Interviste me Nikolin Lukaj

Time posted: Monday, September 14th, 2015 2:45 pm

Share on Facebook62Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

NikolinInterviste me Nikolin Lukaj

Shkolla juej fillore?

Kur i kujtoj vitet e shkolles fillore prej shpirtit ju tham se bahem edhe njhere femije. Fshati, shpija, shkolla me oborrin e saj, mesuesit e mrekullueshem, bibloteka e mesues Feridit do te mbesin tek une gjithmone si rrelikja e ndertueme me dore njomcake e çdo gure i saj asht i çmuem per mue njashtu si shkolla e fshatit t’lindjes Rranxa.

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

Dy gjana i kujtoj fort mire, njana me ban edhe sot te qeshi kurse e dyta edhe sot e kesaj dite me perlot. E para lidhet me harrakatjen teme qysh femije. Kujtoj vet e shpesh here edhe te tjeret ma vene ne dukje me buze n’gaz. Neper shpi e neper lagjet t’gjithe thirrshnin e prishi e theu e mori e bani Nikolini (çdo gja e mrapsht) adresohej ne emnin tem. E megjithate prap me dojshin. Kujtimi i dyte qi la gjurme ne fminine teme e qi n’fakt nuk asht n’kujtimet e preferueme por nuk po mund t’rri pa e permend sepse shume gjana ndyshuen ne jeten teme. Kur isha moshen 9 vjeçare aksidentalisht humba ma te shtrenjtin njeri baben tem.

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?

Shoqnia s’me ka mungue as’njiher, fale zotit ne jete kam shum miq, shoke e shoqe te mire, asht n’parimin tem…. shoqnia asht e shenjte asht nji pjese e ndame por gjithmone rrin ne kufijte ma t’afert me familjen.  Nji mik i mire asht ma shum se nji ‘çiflig’ thote nji fjale e vjeter… Ah po seleksinimi asht dasija me shokun/shoqen, jo vetem i nevojshem por i domosdoeshem, ne menyre qi me ndalue konfliket apo nenkamzat qi nji shoqni e pa seleksionuar mundet me t’sjell probleme, kajhere edhe me pasoja qi permbajne dhimje.

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

Asnjihere. Asht mendja qi i definon gjanat por asht shpirti ai qi i determinon kohet. Ai e modelon kenjien tone. Shpirti jem ka mbetun rini. Rinia asht ylber i fminise e fminija universi i kenjies tone. Sot kur jeten e mas me dekada nuk e di ku jane kufijte e fminise, rinise e te burrnise.

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

Tuj vazhdue tuj ndejt ne filozofine e mendjes e te shpirtit tem kisha me thane, qi nuk mund t’ve kufij n’hapsinen jetsore per ta percaktu nje segmnet t’saj si periudhe adoleshence. E gjykoj dhe e ndiej se gjithe jeta jeme ka kene trimitet, fmini, adoleshence e burrni. T’gjitha ne nji e nji nder t’gjitha. Megjithate per t’ju pergjigje pyetjes tuej, mundem me ju thane qi ne moshen e ne jeten e shkolles se mesme kam kene shume i levizshem. Deshira, ambicja, ferkimet dhe terhekja i vetem edhe me shoke ishin arsyet qe kerkonim ma shume liri hapsine, hapsine per t’mendue e veprue. Besoj se g’jate k’saj moshe dominonte sinqeriteti, ciltersija dhe humaniteti. E prandoj se jeta shkollore e aq ma shume (konviktore) me dukeshin kufizime, ndrydhje. Po e tham se k’shtu isha esencialisht (nje rebel idealist). Kanga e muzika mi jepnin mendjes e shpirtit zjarmin e dashnise, e mbasi u ndezesha tuj k’ndue me vedi u shujsha tuj shkrue vargje ,poezi, vargjet m’vinin si shperthime spontane t’shpirtit qe gjithmone ishin n’marredhnie me vedin teme ( shume harrakat).

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Togefjaleshi ”miqesi e vertete”. Per mue asht i pakuptimte. I pakuptimte per nocionon qi mendon me shpreh, i pasakte nga ana matematike: Ne kjofte se asht miqesi ajo asht e vertete dhe ne kjofte se nuk asht e vertete nuk asht miqesi. Fjala e nocioni miqesi nuk ka nevoje per nji percaktues si fjala e vertete. Tuj e lane kete shtjellim gjuhsor e kuptimar po i pergjigjem shkurt pyetjes tuej. Miqesia e “vertete” mbeshtetet ne tri kolona ne dashuni, ne sinqeritet e ne besim. N’kjofte se njana prej k’tyne kolonave damtohet, prishet arkitektura e bukurise ne miqesi, deformohen e degradojne kapilaret qe e ushqejne, qe e jetesojne dhe e fisnikerojne ate.

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

T’gjithe e dime sloganin: familja asht qeliza e shoqeris. Ky percatim asht ma pak se gjysmak. Per mue familja nuk asht as qelize as organ i shoqenis, asht shume ma teper. Familja konstutuimi i saj shpirtnor biologik ekonomik e social ka tundue shoqenine njerezore qysh ne gjenezen e saj e deri m’sod. Me mijera mendje t’ndrituna e mijera botime per te kane fol e kane me fol. Pyetja juej merr percaktimin matematikor Ata jane 1,2,3,4,5,etc … une po ju permend disa perbames gjithmone si mbas mendimit tem. I Pari,  perbames kyç i familes asht dashnija, pa te familja asht fallso, asht formale ose asht nji ekzistence pa forme, pa shije pa jete. Pa te asht zbrazesi asht nje burg torturash. Pa dashni çdo percaktim mundesh me ba veç familje jo i dyti asht diversitet. Dy njerez t’kesaj bote nje burre e nje grue t’thirrun e t’lidhun per te krijue nji familje bahen nji, por gjithmone tuj kene e tuj mbetun ‘gjithmone e gjithkund’ dy peme, dyzim t’njezuar, ateher familja qendron, pasurohet e funksionon. I treti asht besimi, majtja e besimit n’naltesine e duhun asht nji nder pikat kyçe t’marredhenjieve n’familje. Kur besimi thyhet zbehet apo humbet familja e ka hymb garancine e lirise the lirine e dashnise. Antaret e familjes nuk mund te bahen guardian t’njani tjetrit.

Frika juej e të kenunit prind?    

Pergjigja lidhet me kuptimin e funksionimit te famlijes. Te kenunit prind eshte nder fondamentet ma universale t’familjes. Pa hy n’filozofi apo sociologji me trajtesa e deduksione teorike kisha dashte me thane qe sot detyra dhe profesioni ma i veshtire asht t’kenunit prind. Tham sot, se bota e qytetnueme, demokratike, shoqnia e sodme qe po intergrohet e globalizohet te vene perballe sfidave qe kane t’bajne me pyetjen: se ku po shkon shoqnia jone? Friga e pare si prind lidhet me marredheniet e femijes me rruget famekeqe, drogen, alkolin. Friga e prindit lidhet me vendosjen, synimin e shkollimin e femijeve, rrugen e drejtimin qi kan me marr n’jete.

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

Lindja e fmive n’xen nje vend t’vecant mendoj se asht nje nder ngjarjet ma fatlume t’jetes teme. Emigrimi ne USA ishte ngjarja e dyte qi ma ndryshoj ma s’shumti jeten, ose ma mire me than menyren e jeteses.  Ishte nji prove ndaj vedit ndaj familjes teme t’re qi sa po kisha krijue. Si te trete po kam deshire me e permend edhe diten kur u bana qytetar Amerikan.

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?

Ne jete, çdo njeri ka gjana pa te cilat mendon se nuk ban dot. Keto mund t’jene vlera, principe apo praktika jetesore individuale, por munden me kene edhe shume personale. Ne rastin tem tri gjanat pa te cilat nuk baj dot kisha me thane; Nuk baj dot pa lirine e mendimit e te veprimit. Nuk mund t’rri pa shkrue vargje qe shpesh i ndaj me ju, e nuk mund te rri dot pa puthjen e femijeve per cdo dite.  

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

Ne menyren ma te persosun, e ne kornize hyjnore ata jane ma shume se tri, sepse une besoj ne 10 urdhnimet e t’madhit Zot. Une nuk mundem as me i shtue e as me i heke asnji prej tyne. Per mue ata duhen shkrue ne hyrjen e çdo kushtetute, ata tri gjana qi askush nuk duhet me i ba i gjene aty.

Lufta e jetës tuej?          

Vet jeta asht e nderthurun n’ate menyre qi i ngjane nje lufte n’heshtje, nji lufte mes vedit e realitetit rrethues,i nji lufte mes ekzistes e largpamsise, nje lufte mes mundesis e kamenguljes. Ma e randesishme lufte e jetes teme asht lufta me ndryshue per t’mire ata gjana qi e kam mundesine, e at’here kur nuk e baj nji gja te tille lufta e jetes bahet ma e veshtire.

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Vendimet ne jeten e perditeshme munden me kene t’shumta, nuk di cilin me e nda si ma t’mirin, por me ju pergjigje pyetjes tuaj mund t’veçoj vendimin per me jetu ne USA.

Arritja juej ma e madhe?

Ma e madhja arritje n’jeten teme asht perkushtimi dhe krijimi i kushteve normale familjes teme.      

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?

Bota ka nevoje per shume gjana, disa jane universale disa jane lokale e nacionale, disa jane materiale e disa jane shpirtnore. Percaktimi i tyne asht shprehje e konstitucionit shpirtnor e mendor. Gjithsesi kjofshin ata kane kornize historike. Bota ku glabolizimi e (globalizimi) si domosdoshmeni themelore e qytetnimit tone asht ne konturet disi t’mjegullta me drite e me errsine, me shprese e me frige,me mundesi e veshtiresi Mendoj se bota ka nevoj nga njana ane per ma pak, shume ma pak urrejtje e nga ana tjeter ma shume dashni e humanizem. Nga njana ane shume ma pak barut e nga ana tjeter shume ma teper vepra t’paqes e t’begatise.

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Miljarda njerez te k’saj bote kane deshira te ndryshme e t’perbashketa. E thashe edhe ma siper per çka bota ka ma shum nevoje, por shtoj diçka per ça njerezit mendoj se kane nevoje: Pune, qetesi e siguri ma te madhe Liri e drejtesi t’barabarte. Qeveri e pushtet qi mendojne e punojne per ta.

Çka ju ban krenar ma së shumti?             

T’kenunit ky qi jam pa komplekse, me nje shoqni qe m’dojne dhe i due. Krenar mundet me m’ba edhe nji poezi ende e paperfundueme kur mendoj se vargjet lexohen ma me andje at’here kur mas shumti ke nevoje per ate.

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Tuj e njofte vetveten (gjithmone pak harrakat) nuk asht qi pendohem shume per gjana qi n’momente t’caktueme vendimmarrja ka kene e gabueme ose e deshirueme. Njeriu ne jete mundet me korrigjiue vedin e me marre mesime prej pendesave.

Mirnjohja juej ma e thellë?       

Mirnjohja ma e thelle shkon tek nana jeme, jo vetem per madhshtine e t’kenunit nane, po per sakrificat, vullnetin, vujtjet lotet ner vite, tuj kene njiherash nane e babe.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?

Per mue asht kenaqsi me kene pjestar i k’ti grupi qi me t’vertete jo vetem rrit vlerat e qytetit tem por me perkushtim per t’bukuren, mendimet me ndryshue shum gjana per te miren e k’ti qyteti, mesazhi jem del prej zemres. Falemnderit grupi PerShkodren vazhdoni me i mbajt nalt vlerat e k’ti qyteti qi ka nevoje per njerez si ju e per grupe si i juaji.