Interviste me Mimi Kaduku

Time posted: Monday, September 14th, 2015 2:31 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

MImiInterviste me Mimi Kaduku

Shkolla juej fillore?

Shkolla Ali Lacej mbart shume kujtime por ai ma i ambli asht distanca e shkurte me shtepine e nanadajes. Ne pushim te madh e sidomos para ndonji eskursioni, gjithmone me shpetonte me 5-lekeshat e saj qe i nxjerrte prej xhepit te bohces si nji magjistare. Sa mire e dinte se kam pase zor gjithmone me i kerku leke babes 🙂

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

Femijnija jeme lidhet ngushte me Lugucesmen, kodra e sidomos me banoret e saj. Na ishim nji shtepi e madhe, me nji oborr te stermadh te ndame ne avullija te nalta qe per ne fmijet ishin argetim ne vedi. Pak kush mund ti jete hyp fikut prane pusit te vet, peme ne peme e avulli me avulli me perfundu te dera e shoqes, nja 5 shpija ma poshte.

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

Edhe pse shume veteve tesh mi mbet hatri, shoket e mi ma te mire jane librat.
Pse??
Sepse-te jane te shumta por une du me perzgjedhe njenen: Ata kurre nuk kane fole keq per mu, edhe kur ne periudha te ndryshme te jetes i asht dashte me me pa me dylbi 🙂

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

Si shumica e vajzave te kohes tone, na s’kena pase nevoje me kuptu sepse na asht imponu pothujse gjithcka.
Kur me erdhen ata, ne veren e vitit qe do fillojshe klasen e 8-te, mama me “kercenoi” :
-Tesh nuk ka ma me lujt ne lagje deri naten vone se je ba gru.
Oups 🙂

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

Shendi jem kur ne vit te dyte te shkolles se mesme vuna sahat ne dore per here te pare. Jo tane e kishin ket privilegj, por shkolla e Gjuheve te Huja kishte konkurence te forte me Gjimnazin 28 Nentori keshtu qe duhej ta diftonim vedin.

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Sekreti i cdo miqesie per mu asht sinqeriteti e besimi.
Nji mike e vertete ta len deren hapt gjithmone por kur largohesh duhet te jesh e sigurt qe cdo gja qe ke lane aty, asht kyq me 700 dryna. Nese e ke gjete nji person te tille, mbaje fort mbas vedit se ke gjet thesar.

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

Kishe me kujtu nji shprehje te vjeter: Terhiq e mos keput tuj i dhane pak ma ngjyrim te kohes.
Tolerance dhe rrespekt reciprok ne mes te tane anetareve. Dashni e shume gallate. Aty ku qeshet, ka diell e aty ku ka diell gjithcka lulezon.

Frika juej e të kenunit prind?    

Krijesa e vet, asht friga e cdo prindi. Se mos po gabojme e po na rriten ndryshe nga c’kena andrru.
Por tuj u rrite femija, rritena edhe vete e arrijme me kuptu qe na jena pasqyra ku ata shofin vedin perdite, e shembulli jone personal ka me i ndihmu me u ba te mire ne cilendo rruge qe kane me marre.
Po bij edhe vete fille e te shrehja e dardhes qe bjen nen dardhe 🙂

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

-Te mbetunit jetime qysh ne moshe te re me tregoi sa vulgar asht njeriu i vetem para botes qe s’te perfill. Mesohesh me ia dite kimetin arritjeve te tuja tuj kalite modestine.
-Mamesia me mesoi se te jetosh per krijesen tande e te rritesh me te tuj u rrezu e tuj u ngrite vete, asht gjaja ma e cmueme ne jete.
-Perballja me kulturen perendimore ne kushtet e immigrimit, shkapercimi i shokut kulturor dhe realizimi i vetvehtes ne kushtet e reja pa e humbe asnjihere identitetin ma kane kalite vullnetin e deshiren per ma mire.

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?

Nuk baj dot pa buzeqeshje
Nuk baj dot pa muzike
Nuk baj dot pa perkedhelje        

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

Shpifja, vjedhja, premja ne bese jane vize e kuqe bold per mu.
(vjedhja e dardhave te kojshise nuk futet ketu eeee, qe te jena te qarte) 🙂

Lufta e jetës tuej?          

Me ba c’ka kam ne dore me u ndi mire e me ba te tjeret qe jane perreth mejet me u ndi mire.
Me fjale te tjera, me dhane miresi. Nuk asht gjithmone kollaj, shpesh duhet shume energji e perpjekje me dhane miresi.

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Rregjistrimi per kontabilitet ne Ottawa, Kanada , ne moshen 39 vjece, kur s’kishim as tre muj qe kishim ardhe. Tashti qe e mendoj tham se kam kene e cmendun, por shyqyr qe kam kene e cmendun atehere se tesh as skuadra e pushkatimit nuk me kishte detyru ma.

Arritja juej ma e madhe?            

Arritja ma e madhe jane dy asgana dhe nji flutur qe kam rrite. Tesh e ndij vedin te miklueme perdite prej tyne. Jam nani ma e mire ne bote per ta e kjo ma mbush shpirtin me lumtuni te pa kufishme.

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?         

Bota ka nevoje per miresi, ka vend gjithmone per ma shume miresi.
U shtofte ne zemrat e gjithsecilit! Prej saj vjen paqja.

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Gjithsecila krijese ka individualitetin e vet me deshirat e andrrat e veta.
Dikush mbas deshirave materialiste, dikush mbas idealeve, dikush mbas shpirtit.
Une per vedi kishe dashte shendet ma shume se asgja tjeter. Tesh po me duket vedi si plake 🙂

Çka ju ban krenar ma së shumti?

Jam krenare per gjenezen teme, per ate cka kam trashigue e per cka kam arrite me ba e me dhane. Gur – gur bahet mur, e kontributi jem modest ka me kene nji pike e ambel uji ne kete bote.           

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Do te kishe dashte me ndryshu inatin qe kam pase me Zotin kur mi mori prinderit njenin mbas tjetrit teksa vete isha pa rrite mire shtatin. Por Ai asht i Madh dhe e di se m’ka fale. Perndryshe s’do te me kishte ndihmu me gjete paqen me vedin e me dhimen e ndamjes. Perndryshe s’do ma kishte mbushe prehnin plot.

Mirnjohja juej ma e thellë?       

I jam mirenjohse tana veshtiresive qe kam hase ne rrugen teme, pa te cilat nuk do te ishe rrite kaq shume. Mbi te gjitha i jam mirenjohese te gjithe atyne qe kam pase perkrah ne superimin e ktyne veshtiresive, qofshin familjare, miq a dashamire.
Mirenjohja ma e madhe i takon Zotit te Plotfuqishem.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?

Tuj kene per natyre tip i rrezervuem, nuk jam pjesemarrese e zellshme ne grup, por perkrahjen teme do ta keni gjithmone, perderisa te ekzistojne serioziteti dhe puna e paqme qe pasqyroni perdite ne faqe.
PerShkodren e me Shkodren te tane bashke, hap mbas hapit.