Interviste me Manjola Lloja Bushati

Time posted: Thursday, September 10th, 2015 2:14 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

ManjolaInterviste me Manjola Lloja Bushati

Shkolla juej fillore?

“7 Nentori”, mesuese Sllafka, kalimi krejt normal nga femija i rritur me gjyshen qe s’shkonte ne kopesht, te shoqerizimi ne klase, recitimet, shoqeria e ngushte me Elona Agollin, xhirot me te perdore rreth e rreth oborrit, tekat ne ushqim, qejfi i madh me lujt konkursesh, akulloret te turizmi pas marrjes se defteses tana dhjeta, humbja e gjyshes, shtepia e pionerit, shatervani aty,fustanet e shkurta,leximet vete te librave me shumefaqe zhegut te veres, qe kurre s’fjeta….

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

Tere feminia ime ka qene e bukur, e mbushur me dashuri e ngjarje… Pervec mjedisit shume te ngrohte ne familjen tone, ku pervec mamit e babit e motres se madhe, kam jetu me nanen qe plotesonte cdo deshire e edukonte butesisht e me Xhenin, tezen qe i veshi femijerise nje tis dashurie e kujdesi special, pastaj ardhja e motres se vogel..,… padyshim qe kujtimet me te bukura te feminise sime jane te Shtepia e Pionerit ne Shkoder…shtepia ime e dyte prej 6 deri 14 vjece..

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

Me kohen e distancat kane hyre e dale ne grupin e miqve te mire disa njerez… ata qe jane aty, pertej kohes e distancave jane dy motrat dhe Blendi..

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

Ka nje cast ne jeten e nje vajze kur rendi nderron nga “te gjithe kujdesen per ty” ne “ti kujdesesh per te gjithe”… here me shume e here me pak te gjitha vajzat vijne te ky cast… ndoshta atehere e kupton qe s’eshte me koha me qene femije… po femije mbetesh gjithmone, persa kohe te puth babi ne cep te ballit e mami te pyet a ke ngrene….

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

Atehere kam qene e zene vec duke e jetuar, po kur i jam kthyer me vone kujtimeve, kam kuptuar se adoleshenca ime ka qene e bukur, dinamike, me emocione, jo fort e lidhur me realitetin ku e kam kaluar, po me fatin e madh te te provuarit te cdo gjeje ne kohen e duhur. Kam jetuar me pergjegjesine qe te jep liria me zgjedh vete, e kjo me ka bere me u rrit shendetshem.

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Me kuptu pa gjyku cfare ndodh, me e thene kur s’je dakort, me dhene liri, mbeshtetje, dashuri, kujdes… eshte shume, e di, prandaj edhe miq te vertete s’ka shume…

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

Me pelqen me fol per familjet e vogla qe krijon secili prej nesh sot, kur shume gjera s’jane si me pare..
Pergjegjesia qe te jep liria e zgjedhjes me qene pjese e nje marrdhenieje, respekti i individualitetit dhe mirekuptimi i bashkejeteses, munden me qene shtyllat qe cojne perpara nje marrdhenie mes nje cifti, qe zgjedh me kriju familje, e kur jane keto dashuria qe na mban bashke duhet me u ushqy perdite.

Frika juej e të kenunit prind?    

Mundesia mos me e rujt ekuilbrin mes deshires me iu gjend femijes prane e me e mbrojt nga cdo gje dhe bindjes se duhet me e lene me be gabimet e veta.

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

Vendimi me ik nga Shkodra kur isha 18 vjece, me gati bindjen qe s’kisha me jetu me kurre aty.

Lidhja me Blendin… fjale per fjale gjysma e jetes deri tani.

Vendimi mos me u “fut ne rresht” profesionalisht, po me zgjedh me be njekohesisht disa gjera, ne fusha krejt te ndryshme, po qe ia lene vendin njera-tjetres butesisht…

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?            

Une perpiqem me qene e vetmjaftueshme, e s’jam fort materialiste… keshtu qe kur pyesni per “gjera” s’me vjen ndermend dicka menjehere… Ama mundem me thene qe jeten do ma veshtiresonte shume mospasja e nje motivi, mungesa e hapesires me ec dhe e frutave… s’di si mund te jetohet, pa u nis me shku drejt dickaje, me nje frut ne dore 🙂

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

Mos me dasht, dicka, dike, gjithmone.
Me i heq jeten vetes a cilitdo njeri.

Lufta e jetës tuej?          

Mos me u be e merzitshme e me e lene ujin me rrjedh…

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Me u be mami, atehere kur ndihesha gati ne perqindjen me te madhe e me iu kushtu vajzes ne femijerine e saj te hershme, gjate e pa kushte… Mundet me qene investimi me i mire per mireqenien fizike, mendore e emocionale te te dyjave…

Arritja juej ma e madhe?            

Me be me u ndi mire veten e ke du fort!

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?         

Me e marr pak me ngadale… tere ky ngut me pas, me kap, me arrit.. te tera perpjekje drejt materiales, qe sado qofshin, kurre s’te mbushin shpirtin.. Me u kthy te gjerat e thjeshta e me e pa njeri-tjetrin ne sy!

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Tjeter ca thone e per ca luftojne perdite, ne thelb kam bindjen se gjithe sa do secili prej nesh eshte dashuria e vemendja e njerezve qe kane rendesi per ne… te tjerat jane mjete me i arrit keto.

Çka ju ban krenar ma së shumti?             

Kur me kthehet dashuria qe jap, edhe aty ku nuk e pres… Kur mes rreshtash apo edhe drejtperdrejt, marr sinjale se jam ne rrugen e duhur…

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Nuk jam natyre qe pendohem, po gjithsesi, zgjedh me me ardh keq qe e bera, sesa qe nuk e provova.

Mirnjohja juej ma e thellë?       

Per mamin e babin, qe vazhdojne me na dhane dashuri, vemendje, kujdes e krenari.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?                

Eshte shume e rendesishme me e gjet pasionin, me e rujt, me e ushqy… S’plaken kurre ata qe vazhdojne me dallu gjerat e bukura-thoshte Kafka. M’duket se ju e beni mire kete gje, sinqerisht,ju lumte!