Interviste me Stela Franja

Time posted: Thursday, September 24th, 2015 4:07 pm

Share on Facebook138Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

StelaInterviste me Stela Franja

Shkolla juej fillore?

E mbaj mend filloren teme…Kam pase fatin me pase mesuese te nderume ne shkollen Ndoc Mazi…mesuese qe dhe sot me skuqin faqet kur i shoh.

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

Muri i vjeter rrethues me gure i shpise ku jam lind e rrite.Mjafton me e kujtu ate dhe me kujtohet gjithcka ka rrethu.

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

Anita, sepse me ban me leviz vendit
Suada,sepse me ban me mbyll gojen e me ndi
Mira, sepse me degjon me shume se e degjoj

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

Nuk di me thane kur ka kene momenti qe nuk jam ndi femije,por di me thane qe shume heret kam pase pergjegjesi si nje e rritun (psh, kam mbajt e jam kujdes per vellane e porsa lindun kur une isha 10 vjece). Pergjegjesite te rrisin.

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

Eshte pyetje e bukur dhe me interes per adoleshentet sot.E vecanta e atyne viteve eshte se s ‘kam ba kurgja si adoleshente 🙂

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Sinqeriteti dhe Mirenjohja.

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

E vetmja gja qe e ban te forte familjen eshte Deshira dypaleshe me e mbajt ose ba te tille.

Frika juej e të kenunit prind?    

Frika jeme me e madhe eshte mos me mujt me i orientu femijet drejt vetvetes ne cdo rast (tu pase parasysh shoqnine ku jetojne)

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

Vendimi per arsimim.
Vendimi me jetu ne shqipni
Vendimi per me u martu.

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?

Pa u ndi e lire
Pa dasht
Pa me dasht      

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

Nuk duhet:
Mos me dasht
Me neperkamb dinjitetin
Mos me kene Mirenjohes

Lufta e jetës tuej?

…pres me e fillu… ndoshta!        

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Tu u rrit e tu i vu ne dyshim tane vendimet… 🙂

Arritja juej ma e madhe?            

Me vazhdu me kene vetvetja ne kete periudhe tranzicioni social.

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?

Mendoj se bota ka nevoje mos me e mendu fort, por me mendu gjithkush me dhane ma te miren e vet.    

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Njerezit jane te prirun me dasht parane si çelesi i çdo rehatie apo ambicieje.

Çka ju ban krenar ma së shumti?             

Pervec prejardhjes e femijeve,krenare me bajne njerezit qe kam zgjedh me m’rrethu.

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Kohen e ngjarjeve.

Mirnjohja juej ma e thellë?       

Mirenjohja ndaj prindve qe me kane lane te lire me zgjedh.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?                

Per sa kohe te nxirrni ne pah jo vetem te mirat por edhe dobesite e te punoni drejt tyne me deshiren per me i permiresu, jeni me te miret!