Interviste me Mirela Qyteza

Time posted: Monday, September 14th, 2015 2:41 pm

Share on Facebook37Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Mirela QytezaInterviste me Mirela Qyteza

Shkolla juej fillore?

Kl.1-2 ne shk.”A.Lacej”. Kl.ne vazhdim te shk.”B.Kadia”, shkolla jeme e pare e Fatit, mbasi me kane dhane mesim Korifejte te Mesuesise : Matematike – Matish Shestani Gjuhe shqipe – Enver Gjylbegu, ndjese paste ! Anglisht – Sashenka Gjergji . Fati dhe knaqesia me kane ba shoqni…

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

Jane shume.., po vecoj nji situate, kur me kishin dhane per detyre( a isha 5 -6 vjece), me fshi vathen e dhenve ne fshat. Me kishin harru se ku isha..dhe kur dola , i thashe me ardhe e me e pa si e kisha pastru vathen.., kujtoj : – Nuk kam lane asnji kokerdhi…( qeshem sa here e kujtoj..)

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

Shoket e shoqet i kam gjete gjithmone ma te mire se vedja !! ( sic me paten mesue )

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

Kur nji djale i klases me tha ne banke se te du per nuse.., ahaaa dhe kur po kthehesha nga shkolla me nji shok klase ( rom e mbaj mend..) po me mbronte nga nx te tjere qe ishin ma te medhenj.. Atehere , fillova e xuna mend me ece rruges me shoqe..

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

Kur jam cu naten me pre bishtalecat , se nana nuk me lente as me i ba ndryshe floket vec bishtaleca…as me i pre !! Atehere, para pasqyres, mbasi kishin fjete te tane, ne vit te trete te shkolles se mesme, i ekzekutova, e bana fakt te kryem !!

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Perkushtim e perjetim ne momente te bukra e sidomos , ne momente te veshtira !!

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

Dedikim pafundsisht, besim e praktikim direkt ne kultet fetare (per me ia rregjistru femijeve veprimet tona ), diskutim pa doreza mbrenda familjes, solidar te gjithe bashke para komunitetit, perzgjedhje te perbashketa…!!

Frika juej e të kenunit prind?    

Tri here me radhe e kam perjetu..qysh ne ngjizje te tyne ..e besoj ka me vazhdu edhe per shuuume gjate !!

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

E para – kur kam humbe ndjenjat ne spital ne moshen 10 vjece.. E dyta – kur kam vu Kunore te shenjte ne lter ! E treta – kur me ka vdeke nana e bashkshortit tem !

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?            

E para – me u zgju shume heret ne mjes.. E dyta – me i diskutu gjanat deri ne fund.. E treta – me i gjyku me qetesi problemet e situatat, mos me u shprehe menjihere me te paren..!

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

Me nam ..me mendje te ftohte. 2- me tradhetu kunoren e shejte. 3- me preke cka nuk asht e jemja.

Lufta e jetës tuej?          

Me i lane nji figure te paster femijeve te mi !

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Me ba djalin, fmijen e dyte..pikrisht kur me shtyu instikti dhe njikohsisht kur kam vendose me e linde krijesen e trete..jashte cdo parashikimi !!

Arritja juej ma e madhe?            

Tre femijet e mi !

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?

Bota sot duhet te ndaloje gjakderdhjen, se po shkojme drejt Luftes se Trete Botnore !!!

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Mendoj se njerezit ( ne teresine e vijes lineare..) po jepen mbas kenaqesive dhe realizimeve materiale !

Çka ju ban krenar ma së shumti?             

Realizimet e mia ne jete mbas shume dallgeve e rrezimeve te dhimbshme !!

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Me thy drojen hera – heres..edhe tesh e rritun !!

Mirnjohja juej ma e thellë?       

Qysh nga filli e deri ne fund Mirenjohja shkon per Zotin ,Hyin tone ! Edhe sikur te kishe linde ne nji familje tjeter.., kjofte edhe rome.., kjofte edhe pa familje..prep se prep Atij i falem e jap Mirnjohjen teme ma te perulun !!!

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?                

Faqes se mrekullushme e stafit te grupit PerShkodren , do i kerkoja vazhdimesi …ne kete nivel qe e keni nise !! Me na dhuru knaqesi te vazhdueshme e me ringrite frymen e respektit e dashnise kolektive !!!