Interviste me Rosela Gjylbegun

Time posted: Thursday, September 17th, 2015 5:00 pm

Share on Facebook4kTweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

RoselaInterviste me Rosela Gjylbegun

Shkolla juej fillore?

Shkolla ime ne fillore Ismail Qemali ose ish 7-Nentori, kam pase fat te jem ne ate shkolle ne nje klase shume te mire te perzgjedhur me mesuesit me te mire te asaj kohe nga te cilet kemi mesuar shume,kam kujtime te jashtzakonshme.

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

Lojrat ne oborr te shpise, ose ne lagje ose ne oborr te shkolles pasi e kam pase shume afer, ajo dlirsia e sinqeriteti qe kemi pasur ka qene shume e cmuar.

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

Miqte e femijerise jane miqte e mi me te afert e me besnike, jemi rritur bashke dhe fati ka dashur qe te jemi gjthmn afer.

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

Pas “Etheve te se premtes” talent show i pare ne shqiperi ku u beme shume te njohur 12 vite me perpara, duke pare qe tashme njiheshim nga te gjithe e reagimet ishin te ndryshme kuptova qe sjellja e veprimet e mia ishin shume te monituruara e duhet te isha sh e kujdesshme ne gjithcka beja e thoja.

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

Kam jetuar nje adoleshence te shendetshme, kam qene e lire e kam shijuar moshen, kam qene natyre e rezervuar dhe nuk kam qene kurre nje femije problematik, jam munduar qe gjhtmn tia lehtesoj gjerat prinderve te mi.

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Toleranca, pershatatshmeria, besnikria, pastertia e sinqeriteti ….pa interes

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

Edukata, sjellja, pergjegjsia dhe ndjeshmeria

Frika juej e të kenunit prind?    

Sdi a do jem dot tolerante, duke deshuar e pare se cfare po ndodh se fundmi me frikson dhe me krijon ate mosbesimin se ndoshta duke dashur ti mbroj femijet e mi neser mund te mos jem sh tolerante…

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

O nuk do dija nga tia filloja, por di te them mbi te gjitha per gjithcka un jam sot eshte vetem fale familjes time e dy prinderve te mi unike

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?            

Familjen ,dashurine e miqte.

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

Te genjejm, te tregohesh mosmirnjohes, dhe te jesh i papergjegjshem per veprimet qe bejme

Lufta e jetës tuej?          

Te mbaj lart emrin e mbiemrin e familjes time, te jem nje njeri i mire e te ndihmoj te tjeret , te jem nje grua e nene e mire e te leme nje emer te mire ne kte jete, sepse ne fund te fundit jemi thjeshte kalimtare.

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Marrja pjese ne Spektaklin e etheve te se premtes ku edhe me ndyshoj jeta.

Arritja juej ma e madhe?            

Mendoj se kam akoma rruge per te bere, por mundohem te bej gjithcka me shpirt.

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?         

Dashuri, tolerance, ka nevoje per paqe ….

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Eshte pak e veshtire ti pergjigjesh ne menyre te pergjithshme kesaj pyetjeje sepse deshirat e interesat e njerzve jane te ndryshme dhe un smund ti percaktoj dicka qe ka vlere per mua ska per dike tj ndaj ajo per cka un kam nevoje me se shumti eshte te jem gjthmn mes njerzve qe me duan e i dua pastertisht e te bej me te miren per ta.

Çka ju ban krenar ma së shumti?

Familja e prinderit e mi, gjithcka te mire qe un kam marre prej tyre.             

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

eh…. shume gjera….

Mirnjohja juej ma e thellë?       

Per nenen e babain tim per gjithcka qe ato kane bere per ne, sepse nese sot jam kjo qe jam eshte vetem fale merites se tyre, na kane falur dashuri shume ,kane sakrifikuar per te mos na munguar asgje kane vuajtur e lodhur e prokupuar qe ne te realizoheshim.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?

Jini te thjeshte gjithmon e vlersoni gjithcka na servir jeta , sepse eshte teper e shkurter per te mbartur negativitet ….gezojuni mundesive e duajeni veten tuaj.