Interviste me Merita Berdica

Time posted: Monday, September 14th, 2015 2:10 pm

Share on Facebook113Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Merita2Interviste me Merita Berdica

Shkolla juej fillore?

E kam fillue dhe mbarue tek shkolla 8-vjecare “7 Nentori”, sot “Ismail Qemali”!

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

Deshira e mikepritjes me padurim, me ndigjue nga goja e babes tem perrallat e sajueme nga ai vete!

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

Me ka shoqerue idea administrative liberale per nje shoqeri te hapur dhe pa komplekse. Vlere pasurie. Ndertim i nje themeli te sinqerte mes vetes dhe vetes e kam pa vetem tek dy shoqet, Mimi Kaduku dhe Albana Fani!

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

Femijeria obligimi i rritjes ne boten e lodrave si dhe te librave. Shkeputja, spunto e percjelljes se vedit tek vehtja. Forme e nje rruze per me trokit ne deren e hapjes se pikave karaktorjale!

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

Adolishenca, prodhim hormonesh deri ne infinish. Gare intriguese me frena te vecanta, pa mendue asnje humnere. Me ka lane nev dore gurin: Liri ne te shkruar dhe menduar!

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Ehhh, miqesia e vertet, kala me bedena te forta!
Art’shmeria e sekretit te miqesise se vertet ashte: Sinqeriteti dhe besushmeria, dy kolona zanore ne cdo tentakule rrugnaje!

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

  1. Kavalimi si partner te denje!
    2. Qendrushmeria ne te njejten karrige te perbashket!
    3. Besim dhe Liri jo si pronar por si te punesuar ne kupolen Bashkeshorte!

Frika juej e të kenunit prind?    

Vetem kaq ne pytje shoqeruse: A mund ta ndertoj nje pasqyre sa me te kristalt, parà syve te femijeve te mi?

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

  1. Nene!
    2. Mesuese!
    3. Doreshkruese!

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?            

  1. Argumenti!
    2. Kambengulja!
    3. Besimi!

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

  1. Gjykimi
    2. Prangezimi
    3. Lemosha

Lufta e jetës tuej?          

Ashte kaq e sekret sa thellesia e ka nxjerre pak nga pak ne siperfaqe: Semundja jeme, kanceri ne gji.
Lufte per te marre kurrajon ne sy, per ditet ne harresen e se keqes, qe me priste!

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Ecja vetem para, ne disa momente duke tejkalu edhe forcen ne vetvete !

Arritja juej ma e madhe?

Dy fletet e krenarise, qe femijet m’i kane miklu ne shpirte!              

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?

Shumja e interesit teritorial trunor me vlera te barabarta, te nje bashkejetese humane!         

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Njerezimi ashte nje instikt i te kerkuarit, ndonjehere edhe pa dit ca kerkon. Por ajo qe na ben te ndihemi mire ashte bisnezi Dashuri, pasuri, prone e palujtshme!

Çka ju ban krenar ma së shumti?             

Kerkesa ndaj vetes: Ku jam dhe ku do te arrij?

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Thjeshte, do te inkuadroja nje tjerer Femer!

Mirnjohja juej ma e thellë?       

Mirenjohet jane te shumta, por ajo qe me ben edhe te perulem me respekt dhe dashuri ashte surpriza, qe me kane bere gjithe grupi jem shoqerore ne naten e promovimit te librit tim : ” Permallja” 24 korrik 2013.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?                                

Nje roman i shkruar me vullnetin, perkushtimin , deshiren dhe dashurine , qe Shkodra te shpaloset ne bibliotekat shekullore!