Njihuni me PerShkodren – Intervistë me Jetmir Troshanin

Time posted: Thursday, October 16th, 2014 3:38 pm

Share on Facebook93Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Intervista

Irena BalcaI uroj mirëseardhjen Jetmirit tue e falenderue për mirsinë me të cilën pranoi ftesën për kët intervistë.

Të falemnders nga zemra e dashtun Irenë për ftesën, mendimin pozitiv dhe emocionin e pakrahasueshëm që më ke dhurue tue pregadit këtë intervistë. Ky emocion më prek thellë dhe vjen në nji kohë besoj të përshtatshme me thanë fjalën teme në lidhje me këtë udhëtim 7 vjeçar.

Të nderuem miq, mirsevini në kët intervistë me Jetmir Troshanin, nji ndër zanet kryesorë të grupit PerShkodren. Asht knaqsi e madhe për mue e besoj edhe për lexuesin e nderuem me e nda në kët bisedë mirënjohjen e respektin tonë për punën e tij. Anëtarët e ktij grupit jetojnë në dy plane – në atë të jetës së përditshme dhe në atë të shprehjes së mallit, brengës, knaqsisë, artit, historisë dhe kultivimit të mendimit. Mblidhena rreth nji sofret qi asht gjithmonë aty për ne, edhe pse jetojmë në kontinente të ndryshëm. Takohena në kët sofër mikpritse qi ka ngjyra shumë, porse nji emën të vetëm – PerShkodren.

Besoj se mundem me e falenderue Jetmirin në emën të të gjithëve ne, anëtarve të faqes PerShkodren, jo vetëm për anën teknike te mediave te reja qi ai bjen me profesionalizëm por edhe administrimin admirues, forcën udhëheqse, shpirtin artistik e krijues, optimizmin, bashkë me përkushtimin qi ka tregue gjatë këtyne viteve e vazhdon, tue u ba vet ai, damari i grupit, e tue krijue stacionin virtual të zemrës, sofrën tonë – PerShkodren. Mirësevjen, Jetmir Troshani!

S’parit – Tuj u ndalë te emnimi i faqes, pse – PerShkodren – dhe jo – PërShkodrën?

Patjetër… Kur asht ble “domain name”, pra emri i sitit, me 10 dhjetor të vitit 2007, asht ble si PerShkodren.com, pasi në anglisht nuk ekziston gërma “ë”. Tashma PerShkodren asht emni përfaqesues i nji koncepti, për të cilin do t’flasim edhe ma shumë, në vijim të kësaj interviste.

Paska kenë nji mbyllje e bukur për vitin 2007. Do t’kishe dasht me dijtë dicka në lidhje me zanafillën, shkëndinjën e parë qi bani të mujtun hapjen e ksaj faqeje?

Mbas nji ftese për bashkëpunim në nji nga faqet dedikue Shkodrës, në fundverën e vitit 2007, i bana nji vizitë kësaj faqeje, para se me i dhanë fjalën për bashkëpunim. Në zhgënjim, në publikimin e parë që hasa në këtë faqe, pashë që Shkodra po prezantohej randomtas me nji video, të nji orkestre dasmash, e cila nuk ishte as Shqiptare. Patjetër që kjo zhanërr muzike ka vendin e vet, porse për mue asesi nuk mund të përfaqsojë Shkodrën tonë mbushë me kulturë.

Mirsevini PerShkodren.comKjo ishte nji shkëndijë e parë, që më bani me kontaktue Arjanit Balcën në shtatorin e 2007, për me ndërmarrë dhe fillue konceptin e ri, në nji platformë që e prezanton Shkodrën në naltësinat dhe pjedestalet që meriton, plot me karajfila dhe luleborë, PerShkodren. Shpresoj që nuk e kena zhgënjy këtë aspiriatë deri sot.

Pra, prej nji zhgënjimit në fundverën e 2007 lindi – aspirata – sikurse e përmende ma sipër – dhe në dhjetor të po këtij viti filloi rrugëtimi i g’jatë. Kjo rrugë kje aspirata jote qi u ba edhe e jona tashma, me karajfile e luleborë, sikurse ma nalt the. Duhet të ket kenë nji moment emocionues, plot me dishirë e mall. E mbas ksaj filloi rruga jote mes miqve e dashamirësve.

Shumë kurioz me dijtë diçka në lidhje me bashkë-udhëtarët tuej në kët udhëtim fisnik, rolin dhe kontributin e tyne në raport me zhvillimin e këtij udhëtimi 7 vjeçar, dhe si kan ndihmue konfliktet (edhe pse te rralle) ne rritjen e pjekjen e grupit?

Kush jemi na PerShkodren.comTue dashtë me ju përgjigjë pyetjes tuej sa ma drejtë që mundem, më lejoni me ba nji retrospektivë të këtyne 7 vjetëve. Në fillim të krijimit të kësaj platforme, bashkëpunëtori jem i vetëm, që me plot gojë e tham se ka kenë shtylla kurrizorre e PerShkodren, Arjanit Balca (ose Ardi sic e thërras në konfidencë) ka punue me përkushtim për vite me rradhë. Ardi ka pregaditë, përpunue dhe shkrue të gjithë materialet e PerShkodren.com (sitin e vjetër, i cili u godit nga nji virus, që shkaktoi humbjen e pothuajse të gjitha materialeve). Ato pak materiale që mbetën mund ti gjeni në këtë faqe interviste si dhe në këtë link; http://goo.gl/H7QIM2 … Tue pranue që deti nuk ka kenë gjithmonë i qetë te PerShkodren, asht e vërtet se nga hera në herë ka pasë edhe përplasje mendimesh. T’ju them të drejten, kur debati asht dashamirës me kritika konstruktive, mendoj se veç shëndet i bahet mendjes së hapun… Në fakt, ky asht nji tjetër kontribut i madh që i japim Shkodrës.

Në konfliktet që PerShkodren ka pasë, si përshembull debati tejet pikant Gegnisht/Tosknisht i para do viteve, tek Ardi unë gjithnji shifsha qasje qytetare. Asht kjo qytetari, plus nji njerzi të jashtëzakonshme që ai poseson, që rrjedhon në vazhdimin e marrëdhanies konstruktive me të gjithë, dhe në rastin tem mund të shtoj se marrdhania jonë me Ardin asht tashma vllaznore. Po gjej rastin gjithashtu me ju ba me dije se nji surprizë po përgaditet për të gjithë anëtaret e grupit PerShkodren, surprizë e cila ka lidhje me njoftuninë ma të thellë për Ardin dhe raportin e tij me PerShkodren.

1380057957albriKontribut të pamohueshëm ka dhanë edhe Albri Brahusha, jo vetëm me shkrimet e tija por edhe me prumjen e vlerës njerëzore te siti PerShkodren (siti i vjetër). Qytetarisht me Albrin në fund rame dakort, mos me kenë dakort në disa pikpamje, megjithëse aktiviteti i PerShkodren tashma kishte ra në qetësi pothuajse të plotë dhe heshtja kumbuese u dukte se po i distanconte ata që kishin mbështet kaq fort PerShkodren.

Ka tash 1 vit që PerShkodren asht ringjallë fuqishëm dhe ka marrë krahë të fortë. Kjo fal nderës të bashkëpunimit të ngushtë të të gjithë anëtarve, të cilët në grupin PerShkodren shifen si krah i djathtë i Administratorëve të cilët punojnë me përkushtim përdite. Para nji viti, fillimisht bashkëpunova me Justina Filipin, të cilës ja dedikoj plotësisht ringjalljen e grupit PerShkodren në Facebook. Në Shtator të vitit 2013, mbas nji diskutimit të gjatë dhe të sinqertë, Justi më dha zemër dhe s’bashkut hap mbas hapit, fillueme me e rimëkambë PerShkodren, tue ri-ndezë dritën e t’bukrës bashkë me rrezet e shpresës.

Falenderoj të gjithë ato që u bashkuen me ne, sidomos ato që shtrënguen duert në nivelin administrativ dhe me punën dhe talentin e tyne të veçantë, rimëkabja u ba realitet. Ata janë; Eva Hila, Leticia Gargjola, Olta Dokle-Troshani dhe Pjaver Kroni.

I jam mirënjohës për bashkëpunimin e ngushtë edhe Jurisë, të cilët janë Rozafa Shpuza, Merita Berdica, Leon Lekaj, Kol Mileta, Pjerin Ndreka si dhe ma s’fundit Albana Temali, Ledia Dushi dhe Shpëtim Kelmendi.

Nuk mund të la pa përmendë dashamirësit e PerShkodren, që me punën e madhe, shpirtin krijues dhe largpamësinë e tynë kanë kontribue në rubrikat përkatese e si rrjedhojë kanë marrë me meritë stimulin e mirënjohës nga grupi PerShkodren, këta janë; Gerard Irizarry, Tonet Palushaj, Marjan Bunaj, Rozafa Shpuza, Pjerin Ndreka, Gjergj Kolgjokaj, Elona Çuliq dhe Ilir Seci. Këtë frymë bashkëpunuese unë e stimuloj dhe ftoj të gjithë të bashkohen me ne, në naltësimin e Shkodrës.

Sot, prespektiva e parimeve tona nuk asht përputhë me të gjithë të naltpërmendunit, tue degzue kshtu udhëtimet tona. Unë i uroj mbarësi dhe realizim të vizioneve përkatese, gjithsecilit. Me pas mendim ndryshe, asht e drejta ma legjitime dhe demokratike e njeriut, pra krejt normale.

Eksperinca me ka mësue gjatë këtyne 7 vjetëve që mbas shtrëngatës gjithmonë del dielli. Gjithashtu kam kuptue se me falë, por mos me harrue asht virtyt që duhet aplikue në shumicën e rasteve. Ka raste krejt pa shpresë që fuqishëm me natyrën e tyne insistuese konfliktuale, kanë punue pa u lodh e pa ditë ndoshta, me fitue distancën teme të përgjithmonshme dhe të parikthyeshme.

Rresht i gjatë emnash qi kanë përshkue historinë 7 vjeçare të ksaj faqeje. Disa janë ala sot aktiv në kët faqe disa jo. Në çdo situate ke ken ti, tuj e zhvendose kët faqe në nji hap tjetër përpara me aftësi e optimizëm. Cila asht forca qi ushqen energjinë tande vërtet t’pashterrshme në shërbim të PerShkodren?

Për mue, PerShkodren, (Shkodra pra) asht plaga e pa shërueme që due me e shërue me andrrën për ndryshim, synime pozitive dhe punë pa fund. Këto dimensione të ndërthuruna kanë ndërtue qëllimin dhe dëshirën, të cilat ushqejnë energjinë me naltësue Shkodrën (PerShkodren pra).

Cila asht domethanja e Rozafës gru, nanë e kala e trasmetueme në kët faqe?

Na jena të ushqyemit prej të njajtit tamël ku së bashkut me miq të mirë edhe përtej Shkodrës deri mbas oqeanit aspirojmë qytetari.

Për mos me e lan me u vyshkë kët faqe më pate than, e me të vertetë vyshkje as qi shihet kund. Sa kangë po i këndojmë karajfilave e luleborës, sa urime e pëlqime e përshëndetje. Në nji bisedë të zakonshme nji herë pate përmende diçka edhe për ‘lulishtarin’…

…E kujtoj. Deshta me than me at fjalë se unë jam nji ndër ato që me kujdes e pasion mundohet me ujit lulen e bukur me emnin PerShkodren tue mos lejue vyshkjen e saj në asnji formë.

A ka nji moto në lidhje me PerShkodren?

Po të përgjigjem me Manifestin e grupit PerShkodren.

“Ky grup synon me mbajtë nalt, n’pjedestalet e meritueme t’saja, dinjitetin dhe t’bukrën e Shkodrës. Si rrjedhojë ktu flitet për çka na bashkon dhe jo çka na largon prej njeni-tjetrit. Flitet për t’bukrën, frymzuesen dhe t’vertetën e mbushun me shpresë, e jo për çka ngjalle grindje trazuese t’hapsinave vetiake, dhunuese t’asaj madhështie që na kishim dashtë me mbrri ktu. Diskutimi frytdhanës dhe mendimi i ndryshëm janë të lirë me fluturue n’paqe. Ju ftoj t’rrijmë larg paragjykimeve. Thjeshtësia dhe urtësia janë kultivimi i ksaj kulture t’qytetnueme n’kët grup. Lejoni rrjedhjen e t’mirës e hyjnores t’shpirtit, e prenja kambt t’idhtës, mos e leni me hy as tek ju vetë e as tek ky grup.”

Me pak fjalë, PerShkodren tenton me mbajtë nalt, n’piedestalet e meritueme t’saja, dinjitetin dhe dinjitozen e Shkodrës tue ngritë në sipërfaqe uniken që karakterizon Shkodrën nëpërmjet vlerës njerëzore.

Unë përmendi pa nda faqja PerShkodren dhe gupi PerShkodren, e më duket e njajta gja. Do të ishte mirë me dijtë diçka në lidhje me formatin e PerShkodren, a asht ma shumë nji grup ne Facebook apo nji faqe interneti?

PerShkodren asht të dyja. Ka fillue si nji Sit dhe ka vazhdue i tillë për shumë kohë. Ardhja e aktivitetit në Facebook ka kenë me e prue ma afër anëtarve, aty ku ata janë përditë. Sot asht nji koncept që lëvron në sitin PerShkdoren.com si edhe në facebook https://www.facebook.com/groups/shkodra/

Je bashkëshort, babë, shok i mirë, bir, i punësuem e i suksesshëm në karrierën profesionale. Tue admirue kët dedikim tandin, si i mban balancat kryesisht të familjes, punës ne raport me PerShkodren?

Kam pas fatin me m’rrok mirkuptimi nga familja e cila më mbështet me dashni e pa rezerva dhe me mendje të ftoftë e me kambë në tokë. Tue i njoft dhe kuptue arsyet e mia në ngritjen e grupit PerShkodren, arsye të cilat po bahen të qarta në këte intervistë, familja ka krijue hapsinat e nevojshme tue mos harrue se balanca asht çelësi i ekzistencës në harmoni. Puna e madhe në këtë rrugtim 7 vjeçar ka kërkue jo vetëm përqëndrim, organizim dhe disiplinë por edhe vëmendje dhe qasje bashkëpunuese si me miqt ashtu dhe jo-miqt. Sidomos mbas “zhurmave” të Korrik-Gushtit ku balanca u trazue disi, familja jeme si në ditë të mira, gjithnji ka kenë ajo ku kam mbështetë lodhjen, mendjen dhe zemrën e shqetsueme. (Pozicionin tem ma të gjanë në lidhje me këtë temë mund ta gjeni këtu http://goo.gl/6VEcUQ ). Puna e përditshme që baj, shkon dora-dorës me punën dhe mirëmbajten që kërkon PerShkodren.

Ndjehesh i shpërblyem në kët investim tuj përfshi edhe vështirsitë qi dalin rrugës? Cila asht ngjyra e shpërblimit qi me siguri mendoj se asht?

Nji fjalë e mirë, nji koment inkurajues, nji mendimi bashkëpunues, nji poezi ma prekse, nji vëmendje ma shumë, nji inciativë ma tepër, nji plagë ma shumë e shërueme, nji dritë tjetër e ndezun… Në këtë formë vjen shpërblimi.

10712843_670864016346085_4116295471664563396_nNdihem i shpërblyem patjetër, shpërblimi vjen gjithnji në formë emocionale. Nji nga emocionet ma të mëdhaja ka kenë bashkëpunimi me disa anëtarë të PerShkodren dhe drejtoreshës Anjeze Gjeluci në organizimin e eskursionit në Razëm me “Shtëpinë e fëmijëve parashkollor” në Shkodër i cili u realizue me sukses me datën 6 Tetor 2014. Kjo foto dhe shumë të tjera na kanë gëzue pa masë, sepse patme mundësi me i dhanë fëmijëve nji ditë ndryshe. Gjej rastin me falenderue edhe njiherë Stesi Pusin e cila ishte shkëndija e parë e këtij organizimi bamirës.

Çka do të ndihmonte punën tande e faqen qi qëllimet me u realizue, pra, na me pasë nji sofër tonen? A të mjafton çka ke dhanë e nep?

Prej vedit kërkoj gjithnji, ma shumë durim e matuni dhe gjetjen e balancës mes roleve që kam. Sic e përmenda ma nalt, na bashkëpunojmë me nji numër anëtarësh të grupit të cilët bashkë me ne mbajnë në kambë PerShkodren. Jena rreth 3200+ anëtarë në këtë lëvizje qytetare dhe si rrjedhojë kisha kërkue ma shumë bashkëpunim dhe ma pak indiferentizëm.

Cilat janë disa nga aktivitetet, rubrikat dhe iniciaticvat qi PerShkodren ka ndërmarrë ose ka mbështetë në realizimin e tyne?

PerShkodren ka mbështetë fuqishëm 2 aktivitetet e qershorit të ktij viti (2014), ku shumë nga ne edhe kena marrë pjesë; Ekspozitën “Oclectic” të artistes Olta Dokle dhe edicionin e tretë të Festivalit të Muzikës Moderne, të organizuem nga Eugjen Gargjola, të dyja këto, në Shkodër. Gjithashtu kena ba nji post-promovim virtual modest tek faqja PerShkodren të librit “Stinet e Mia” të Mimi Kaduku Tivarit. Vazhdimisht grupi PerShkodren në Facebook promovon evenimente të ndryshme që ndodhin në Shkodër. Momentalisht rubrikat dhe iniciativat në PerShkodren janë; Konkurse të ndryshme, Prezantime, Intervista, Iniciativa Bamirëse dhe disa nën-kategori artistike që përfshijnë muzikë, poezi, grafika, shkrime, fotografi, rrëfime, arte pamore… dhe lista vazhdon… të gjitha këto menaxhohen në bashkëpunim me anëtarët e nderuem të grupit PerShkodren.

OP 10426593_710826718990821_1673869451286044811_n

Hardcover-Book-MockUp

 

 

 

 

 

E jo vetëm për kë e ka lanë Shkodrën, fizikisht. Larg Shkodret kena mallin e mbrenda Shkodrës kena hallin sepse duem me e pa tue lulzue. Në kët pyetje të fundit nga unë, a mendoni se me dorheqjen tuej PerShkodren do të mbyllej?

Nuk mendoj se do të mbyllej, PerShkodren asht e qytetit tonë të dashtun, asht e t’tanve ne që aspirojmë piedestalet për Shkodrën.

Gjej rastin me rifreskue memoriet dhe dashmirësisht me nënvizue se cilësia dhe vazhdimësia e postimeve mbetë gjithmonë në vullnetin e lirë dhe mendimin konstruktiv të anëtarëve të grupit PerShkodren, që i ftoj të bajnë hapa përpara me ne dhe asnjiherë mbrapa. PerShkodren organizon dhe krijon terrenin e përshtatshëm tue filtrue dhe frymzue vlerën dhe të merituemen, por kultivimi i këtyne dy të fundit mbetet në naltësinë e ndërgjegjes përpjekëse me u rritë së bashkut, ku në proces vendosim Shkodrën në dritën që meriton.

Ma s’fundit, tue kenë i hapun edhe për pyetje të tjera nga miq dhe anetarë te grupit PerShkodren, falenderoj lexuesin e kësaj interviste si dhe njiherish Irenën që më dha mundësine me nda ekperiencën teme 7 vjeçare në këtë udhëtim dinamik, i cili me ka rrit dashnin, respektin dhe vullnetin me e besue dhe ngrit Shkodren tonë, “Dashnoren e Shekujve” sic ka than Migjeni.
Line-Divider.fwMirënjohje, respekt e adhurim për qellimin e tij fisnik janë fjalët e para qi më vijnë ndër mend për Jetmirin, për djalin qi u rrit në shpi të nanës së vet, porse në syt e mi, ai u rrit nën bli e bashkë me te. Më shumë dashamirësi, do të dojshe me rinjallë nji moment reflektimit në të gjithë anëtarët e kësaj faqeje të nderueme për Jetmir Troshanin, e jo me i ba lapidar, por thjesht me u ndërgjegjësue për mirënjohjen qi kena e duhet me pasë për të. Ndoshta nji formë me e ba këtë asht me kenë tolerantë e aktivë, e të dyja këto në shërbim të vëtvetës tonë, për me u ndi ma mirë.

Tue falenderue Jetmir Troshanin, për mundsimin e ksaj Interviste, ftoj të gjithë ju antarët e grupit PerShkodren, të postoni pyetjet tueja, n’formën e nji komenti, poshtë ktij postimi, përgjigjet e të cilave do t’merren në nji kohe të shpejtë dhe të përshtatshme nga Jetmiri.