Interviste me Rita Gjeken

Time posted: Thursday, September 17th, 2015 4:47 pm

Share on Facebook135Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

RitaInterviste me Rita Gjeken

Shkolla juej fillore?

Vasil Shanto, sot Kuvendi Françeskan. Koinçidence ndoshta, por njaty rri gjatë me rini, baj teater, muhabet, shamatë, gallatë etj. Jam kryetarja e shoqnise ILLYRICUM.

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

Mbulesat e divanave i kishim njisoj si perdet, bojë-vishnje si zgju bletësh. Une i merrsha dhe i varsha në telat e teshave në oborr për me ba shfaqje. Sa mrekullinat i kam ba, hala mi përmendin shokët e mahallës.

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

E para motra, kushrinat dhe vajzat e Sebijes, ishin 5 motra kry m’kry, e pak a shumë me moshë sa unë. Sot rastësisht punoj me ma të voglën ,asht rrobaqepsja e teatrit. Me kto që përmenda kam nda gjithmonë gjithçka, prej buket e deri në të mbrendshme, hahah.

Shokë e shoqe në fakt kam shumë sidomos në periudhën e fakultetit , që edhe me ndejtë pa u taku me vite, bisedat tona vazhdojnë ku i kena lanë. Emnimi në teatër më pasunoj edhe ma shumë, tashma janë miq dhe 99.9% i du si njerëzit e shpisë. Miqt e mij i du se mundem gjithmonë me kenë unë. Më dojnë dhe ktë e ndiej në çdo arritje timen.

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

Nuk më duket se e kam kuptu?.

Mbasi mora maturën dhe nuk më doli shkolla, prindërit e mij me spjegune “psenë”. Ndoshta mbrenda njasaj nate jam rritë, kam shpërvjelë mangët me shpirt ndër dhambë dhe kam ecë si kam dashtë.

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

E kam vuejte shumë mungesen e teshave dhe detyrohesha me ja marrë motrës tinzash. Kulmin e arritsha kur mi nepte me leje nji palë këpucë me taka (i mbushsha me pambuk se më binin të mëdhaja). Kur delsha xhiro në piacë mue mu dukte se më shikjoshin tanë djemt ma të bukur të Shkodrës (kur i shoh sot e kuptoj senuk kam pasë gusto).

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Mos me rrejtë kurrë, me ndihmue çka mundesh dhe me mbajtë fjalën.
MIRËNJOHJA

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

Me u dashtë e me lshu pe kur duhet. Me dhanë e mos me pretendu, me sakrifikue prej vetes pa e bâ të dukshme. Me u sjellë me fminë tand si kishe dashte ti me u sjellë prindrit tuej. Ktu diferencën e kam shumë të vogël.

Frika juej e të kenunit prind?    

Nuk kam frike se jam prind por se jam 55 vjeçe. Jam natyrë shumë objektive dhe jam në gjendje me e kuptu gabimin ne sjellje karshi vajzës pa e ba hala.

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

Dashnija për Teatrin
Martesa me Gjorgjin
Egzistena e Silvias.
E treta asht ma e randsishmja.

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?            

Pa vajzën, pa teatrin dhe pa cingare.

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?

Mos me shkelë mbi tjetrin, mos me tradhtu atdheun, mos me e pasë mendjen te ZOTI.

Lufta e jetës tuej?          

Teatri që spo din me marrë vendin qe meriton. E kur mendoj se kjo luftë sapo ka filluuuuuuuu, por unë nuk e lshoj.

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Me ba fëmi edhe se isha 43 vjeçe e mjeket me kishin dhane vetem 16% mundsi.

Arritja juej ma e madhe?            

SILVIA, vajza jeme. Edhe ndoj rrol tek tuk.

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?         

Për ndershmëri, punë e kompetence. E absolutisht PAQE.

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Sot asht jetë e mrapshtë, me sa kuptoj unë njerëzit dojnë pasuni e shpejt……..e mandej shpirtit nuk i mbet kurgja.

Çka ju ban krenar ma së shumti?             

Të kenunit e ndershme me vedin dhe me të tjerët. Nuk ja ndrroj nji presje karakterit tem të sinqertë deri në marrëzi.

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?

Mirnjohja juej ma e thellë?       

ZOTIT, prindve te mij, motres ,vllaut, burrit, miqve.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?                

Ju lumtë për aktivitetin dhe dashninë e madhe që keni për vendin.
FALEMINDERES E ZOTI JU RUEJT.