Interviste me Pëllumb Makashin

Time posted: Monday, September 14th, 2015 2:48 pm

Share on Facebook6Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Pellumb MakashiInterviste me Pëllumb Makashin

Shkolla juej fillore?

Ish Shkolla “8 Nëntori” Q.Stalin 1960-1968…

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

Kur “bridhja” me shokët gjithandej për rreth qytetit për të njohur çdo gjë… Isha shumë Kureshtar për të njohur gjërat, dhe besoj se më ka vlejtur…

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

Lazar Shandro, Kujtim Abazi, Margarita Puka… Kanë qenë shumë të afërt me mua deri më Sot…

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

1967- 68 Kur punoja në pushimet e Verës në Ekonomine Ndihmëse të Aviacionit…Sepse fillova të fitoja para për “librat e shkollës”, kështu n’a thonin…Sepse unë jam rritur me njerkë, dhe se kisha vëllezër e motra nga Babai, më të vegjël…Që 14 vjeç jam ndjerë i rritur…Zogi lirë, por i sjellshëm…

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

Janë Hapat e para, nga një njohje “Empirike” të gjërave, në një “Prekje” të vërtetë të gjërave dhe të Fenomeneve që bashkëudhëtojnë në jetën tonë.

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Mendoj se është Zemra e pa Thyer… Jam munduar gjithmonë, që të mos jem unë shkaktari i ndonjë “plasaritjeje”, dhe se gjithmonë në se ka ndodhur, për fajin e kujtdo, e kam lenë “Derën të hapur përgjysëm”…

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

Respektin për Familjen! Unë jam martuar me një Orthodokse në 26 Korrik 1981. Kam dy vajza si Yjet e Qiellit. Jam betuar që, me Familjen time dhe me fëmijët e mi, nuk do ndodhi “Ajo” që i ndodhi Babait dhe Nënës sime… Që u ndanë për “Arsye Shtetërore”… Atë kohë ishim larguar nga Shkodra e jetonim në Sazan, ishte viti 1957… Unë jam Shumë i kënaqur që jam me Familjen time, dhe se Vajza e madhe, që jeton në Detroit, më ka “dhuruar” një Nipçe… Kurse e vogla ka mbarruar Universitetin dhe vazhdon master. Familja për mua është gjeja më e Shtrenjtë, e asgjë tjetër…

Frika juej e të kenunit prind?    

Një Prind merakoset për shumë gjëra në lidhje me Familjen. T’i ketë Fëmijët bashkë “tërë kohën”, dhe të jenë sa më mirë e ë mos i shohë kurrë të mërzitur… Ajo që më mungoi në Fëmijërinë time, Fëmijve të mi u’a plotësova deri më një…

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

Kur fitova Konkursin për Pikturë në Liceun Artistik 1968, me Profesor Sadik Kaceli, por që m’a “drodhën” në Komitet në Berat…
Kur shkova në shkollën Ushtarake “Skënderbej” 1969 – 1973…Nga ku si “liberal” u përjashtova dhe më çuan ushtar në Melgushë,Shkodër 1973-1976…
Kur kam marrë Kategorinë III për Disenjator, në Dekorin e Shkodrës, me Mjeshtër Franc Ashiku…Që me të cilën fillova punë në Shtëpinë e Ushtarakëve Q.Stalin 1976-1994…Deri sa u mbyll si vend pune…

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?            

Familjen dhe kujdesin e saj…
Librat e Fjalorët, sepse kam lexuar e lexoj akoma …
Kompiuter, tabletat dhe telefonat smartfon…Jam pak “mjeshtër” për to…

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

Familja nuk duhet tradhëtuar KURRË…
Nuk duhen harruar të parët tanë…
Atdheu nuk duhet “poshtërruar” kudo dhe sido që të jesh…

Lufta e jetës tuej?          

T’u rri në krah Familjes e Fëmijve…

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Që të mos kisha “Fatin” e Babës…Dhe besoj se e kam “Mbajtur” fjalën…

Arritja juej ma e madhe?            

Që Nuk kam “Armiq”…Sepse jam nga ata tipa që, “numuroj” deri në dhjetë para se të flas apo të veproj…

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?         

Kthjellim mendimi… Se është bërë si e pakuptimtë Situata në Vëndet në Lindje të Mesdheut…

Në Bahçe si papritur mbiu një ferrë…Por nuk i dhanë rëndësi, dhe pak nga pak zaptoi tërë bahçen…Janë mbledhur për t’a shkulur, por asgjë…Ajo shtohet e shtohet duke gllabëruar edhe pemë të vlefshme në gjirin e saj…Vetëm zjarri bën punë…

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Lumturi Familjare dhe pavarësi ekonomike…

Çka ju ban krenar ma së shumti?

Që kudo ku kam qenë, kam njohur njerëz, që më kanë dashur siç Jam dhe kanë vlerësuar Punën dhe Njohuritë e mija..               

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Asnjë pendim…

Nuk do ndryshoja asgjë nga ajo që kam bërë, sepse është Historia e jetës sime, dhe se kam qenë Personazhi i saj me të mirat e të këqijat e saj…

Mirnjohja juej ma e thellë?

Për Nënën time, që Vuajti aq shumë… Dhe që sot prehet në tokën që e lindi…Në Shkodër…          

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?                

Një Urim nga Zemra për Antarët e Grupit Për Shkodrën, të shtohen sa më shumë…Dhe sa më shumë Shkrime e Postime për Historinë dhe Kulturën e Shkodrës, por pa ngjyrime Politike, sepse e bëjnë jo tërheqëse…Politika shkon e vjen, por Shkodra aty ka me ken…