Interviste me Pjeter Logorecin

Time posted: Thursday, September 17th, 2015 4:51 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Pjeter LogoreciInterviste me Pjeter Logoreci

Shkolla juej fillore?

..Shkolla ne lagjen tone qe mbante emnin e atentatorit Vasil Shanto…, qysh femije nuk arrijsha me kuptue se pse Vasili ka vra njerz vetem se kane mendu ndryshe…

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

…festat fetare kur prindet na blejshin ndonji tesh te re apo kishim mundesi me shijue shume ambelcina…

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

shoket e mahalles qe ishin moshatare me mue dhe qi i kisha edhe ne shkollen fillore ne klase…

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

kur fillova te ndihmoj familjen ekonomikisht me punen teme modeste…

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

…mungesa e lirise, friga e ndonji fjale jashte kontrollit qe do te kishte pasoja ekstreme per prinderit..

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

…nuk kisha mundesi me pase miq te vertete, mbasi nga statusi i familjes qe kisha (i prekun) nuk me afrohej kush…

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

..uniteti, gadishmeria me ndihmue dhe me marre persiper punet (mos me ja lane njeni tjetrit)….

Frika juej e të kenunit prind?    

…nuk pata frige, mbasi besoj ne zot dhe kisha besim ne drejtesine hyjnore se nuk i kisha ba kujt keq dhe as mendu keq per kend…

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

…dhania e lirise me fole e me ndejte lirshem ne shoqni
…mundesia me fole dhe me taku familjaret qi patem jasht shtetit
…kanqsia qe me dha zoti me pase dy fmij te shndetshem…

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?            

..familja..
..guximi me thane te verteten..
..korrektesia..ne shoqni qe na rrethon..

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?

…me padite / spijunu te tjeret..
…me vjedh gjane e huej…
…me lujte kumbare…     

Lufta e jetës tuej?          

cdo dite, qysh se mora mend me njofte te keqen dhe te miren…, ose gjithe jeten…

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

…me u arratise per me pshtu jeten e fmijve te mij..nga kercenimet e bandave te qytetit…

Arritja juej ma e madhe?            

…me luejte si aktor ne skenen e teatrit popullor te Vjenes, qe asht me i madhi dhe ma i permenduni ne Austri, njikohesisht per mue si shqiptar vendi ku ka luejte gjeniu Aleksander Moisiu…

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?         

…dashni, drejtesi, ndershmeni, solidaritet..

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

..qetsi shpirtnore dhe nje jete normale

Çka ju ban krenar ma së shumti?

…se edhe me pak mundesi e shume pengesa, arrita te dal siper ujit…dhe te realizoj andrrat e mija te jetes…           

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

…kur i besova ndonji “sekret” ndokujt qe ma perfoli mbrapa me te tjere..

Mirnjohja juej ma e thellë?       

..per prindet qe me rriten me sakrifica ekstreme…

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?

..ju falenderoj qe jeni kaq aktiv ne te mire te emancipimit te shoqnise…