Interviste me Melita Vjerdha (Lumi)

Time posted: Monday, September 14th, 2015 2:08 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

melitaInterviste me Melita Vjerdha (Lumi)

Shkolla juej fillore?

“Aleksander Paloci”.

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

Kjo ndoshta asht pjesa ku vlerat afektive dhe emotive ne nji kohë depozitoheshin me shumicë , mbi nji objekt, njeri, ambjent , dhe sot kthehen të gjalla në realitetin e kohëzgjatjes së brendshme . Në nji periudhë të shkurter të fminisë kam jetu në nji familje fretnish, ku ka qendru edhe At Zef Pllumit . Prej asaj kohe kam nji shprehje që ateherë e ndigjoshe shpesh prej tyne ,dhe ai timber me shoqnon ala sot.. ” duje te afermin tand porsi vetveten”…!

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

Unë kam nji person që kur kam arritë me e ba shoqe kam kuptu vlerat e verteta të nji shoqnie , ekuilibrin që duhet vendosë ne rrethin e ashtuqujtun shoqnor, në të cilin duhet me u perfaqsu ,dhe sa e rendesishme asht përzgjedhja efikase.. Ky person asht nana jeme.

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

Kur zbulova se sa” femi” jam në të vertetë smile emoticon.

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

Adoleshenca asht si ai fiku kakareç, që don kohen e vet për me u pjekë!

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Mendoj se kjo asht çeshtje kandveshtrimi duke qenë se jetojmë në nji realitet të transformum , në nji çorientim të ndergjegjes moderne . Askush nuk arrinë me vendosë nji pikëpamje fikse , kur rregullat abstrakte kanë humb vleren e tyne duke i mungu marrëvshja që i ban te kuptueshme . Nuk jam dakiort me fjalën sekret . Miqësia nuk asht mister .

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

Vullneti dhe sakrifikimi me dashuri.

Frika juej e të kenunit prind?    

Nuk e kam mendu kurrë me frike te kenunit prind, por si angazhim që mbart me vete ankthin e pergjegjësinë. Sigurisht që nuk duhet anashkalu frika në çdo veprim jetësor që ndërmerr, perndryshe behesh si mbinjeriu i Niçes. Njeriu angazhohet , dhe duhet kuptu që nuk asht vetëm ai qe zgjedh të jetë por edhe legjislator që zgjedh njikohesisht vetën dhe të tjerët . Nuk mund ti ikë ndjenjes së pergjegjësisë.

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

Kjo pyetje të nxit me reflektu mbi realitetin ne dimensionin social pa shmang gjithëpërfshimjen . Keto pika duhen gjurmu në vazhden e krizës së brezave dhe të qytetnimit , në shtypjen e kulturës , duke e ba joautentike raportet e nji “uni ” te coptuem dhe te paaftë me u përballë me realitetin kaotik dhe te relativizum. Gjeneza e formedhanjes duhet te nisë nga themelet… Edukimi ne familje, arsimimi dhe kerkimi dhe njohja me vetvëten..

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?            

Ajri, uji, drita J E shoh në këtë kandveshtrim , pasi njeriu asht i sprovum në limitin e durimit . Vuajtjet e kan’ ba njeriun ma të fortë se shkambi. Por kur disa njerëz janë të destinum me vujtë e me perballu tragjedi , atëhere ka diçka vërtetë që nuk shkon në procesin e Krijimit.

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

Unë nuk kam tre ,por dhjetë gjana që mendoj se kurr’ nuk duhen ba. Dikush ka ma shumë , dikush s’ka hiç . Asht meyrë perceptimi, aftësi me pa realitetin dhe mënyre me administru raportet shkak/pasojë dhe raportet me logjiken.

Lufta e jetës tuej?          

Nëse e shohim jeten si “luftë” , i bjen qe une jam ala në stervitje e siper smile emoticon Ato që me presin besoj janë “beteja” ; luften me jetën se ka fitu askush…

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Me e jetu jetën duke qenë vetëvetja.

Arritja juej ma e madhe?            

Përfundimi i ciklit studimor me sukses.

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?         

Botës nuk i mungon asgja, i ka te tana. Ai që duhet rikonstruktu asht njeriu ne raport me boten. Kriza e thellë egzistrenciale që mbyt ndergjegjen e njeriut , universi labirintik . Njeriu me shpaten donkishoteske që lufton kunder paragjykimeve ,moralit, kunder qytetit që masivizon njeriun. Individualizon qartësinë e mekanizmit tjetërsues te ferrit teknologjik që e redukton njeriun në manovele te gurëzume në nji heshtje të tmerrshme te gjasë.

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Njeriu asht i prirur me dasht’ atë që nuk e ka,që i mungon, që mendon se e meriton,që se njeh, që në fakt se din se cfarë .. pa u ndal me dasht’ atë që ka .

Çka ju ban krenar ma së shumti?             

Prejardhja (familja).

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

E shoh si medalje me dy anë pendimin; pendim për gjanat që ke ba dhe për ato që si ke ba. Për ato që ke ba duhet me ripa ku zen vend fjala carpe diem(kape çastin) për ato që nuk ke ba, prap nuk duhet me u pendu sepse e vetmja gja që nuk parashikohet asht rezultati i veprimeve.

Mirnjohja juej ma e thellë?       

U jam mirënjohese gjithë personave që më mbështesin e që më ndihmojne me ecë drejtë në rrugen që kam zgjedhë.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?

Për grupin tuj me burojnë falenderime e mirënjohje të pëzemerta kur shoh që puna juaj asht kaq fisnike e dashamirëse. Uroj që të vazhdoni ta mbani këte strehë shekullore të gjallë , te fortë, e të qendrueshme me dashuninë për artin e kulturen , në te mire të asaj që ishte, asht dhe ka me kenë në emnin Shkoder !