma te pavdekshme, prandej jeta nuk ka rast ma te lumtun se ate qe i jep shkas nje miqesie te vertete.

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

Thelbi i perbamjes se nje familjeje perbahet nga arsyeja qe shendrron pasjonin ne nji drite te perjetshme ne doren e arsyes qe i prin jetes e sigurte drejt ngadhenjimit edhe neper dallget ma ngulmuese te veshtirsive te jetes.

Frika juej e të kenunit prind?    

Per fat te mire, pregatitjen qe e mposht frigen e te kenunit prind ma kane mekue rrethanat e veshtira  te jetes time feminore e rinore dhe pervoja e rralle qe kam mund me thithe nga mbarvajtja e familjeve te rrethit te miqve te mi. Friga e te marrunit persiper te drejtimit te familjes duhet te jete objektivi i mposhtjes te cilit a te cilesdo qe synon perbamjen e nji familjeje te shenjte, e perbri guximit te hymjes ne jeten familjare duhet te rrije durimi qe ashte gur themeli ma i randesishem nepermjet te cilit mund te arrijme mirekuptimin ma te nevojshem per nji familje te lumtun.

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

Vargu i ngjarjeve pozitive e negative te jetes time ashte aq i gjate e i peshave te peraferta sa nuk di mbi te cilen me vu dore. Me gjithe kte, po vecoj tri ngjarje te gzueshme qe e kane driten ma te ndritshme: akordimi i burses per ne liceun artistik Tirane, martesa e lindja e femise tone te pare. Nuk mund te rri pa theksue se femijet jane si gishtat e dores, ndaj te tre femijet qe m’i ka dhurue Zoti i kam te se njejtes dashuni.

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?            

Pa frymzimin e krijimtarise, pa ndigjimin e muzikes elitare, e pa leximin e letersise elitare.

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

Numri i gjanave qe nuk do te duheshin ba ka madhsi te padurueshme e do te deshroja me gjithe zemer qe gjanat e ktije numri te mos ekzistonin fare.

Lufta e jetës tuej?          

Lufta e jetes time me kujton titullin e romanit “Edhe i vetem trim ne lufte”. Sado qe nuk jam i vetem, numrin e vogel te perbasave te frontit tone, qellimi e ban me na pergezue drejtsia e shpresa na thote se shpejt do te bahet i mjaftueshem per me arrite cakun e synimit.

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Vendimi i mbrojtes se vlerave te medhaja shqiptare sic jane historia reale e shqypja vertete e madhe, meriton jeten time edhe sikur te ishte shume mijevjecare e uroj qe drejtsia te kete sa ma shume ushtare ne dobi te ketije kontributi kaq te dobishem.

Arritja juej ma e madhe?            

Arritjen time ma te madhe shpresoj se do ta arrije rinia e sotme shqiptare qe duhet me u ba gjithnji e ma e vetdijshme per çumjen perpara te vlerave te mrekullueshme qe na e lane me i trashegue e me i naltue nga breznia ne brezni.

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?         

Nevoja ma e madhe qe ndjen jeta e botes se sotme ashte moraliteti i gjithanshem qe ashte drita e virtyteve, ashte ajo drite pa te cilen cdolloj drite tjeter ne krahasim me te ashte si bishtuku ma dritepaket me driten e diellit.

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Nese ashte fjala per ata qe synojne shejtnimin e emnit njeri jane te gjitha te mirat qe Zoti i krijoi aq bollekshem per njerzimin sa shtimja ne pune e tyne do ta shendrronte boten tone ne nji parajse tokesore.

Çka ju ban krenar ma së shumti?             

Per fat te mire,kemi shume vlera qe shqyptaret mund t’i bajne krenar. Nder kto vlera jane edhe kryeveprat e letersise shqiptare te kostelacionit tone letrar, si Fishta, Camaj, Pipa e te gjithe ata qe perbajne kte numer te lumtun per letersine shqiptare.

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Ne jeten time nuk njoh asnji pendim. Do te doja ta ndryshoja sa ma pare ” Njeriun tone te ri,vepra me e shkelqyer e partise ” ne shqyptarin e vertete per te cilin ka shume nevoje Shqipnia jone e sotme.

Mirnjohja juej ma e thellë?       

Mirnjohjen time ma te thelle e kam per te gjithe ata e ato qe jane perpjeke me mi lehtesue veshtiresite e jetes.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?                                                                

Mesazhi im per grupin PerShkodren mendoj se ashte i njejte me at detyre qe ky grup ka marre persiper,me i nxjerre ne pah e me i naltue vlerat shqiptare mbi antivlerat komuniste si driten mbi erresinen. Uroj qe ky grup t’i meritoje pergezimet ma te perzemerta te atyne qe i ndjekin me shprese te madhe veprimtarite e tyne.