Interviste me Pjerin Ndreken

Time posted: Monday, September 14th, 2015 2:52 pm

Share on Facebook24Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

PjerinInterviste me Pjerin Ndreken

Shkolla juej fillore?

E kam fillue ne vjetin 1962 ne Luarz-Velipoje, ne fillim si ndigjues se isha nen moshe e mbas tre muejve me kane regjistrue perfundimisht. Ne klasen e trete jena trasferue me familje ne Bushat e aty kam vazhdue filloren, 8 vjeçaren dhe te mesmen.

Kujtimi i preferuem i fëminisë?

Marrja e diftesave, gjithmone me te tana 10.

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?

Fahri Trushi, Marie Simoni, Halit Celepia, Nedrete Bushati, Ervehe Mosho, Kole Velaj. Nuk di me te thane pse, po ato kane mbete ende n’zemren teme, edhe se ka mbi 30 vjete qe nuk i kam takue.

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?

Kur buzqeshja e nji shoqes filloi tu m’lane pa gjume e mu desht me u bà trim me ia shfaqe ndjenjat e mia.

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?

Asnjigjà e veçante. Veç jam mundue gjithmone me i ndihmue nxansit ma te dobt, tuj shkue neper shpiat e tyne me msue me ‘ta.

Sekreti i miqësisë së vërtetë?

Besoj qe vetem dashunia pa interes e me e vù vedin ne vendin e shokut apo t’shoqes n’momentet e tyne te vshtira.

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?

Me e konsiderue familjen si gjane ma t’shejte ne bote e mos me vù asgjà para saj o mbi te, sidomos interesat meskine te çastit. Kjo fillon qysh te dashunia per bashkshorten(in). E dashuni pa sakrifica nuk ka, prandaj duhet me kene i gatshem me sakrifikue gjithçka per dashunine, bashkeshorten, familjen. E kur te lindin fmijte kto sakrifica shtohen, po ne te njajten kohe ta bajne jeten edhe ma t’bukur. Une mendoj se asht e vertete qe per te krijue nji familje lypsen dy bashkeshorte te dashunuem, po per ta forcue e çue n’pjedestalin qe ajo meriton, asht i domosdoshem komponenti i trete, fmija. Po nuk mujte me e gjenerue,patjeter duhet adoptue. At’here familja asht kompletue.

Frika juej e të kenunit prind?

Mos me dite me i dashte fmijt e mi.

Tri ngjarjet ma të randësishme formë – dhanëse të jetës tuej?

Deka e vllazenve, farsa gjyqsore dhe mbrojtja qe m’kane ba n’dy momente kyçe, dy njerz te ndryshem. Ne burg nji vagabond i njoftun shkodran dhe disa vjete ma vone nji artist e njieri i jashtzakonshem (Serafin Fanko,paste drite!) tu vù ftyren dhe nderen e tij para hetuesit.

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?

Dashuni, shoqni e art.

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?

1) Me shite atdheun,familjen,mikun
2) Mos me respektue mendimin e besimin e atij tjetrit kur nuk je dakord,
3) Me i ba me vuejte te vegjlit.

Lufta e jetës tuej?

Me i dhane vendin qe meriton ne Gjuhen Shqipe, Gegnishtes.

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë?

Nuk jam arratise edhe se i kam pase te tana mundsite,per mos me i bà me vuejte prindt.

Arritja juej ma e madhe?

Familja eme.

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?

Shkolle e pune.

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?

Siguri financiare e paqe shpirtnore.

Çka ju ban krenar ma së shumti?

Djelmt e mi.

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?

Ndoshta,kur erdha n’Itali,duhej te shkoja n’Amerike.

Mirnjohja juej ma e thellë?

Prindve dhe msuesve te mi e due ti kujtoj me emna, Xhemal Shpuza, Lirie Kalamishi, Enver Draçini, Rudolf Kakarriqi, Serafin Fanko, Kolec Pepa. Shume prej ktyne jane n’jeten e pasosun, po kane mbete edhe n’zemren teme.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?

Shkodrane, te veme Shqipnine e sidomos Shkodren mbi gjithçka. Duenie Shqipnine; Duenie Shkodren; Duenie njeni tjetrin. Faleminders.