Interviste me Megi Bashi

Time posted: Thursday, September 10th, 2015 2:33 pm

Share on Facebook184Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

MeggInterviste me Megi Bashi

Shkolla juej fillore?

Azem Hajdari mbetet pakoja e ngjyrave te femijerise teme mbasi me asht dhuru shume dashuri nga mesuesit Sherrinat e vogla ne klase justifikoheshin si ‘e ka mosha’ dhe takimet me prind ishin ma te kollajta . Haha

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

15 ditshat ne cadrat-kabina ne velipoje per cdo vere . Kur lushim shpijash ne njerevijine mbas shpise, mbledhjet e tane familjes ne dhomen teme fillim dimrit afer kaloriferit e shume kujtime te tjera qe i ruej fort.

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

Shoqnia asht pjese e randsishme per mu sepse pervec shokeve e shoqeve te mire nder vite , jane per mu lulja perhere e celun ne metamorfozen femije- e ne vazhdimsi .

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

Kuptova se nuk jam ma femije kur andrrat baheshin ma te medha e me to takohesha fshehtas ne mendjen teme. Pastaj ia vuna vulen kur fillova me ba hile ne mos u nxeh haha. Por shume shpesh e gjej veten ne ate bote e ndihem ‘si ne shpine teme’ .

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

Cdo periudhe ka te vecantat e veta Une te perzime pak me fminine e kam kalu me te qeshun e si loje tu harru se vitet kalojne shpejt. Asht nji shirit i shpejte ne aparatin tem ku ruej nja dy – tri foto te bukura te jetes.

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Me shku mire me kohen. Miqesia qe i reziston kohes e ndryshimeve te saj asht e perjetshme.

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

Dashnia asht ma e randsishmja, e tane tjerat jane fryt i saj.

Frika juej e të kenunit prind?    

Femija asht lumtuni edhe kasavet por nji frike e bukur qe zbukuron jeten.

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

Ngulitja e rranjeve ne pemen e bukur te poezise e te artit Fotografia si pjese e pandashme e jemja dhe ikja nga Shkodra.

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?            

Pa da ‘gjana’ une s’jam une e ketu mund te them familja, jeta aktive dhe paqja e dashnia ne shpirt.

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

Me urry
Me harru kush je
Me jetu per tjeret.

Lufta e jetës tuej?          

Lufta me kohen, distancen e andrrat.

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Ato qe te dhambin ma shume jane vendimet ma te mira . E mund te them se cdo gja qe me ka pru ne kete stacion ka kene nji tren i gjate zgjedhjesh te mira.

Arritja juej ma e madhe?            

Me kriju e me njoft deri ne fund vedin. Cdo gja tjeter asht zanafille e merite e saj.

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?         

Paqe e dashni.

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Jeten vete.

Çka ju ban krenar ma së shumti?

Pesha qe mbaj mbi emer, shpatullat e forta qe bàjne shume.

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Pendimet do t’ishin refuzim me marre mesime ne jete , do te kisha permende ndonji por ato s’do te kishin ndryshu jeten absolutisht.

Mirnjohja juej ma e thellë?       

Jam mirenjohese per cdo gja qe kam e per cdo gja qe s’kam . Jam besuese e thelle e familjes dhe primares qe mban dhe jam mirenjohese qe i ndodhem afer.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?

Une jam e gzume pa mase qe jam pjese e pluhunit magjik qe me fal ky grup sa here lexoj rreshta. E do t’kisha thane me fotografine, poezine, kangen e aromen e Shkodres pre se largut, te plakena tane bashke!