Interviste me Merita Blushi Smaja

Time posted: Monday, September 14th, 2015 2:13 pm

Share on Facebook17Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Merita SmajaInterviste me Merita Blushi Smaja

Shkolla juej fillore?

Pyetje qe nuk din si me ju pergjigj …sepse nuk percakton cfare? E kam kry ne Burrel, me nje mesuese fantastike nga Vlora qe e kujtoj edhe sot me shume dashuri . Veten e mbaj mend gjithmone duke lexuar ..dhe shume e heshtur …

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

Kampi i pioniereve … me vjen ende si enderr ne kujtese … por ishte hapi i pare drejt lirise.

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

Sa e veshtire t’i gjesh .. e kur i gjen sa e veshtire t’i mbash per gjithe jeten. Kur ke nji ndjehesh mire, kur jane me shume duhet te jesh i cuditur, sepse gja qe ndodh rralle. Shoku im ma i mire eshte edhe ai me te cilin ndaj jeten ,bashkeshorti …Pse ?!!!! Sepse eshte i vetmi qe me kupton ..sepse me njeh mire .

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

Nuk e di a kam qene ndonjehere … me duket se kam linde e madhe .. qysh ne moshe te vogel me ngarkuan me pergjegjesi qe ishin me shume se mund te mbaja … Ndaj gjithmone me asht’ duke vetja si nje e rritun qe te tjeret prisnin nga une.

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

Mmmmmm… vite qe te gjithkush sjellin femren ose mashkullin, pra te bejne te ndihesh ndryshe … e une u ndiva e tille ..e ishte bukur …:)

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Te dish te duash e te respektosh pa detyrim.

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

Dashuria, respekti e mirenjohja.

Frika juej e të kenunit prind?    

Te mos baj gabimet qe prinderit e mi kane ba me mu.

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

Kur vendosa te le sportin per artin.
Kur dashurova e erdha ne Shkoder.
Kur nuk ika nga Shkodra per te gjete nje jete ma t’mire.

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?

Pa bashkeshortin.
Pa familjen.
Pa artin.               

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

Te mos duash.
Te genjesh.
Te jesh mosmirenjohes.

Lufta e jetës tuej?          

Arti …te jem brenda tij e te udhetoj me te deri ne fund te jetes.

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Qe nuk ika nga Shqiperia.

Arritja juej ma e madhe?

Familja.

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?         

Per dashuri.

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Parate.

Çka ju ban krenar ma së shumti?

Ajo qe jam.        

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Asgje .. me vjen mire qe jam keshtu sic jam .

Mirnjohja juej ma e thellë?       

Per njerezit me dhane dashuri.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?

Jeni te mrekullueshem me punen qe po beni, uroj te keni sa me shume inisiativa per te bere me shume !Faleminderit e respekte!