Interviste me Zef Nacaj

Time posted: Thursday, September 24th, 2015 4:28 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

ZefInterviste me Zef Nacaj

Shkolla juej fillore?

Shkolla Tete vjecare Vermosh. Ne ate kohe, Kelmendi nuk kishte kuadro te vetet dhe gjith mesuesit vinin prej Shkodres. Kujtoj shume mesues te mire por qe me ka mete ne kujtese per dashamiresine dhe zotnillekun e tij ka kene Jonuz Rroji.

Kujtimi i preferuem i fëminisë?              

Ne shpine tone ne Vermosh, kishin kalu italiane, (besoj perpara se baba ta blente ate shpi). Ne hatullat e shpise une gjeta nje pale ski dhe kjo ishte per mu gezimi ma i madh. Ndjejsha shume kenaqesi kur moshat e madhaja, te rinje e te rritun te tjere ndaleshin e prisnin zbritjen time nga pistat natyrore qe nuk mungojshin asjehere.

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?            

Ata(ato) jane te shumte dhe qe kalojne si ne nje ekran kinemaje gjate jetes qe kam pershku deri tash. Shume prej tyne jane ne rrathet e aferm qe jane edhe pjese e te bukures qe te sjell jeta, te tjere jane hase e kane mbete ne kufijte e respektit reciprok. Me miqte duhet te jene disa gjana te perbashketa qe te ruhen si vena e vjeter. Une kam konsideruar miq ata(ato) qe tuj ndeje me ta nuk jam merzite kurre dhe po ashtu kete efekt ka pase edhe ne palen tjeter. Sinqeriteti asht pjese e rendesishme ne kete rast.

Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?   

Nje pyetje mjaft interesant kjo. Per cudine time kam vu re qysh ne moshen 12 vjecare kure baba edhe vllaji i madh me mershin mendim per shume pune te ndryshme dhe vejsha re se shpesh e merrshin fjalen time si rruge. Po ashtu ne Shkollen e mesme kam vu re shume pedagoge qe me trajtojshin disi ma afer e me ndjenjen e nje kolegu te tyne.

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?         

Adoleshence me varfni boll. E megjithate mbeten plot gjana te bukura me u kujtu. Sporti i skive per perudhen dimnore dhe futbolli ne vere ishin hobet e mia krahas vizatimeve te lira pa ndonje objektiv ma te larget!

Sekreti i miqësisë së vërtetë?  

Sinqeritet dhe pershtatje te interesave te perbashketa. Me shokun ma te afert qe kisha ne kohen e shkolles se nalte, bisedonim gjithmone per fusha te ndryshme te shkences dhe ne me te shumten e rasteve jashte fushes se zanatit. Nuk e kalonim kot kohen. Shkonim ne biblioteken kombetare dhe uleshim e lexonim libra qe nuk lejoheshin me dale jashte ne ate kohe. Ai lexonte ne anglisht e une ne rusisht. Ne fund kur delshim bisedojshim se per cfare bajshin fjale dhe koha ikte si ne pak sekonda ani se ishin ore te tana.

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?        

Fillimisht dashnia e qe duhet te pasohet detyrimisht nga mirekuptimi e toleranca sepse asht bashkim i dy njerezve te rritun ne familje te ndryshme. Liria ne cift, heqja e idese se gabume te “pronesise” mbi gruen qe mbizotnon ne shume burra krijon fushen manjetike te nevojshme qe familja me ece gjithmone mire, kuptohet per dhunen as qe bahet fjale!

Frika juej e të kenunit prind?    

Jo frike, pergjegjesi pa fund qysh tek rritja e edukimi e ndjekja e tyne deri sa marrin rrugen e fluturimit. Per te kene i sinqerte pas femijes se pare e kam ndi vetin ndrysh. Me dukej se dicka kishte ndryshu ne mu. Ne fakt asgja por deshira me i ba fmijet ma te mire se vetin.

Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?   

Edukata e familjes asht ajo qe te jep shinat e te ecunit perpara. Ne te mavonshem kur je i gjetun ne ambiente tjera e shpesh me njerez qe nuk jane pjese e karakterit tand, nuk mbetet rruge tjeter pervec se ajo e fikut te detit: Merr nga ato ambiente cka te vlen dhe mos prano asnjehere te bahen pjese e jotja ato qe sduhet te jene. Ne formedhanje sigurisht lun nje rol te dores se pare shkolla e mesuesit qe te edukojne.

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?

Lirine, Dashnine e familjen Miqesine e mire Po pergjigjem shkurt sepse ka edhe te tjera qe mund te thuhen.            

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?            

– Mos me parnu kurre me vepru ne dem te popullit tand edhe athere kure perfitimet tuja mund te jene te lakmueshme.
– Mos me urrejte askend per aresy racet,ngjyret e religjionit.Njerezit jane te gjith bij te zotit.
– Sa te keshe mundesi mos me i ba keq kuj.

Lufta e jetës tuej?          

Lufta e jetes permblidhet ne pak fjale ne perpjekjet e vazhdueshme me plotesu nevojat per nje jetese normale. Keto nuk kane resht kurre. Kure kojtoj momente varfnie ne periudha te caktume te jetes, falnderoj Zotin qe kam ardhe vazhdimisht ne rritje e ne permiresimin e kushteve. Ne se marrim ne shqyrtim ne pak ma shume se gjysem shekulli kohe,te vijsh prej nje katundit qe ska as drite as radio e te ndjekish te rejat e kohes deri ktu ne USA, asht nje ngjeshje e vrapim i ndryshimeve pa fund. Keto vijne e theksohen edhe ma teper qe ballafaqimi im me kulturen qytetare te Shkodres dhe formimi im aty me ka ba qe te vrapoj pa u ndale ne plotesimin e deficiteve te mia. Kjo ka ba qe nga frika mos me kene i fundit shpesh kam pa se skam kene nder te paret por kam lane shume mrapa dhe kjo me ka dhane nje fare sadisfaksioni shpirtnor.

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë? 

Pas ndryshimeve demokratike kam kene gjithmone me besimin se vendi jone Shqipnia do te ecte shume ma teper. Kto bane qe te rrijsha edhe 12 vjet pas ketyne ndryshimeve. Me dhimbje e them, edhe tash kur e shkruj me cohet mishi kokerr se vendimi ma i mire ka kene emigrimi ne USA. E di, ose e kam dite qe Shqipnia do te bahet nje dite por tuj llogarit moshen time ne ate kohe mbi 50 vjec nuk me jepte shprese per te pa ate cfare une kerkoja e qe bota perendimore sot i ka.

Arritja juej ma e madhe?            

Nuk kam pase ndonje arritje te madhe. Madje me kene i sinqerte edhe kjo interviste ketu me duket si shume, por mekenese jena perzi ne postime e komente tek grupi “PerShkodren” per tu dhane mundesine kryesisht te rinjeve qe sme njofin, me pase nje shkalle njohje ma te madhe. Jeta jeme ka kene e shperndame si sorra ne kater huj si i thone asaj fjales se popullit. Dashnia per pikturen, qe jam mundu ta livroj gjithmone ka pak; ne te mavonshmen me pasjen e studimeve ne shkolle teknike sic ishte fakulteti jone (i pyjeve) me jane ndeze deshira tjera drejt arkitektures e projektimit te ambineteve te ndryshme si lulishta, bare etj. Keshtu ne jete dikush ka kujtu se jam vetem piktor, dikush arkitekt,dikush pylltar qe rend maleve per te kry detyrat e punes (kohes).

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?

Bota sot ka shume nevoje per tolerance e dashni. Fatkeqesisht ne shume vende veprojne grupime antinjerezore qe i bien ndesh gjithkujt, edhe Zotit. Per ne qe kena nje njohje ma te madhe per klimen e ndotjen e ambientit, zvogelimin e siperfaqeve te gjelberume ne shkalle planeti e shofim shume me pesimizem te ardhmen e femijeve tone.

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?        

Kjo sipas shkalleve. Ta pasunit kthehen ne qenje te pangopuna e duen vetem pare. Nje pjese tjeter kerkojne te kene kushtet e nevojshme me e jetu jeten si duhet. Nje pjese tjeter dhe kjo asht ma e madhja asht ata qe kane realisht nevoje per mjetet elementare te jeteses tuj fillu me ushqimin strehimin e veshmbathjen. Bota sot ka nevoje per nje marreveshje globale si robt e nje shpie te ketij planeti.

Çka ju ban krenar ma së shumti?             

Jam mundu mos me ba keq sa kam mujt. Me duket se Zoti me ka ndihmu ne kete drejtim. Me duket se skam lane emen aq te keq ne Shkoder ku kam kry pjesen ma aktive te jetes time. Krenar ndihem per tri vajzat e mia per emnin qe ma kane rujt, e madhja Cetina ka kene volejbolliste me te rritunat e vllaznise, e dyta Meliodora ka studju per pikture dhe ka fitu konkursin pa asnje ndihme. E treta Levis ka kene qysh ne vitin e trete te shkolles se mesme pjese e orkestres se harqeve te Shkodres. Merite ne edukimin e tyne ka edhe gruja ime Mariana qe ka sakrifiku gjithcka tuj vu interesat e fmijeve para nesh.

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?   

Asgja nuk do te kisha ndryshu.Po te kisha studju per pikture apo arkitekture do tekisha ba emen sepse kam vu re qe talenti sme ka mungu. Te tjerat ne ate kohe kane kene te futuna brenda katrorit.

Mirnjohja juej ma e thellë?       

Prindve te mi qe sot jane ne ate bote per edukaten e mire qe me kane rrenjos. Bashkeshortes, Marianes qe ka kene nje partner i mire ne kete vrapim jete: Nuk harroj nje thanje te saje ktu e 35 vjet ma pare: Une e di se cka kishte dashte ti me tha. Ti kishe dasht me ba art, e mos me te trazu kush. Por tue kuptue te dy te verteten, te dyve na u desht me vrapu fort me siguru cfare na duhej.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?

Grupi “PerShkodren” Asht nje grup i madh ne numrin qe duket por ne pjestaret aktiv ky numer zvogelohet dukshem. Afrimi i shume talenteve rreth vehtes difton se ne kry ka nje staf koherent. Une do te thoja se fjala e ketij grupi duhet te jete pak ma me peshe dhe te baje sygjerime publike ne organet e zgjedhuna te Shkodres, per te cu ne vendin qe i takon disa gjanave qe i bien ndesh kultures dhe pozicionit gjeografik ku jetojme. I uroj suksese pa fund ne promovimin e vlerave te Shkodres qe as si kane mungu e as nuk i mungojne.