Interviste me Shenasi Rama

Time posted: Thursday, September 24th, 2015 3:54 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Interviste me Shenasi Rama

Shkolla juej fillore?

“7 Nendori” ne Zdrale dhe “Ndoc Mazi”.

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

Shkuemja me nanen time ne biblioteke; filmat vizatimore ne Shtepine e oficereve; loja me vllaznit e komshite e me radhe.

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

Ka shume njerez qe kane kene e jane shoket e shoqet e mija ma te mira. Koha te tregon se pse dikush ka kene shok apo shoqe e mire. Grueja dhe femijet kane nje vend te vecante.

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

Nuk e mbaj mend. Po njeriu qe nuk eshte me femije nuk eshte plotesisht njeri. Me kene i rritun asht pergjegjesi e madhe por mendoj se peshen e kam ndjere shume mbasi prinderit e mi nderuan jete.

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

Studimi, kam lexue teper shume. Kam kene enderrimtar dhe shume jashta kohes.

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Zemergjanesia. Njeriu qe pranon te tjeret bahet pjese e te tjereve.

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

Respekti dhe perkushtimi. Me perkushtim mbahet e forcohet cdo familje si pema qe duhet me u vadite me uje gjithe kohen.

Frika juej e të kenunit prind?    

Mos me iu dhane shembullin e duhur femijeve dhe mos me i mesue me u perballue me te keqen.

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

Levizja Studentore, studimet, dhe Lufta e Kosoves

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?

Nuk rri dot pa natyren, librat e pa njerezit.              

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

Lista eshte shume e gjate se tre gjana, po ligji bahet me ndalue e prandaj ma mire kishte kene 10, si dhjete urdhnimet.

Lufta e jetës tuej?          

Nje kohe ka kene me u ba njeri i ditun, ma vone me kene njeri i mire, dhe tash me kene njeri i dobishem.

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Me lane duhanin.

Arritja juej ma e madhe?            

Studimi per lidhjen e shqiptareve me shtetin e kombin.

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?         

Humanizem dhe mirekuptim.

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Me jetue me siguri, mire dhe me gezue respekt prej te tjereve.

Çka ju ban krenar ma së shumti?             

Qe ne shume raste kur i kam vene vetes qellime, kam punue dhe shpesh i kam mbrrite

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Nje liste e gjate qe s’mbaron kurre.

Mirnjohja juej ma e thellë?       

Prinderve te mi. Kur bahesh prind e kupton si sakrificen e tyne sublime ashtu edhe dashnine me te cilen me kane rrite

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?

Vazhdoni me punue sepse Shkodra eshte nje qytet qe ka nevoje per dashnine e gjithescilit banor te saj.