Interviste me Orestia Kapidani

Time posted: Monday, September 14th, 2015 1:14 pm

Share on Facebook70Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

255499_10200592424071340_1921580810_nInterviste me Orestia Kapidani

Shkolla juej fillore?

Shkolla 8 vjecare “Ndoc Mazi”. Aty kam shume kujtime te bukura. Nder to ishte ora e vizatimit, ku pervecse ne fletoren time, vizatoja edhe per nxenesit e tjere te klases. Gjithashtu shitsi i piprrave ne oborrin e shkolles, te cilat i blija aq shpesh, saqe shoqeria ime me e ngushte me therret akoma sot piperr.

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

Me pelqente shum kur luaja tek oborri i gjyshit e gjyshes. Kopshti me lulet shumngjyrshe, cdo bime, kafshet e shtepise apo insektet, ishin nje hapsire e pafund per “zbulimet” e mia te reja. Aty kalova nje fmini te pasur me dashurine qe me dhurohej cdo dite.

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

Kam fatin te kem disa te tille. Me nje pjese me lidh shoqnia e fminise, vitet e para ne bankat e shkolles. Kjo miqesi i ka mbijetu viteve te largesise dhe mbart besimin e pastertine e atehershme. Edhe ne Gjermani kam shum miq e kolege te mire te cilet kam fatin t’i kem afer emocionalisht si dhe te bashkpunojme ne projekte te ndryshme.

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

Atehere kur e kuptova qe dua te vazhdoj te jem gjithnje e tille… 🙂

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

Kete periudhe e kalova mes mallit per Shkodren dhe njohjes me Tiranen. Ishte shkeputja fizike qe solli per mua shume lekundje emocionale.

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Sinqeriteti, besimi qe ofron dhe qe merr pa friken e pargjykimit.

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

Respektimi i hapsires se sejcilit brenda saj.

Frika juej e të kenunit prind?    

Mosqenja ime me femije.

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

Vendimi per te studiuar Grafiken, Pikturen dhe Fotografine duke i jetu ato permes ekspozitave dhe aktiviteteve te ndryshme cdo dite dhe kudo qe jam. Ikja ne Gjermani ne vitin 2003. Largimi i babes nga jeta gjashte vite me pare. Prindi qe me rrinte afer me bisedat e gjata mbi jeten, dashurine, artin… nuk asht ma.

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?            

Dashuria
Andrrat
Fotografia

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

Mendoj se ka ma shum se tre. Une mundohem te bej te pamunduren… te mos i bej.

Lufta e jetës tuej?          

Mbrojtja e natyres dhe kafsheve. Perballja me te gjitha dilemat dhe veshtirsite, ne menyre qe te siguroj vazhdimsine e jetes artistike.

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Mbase po pres ta marr…

Arritja juej ma e madhe?            

Njohja e shum kulturave ne kontinente te ndryshme nepermjet profesionit. Kete deshire e kam patur gjithmone. Fotografia me mundesoj te jem krejt afer, nepermjet distances me vende si :Vietnami, Meksika, Siria e shum te tjera.

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?

Mos paragjykim ndaj atyre qe mendojne dhe jetojne ndryshe. Respekt dhe perkujdesje ndaj me te dobtit. Paqe, dashuri etj. etj.

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Pjesa me e madhe, te mos jene vetem…

Çka ju ban krenar ma së shumti?             

Fakti qe puna dhe pasioni per mua jane nje gje e vetme, ku shprehja “Kur puna te eshte kthyer ne pasion, atehere nuk do te duhet te punosh me kurre” per mua asht ba realitet.

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Nuk kam pendime, pasi cdo hap, qofte dhe jo i duhuri, eshte pjese e identitetit tim.

Mirnjohja juej ma e thellë?       

Mirnjohja ma e thelle i takon prinderve te mij, per dashurine qe me dhuruan dhe perpjekja e tyre qe te na japin me te miren e mundshme.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?                

Eshte shum e randsishme me e njohte shkodrani-shkodren dhe shkodra-shkodranet qe ka brenda dhe jashte saj. Ju falenderoj!