Interviste me Teuta Haxhija

Time posted: Thursday, September 24th, 2015 4:12 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

TeutaInterviste me Teuta Haxhija

Shkolla juej fillore?

“11 Janari” Shkolla ma adapte edhe si ndertese edhe si personel mesuesash per me u kujtu me ambelsi e paqe, ashtu siç e meriton nji shkolle fillore.
Kujtoj msuse Gjylin, personifikimi i miresise.
Kujtoj fletoret me nji rregull maniakal, ku “drejt-shkrushim” me bishtagyp e divid.
Dhe kujtoj pushimin mbas oresse dyte, me shtrajcat tona prej bezet, te qepuna prej nanave, dhe mbush me buke e djathe e sallam, ose buke e burrofresco e sheqer.

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

LOJNAT!!!
Kena lujt kaq shume, e me kaq fantazi gjeniale sa me vjen keq per brezat e sotem qe nuk dine ça don me thane me ndertu nji karroce me guzhineta, nji balone, apo nji shpi ne peme.

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

Kam shume shoke e shoqe dhe te tane jane ma te mire se une.

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

Nuk e mbaj mend mire moshen. Rreth 12 apo 13 vjeçe. Por mbaj mend pse-hin. Baba me “keshilloi” te mos rrisha ma vetem me Zamirin, nji kojshi qe me i thane vlla asht pak, se Sofia na kishte ndigju pertej gardhit duke qeshe e fole me miklim (!!!)

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

Me asht dasht me e kalu pershqit. Nuk kam pas kohe me u ndale, ose ma mire te rritunit nuk kane pase mundesine me me leju me kene adoleshente.

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Asht nji fjale ne italisht qe permbledh gjithçka qe i duhet nji miqesie te vertete: “lealtà”
Mund te perkthehet me “ndershmeri” por asht shume ma e gjane ne kuptim.

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

Une kisha thane vetem nji perbames: “deshira me u rrite bashke”
Por meqe pyetja asht ne shumes po shtoj edhe: durimin, deshiren, stimen per njeni-tjetrin, mundesine me kriju detyrime te perbashketa, etj etj
Ah, po, se gadi harrova: edhe dashnija 😀

Frika juej e të kenunit prind?    

Pse nuk po di me iu pergjigje kesaj pyetje?!
A duhet me pase frike?!

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

Shkolla e mesme e gjuheve te huaja. Viti i pare i nji shkolle, per mendimin tem te nji rangut nderkombetar, per pasionin qe kishim ne si studente dhe per formimin e mesuesve. Fatbardha Tirana, asht personifikimi i mesueses shembull.
2. Nji kurs per anglisht ne Torino, me mesues te Cambridge University. Me ka msu si me perdore ate qe kisha mesu ne teori.
3. Puna ne nje camp pushimit. Aty kam ba shkollen e jetes, se per fat takon e flet me njerez prej vendeve te ndryshme, dhe me qetesine e atyne qe nuk kane nevoje me nga vrap ne pune.

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?            

  1. librat
    2. librat
    3. librat

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

1……
2 ……
3 ……
kur te hasi ne dicka qe nuk asht dasht me ba, tash flasim 😀

Lufta e jetës tuej?          

JETA vete.
E perditshmja!
Kontradikta ndermjet asaj qe kishe dasht dhe asaj qe duhet me ba.

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Me vendose me u kuru, edhe pse ne moshe te madhe, per me mujt me mbete shtazane.

Arritja juej ma e madhe?            

Shtatzanija jeme ne moshen 45-vjeçare.

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?         

Njerez, e jo rrobota pa ndjenje.

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

te gjithe dojnen ma shume kohe per famlje, shoqni, defrim dhe te gjithe ia vjedhin kohen mizorisht ketyne tri gjanave

Çka ju ban krenare ma së shumti?          

Krenare qe mundem me iu pergjigje pothuajse çdo situate, dhe veçanerisht krenare kur ne situatat pa zgjidhje di me kerku ndihme

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Ne kete pyetje do te kisha ndryshu numrin.
Por meqe me kerkohet njejesi: fakti qe nuk kam kene prezente ne frymen e fundit te prindve.

Mirnjohja juej ma e thellë?       

Shuuuuuume njerez ne jeten teme per te cilet kam mirenjohje.
Po e them ate te fundit:
Mirenjohje te pakufishme, per doktoreshen, gjinekologen Vardè, qe me ka kuru gratis per dy vjet me radhe, dhe per humanitetin e saj te papershkrum.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?

Mesazhi vjen krejt natyrshem. Asht pikerisht te emertimi. Perderisa ka me u mendu per Shkodren, suksesi asht i pa-evitueshem.