Kafe Virtuale me Z. Kol Mileta – Data 9 Shkurt 2014

Time posted: Sunday, February 9th, 2014 2:56 pm

Share on Facebook9Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Me kujtohet nje pjese filmi krejt UNIK, kur nje njeri i mire i dhuron nje organ jetik te trupit te vet, nje njeriu edhe aq ma te mire, (qe bante bamiresi pa u duke, ne mshehtesi totale dhuronte para e miresi te varfenve e jetimeve)… Dy burrat nuk njiheshin, por dhuruesi kishte marre informacione te detajume ne mshehtesi rreth te semurit para se me i ofru pa asnje kusht apo shperblim, nje pjese te trupit te vet.
Pasi i semuri “zgjohet” nga koma, e pyet dhuruesin(hera e pare qe e shihte) qe i kishte ndej afer krevatit, ne pritje e duke u lute per te, me syte ne sy.
– Pse mua !?!
– Sepse ti je njeri i mire edhe kur e din se te tjeret nuk e marrin vesh kurre.

Per mu, kjo metafore qendron edhe me Artin e Artistin (apo anasjelltas). Nje marredhanje e paster, hyjnore…e pakushtezume, e heshtun.
Shpesh na nuk i vleresojme, nuk i shohim, nuk mundena me i pa ndoshta, sepse… mbase… ky asht Vertet raporti i Artistit me Artin, nje marrdhanje sublime por e mshehte per nje te dyte bashkohor…Nje marredhanje pra qe duket se jeton vetem “ne te kalumen” e ne “te ardhmen”, duke injoru totalisht te “tashmen” e cila ne te vertet asht ketu, mes nesh…por na nuk e shohim, sepse na nuk mundena…nese nuk duam…nese nuk ndalojme…

…mbase, pse e tashmja asht e mbarushme, e endim gabimisht me vrapime e asnjehere bukur sa vertet ma shume do vlente, vetem tuj j’a heshte me dashni ikjen…!

Te dashtun miq te faqes PerShkodren.
Jam i privilegjum qe nje Artist multi dimensional shkodran, nje personalitet modest dhe nje njeri i mrekullueshem… ka pranue me krejt kenaqesi me u ba pjese e nje bashkebisedimi miqesor e Artistik mes nesh.
Tuj konsideru Vlerat nderkombetare te familjes prej nga vjen… jam i nderum me ju prezantu me zotni Kol Mileta dhe nje copez memorje nga Shkodra jone, qe sa ma shume te thellohesh, aq ma shume ngjitesh nalt per nje qiell te pamatë.

Duke pase parasyh qe informacionet rreth z. Mileta, jane te shumta (e ne FB nuk vihen dot te gjitha ne plan te pare)… une do prezantoj ne mur nje Biografi te shkurter, dhe bashkangjitur, disa fotografi. Mbi seicilen prej tyne do te gjeni informacionet relative. Disa nga ato foto jane me vlera HISTORIKE te cilat ju kerkoj me i lexu perpara se me pyet dhe me komentu.
Gjithsesi, punimi i pare ne krye te ketij albumi asht ajo cka autori ka deshiru me marre si pikenisje te ketij ylberi te mrekullueshem foto/punimesh qe na ka ofru.

Sa per bashkebisedim, pyetjet e para ti bajme ne koment poshte albumit, per ma te detajume mund ti bani poshte cdo fotoje, e z. Kol, asht impenju me ne, qe edhe te nesermet me u pergjigje ne cdo foto/punim sipas rradhes e kohes qe do kete ne dispozicion.
……………………………………………………………………

Kol Mileta,u lind ne Shkoder me 07.09.1963.

Mbaroi liceun artistik “Prenk Jakova”. U diplomu ne akademine e arteve te bukura ne Tirane ne vitin,1989, ne piktur, grafike artistike.

Punoi ne shkollen e mesme Prenk Jakova si mesues grafiket e histori arti. Ishte nder pjestaret e themelimit te shoqnis “Fishta”, e cila ishte e para shoqni artstike legale, duke happe ekspoziten e pare te lire n’koncept.

Merr pjes ne shum ekspozita te qytetit te Shkodres e gjithashtu edhe kombetare.

Ne qershor te vitit 1992 me nje ftese te nje shoqate artistike Romane, merr pjes ne nje konkuresin piktures per nder te “Pier Paolo Pasolini” e fiton çmimin e pare.

Ne korrik te vitit 1992,merr pjes ne konkursin Internacional ne Rome “Anguillara me ngjyrat e saj” fiton medalje arit.

Kthehet ne Shkoder me deshiren e mire per me vazhdu e me jetu ne vend te vet, vazhdon te punoj gjithmon si arsimtar po ne te njejten shkolle.

Ne gusht te vitit 1995 trasferohet perfundimisht ne Rome ku vazhdon te jetoje edhe sot e kesaj dite.

Ne korrik te vitit 2002, merr pjes ne konkurs pikturet, “Citta di Nettuno” e fiton çmimin e pare.

Ne prill te vitit 2003, merr pjes ne takimin e artistave t’njohun Shqiptar ne Itali, e ne shej respekti hap nje ekspozite personale.

Ne maj te 2004 fiton çmimin per pikture ne “radunon” artistike “Citta di Pomezia” Roma.

Ne muajin Korrik 2005, merr pjes ne “Trofeu i detit “Torvoianica” Rome e fiton çmimin e pare.

Nje vit ma vone ne te njejten Bienale “Trofeu i detit Torvoianica, klasifikohet me çmim te dyte.

Te shumta jane ekspozitat personale si ne galerit Romane ashtu edhe ne “Forte Sangallo Nettuno”.

Po ashtu te shumta jane edhe ekspozitat kolektive si me shoqnin artistike “100 pittori di via Marguta”, ashtu edhe me shoqnit artistike “Artetremila” e “La Mano”

Merr pjes ne “Open Art” 2005-2006 ne galerine e artit “Salla Bramante”.

Merr pjes, ne “Premio Terna” 01-02-05.

Merr pjes ne manifestime te ndryshme arti ne vende publike.

Punimet e artistit ndodhen ne koleksione publike e private si ne Shiperi ashtu edhe jasht vendi.
……………………………………………………………………
Pyetja, kerkesa ime , miqesisht me i kerku Z. Kole qe te na baje nje pershkrim personal nese e ndjen si koment te pare, e mandej me vazhdu me pergjigjet e pytjeve te miqve.

Me dt 09/ 02/ 2014 ora 20.00 bashkebisedim me z. Kol Mileta
Jeni te ftuar me ba pyetjet tuaja. Ju falenderoj!

Ne terren…PerShkodren… nga Pjaver Kroni, “e tutto”, per momentin
Pjaver Kroni Ps. Titrat ne cdo fotopunim jane origjinale te Artistit e mikut tone Kol Mileta.
Une personalisht jam i dashurum me shume nga keto punime, e natyrisht… ne vazhdim, nuk do la pa thane me fjalet e mija ate cka ato me percjellin.

Pyetjet, komentet dhe pergjigjet e pjesemarresve ne kete kafe virtuale

Leon Lekaj  – Të falëminders për informacionin e bollshëm Pjavër. Të kesh nji bio kaq të pasun në një vend të huej, asht nji arritje që duhet çmue dhe amplifikue. I uroj suksese!

Kola Herr Kola – Pjaver, mik i mire…grepi i entuziazmit tand per jeten vazhdon me gjujte thelle liqenit tone, aty ku ndodhen perlat e verteta dhe me Kol Mileten ti e ke ba “gjahun” e rradhes, tuj me entuziazmu pakufishem…

Jetmir Troshani – Ju falemnders qe keni pranue mu ba pjese e kesaj eksperience Zotni Kol Mileta dhe pergzoj Pjaverin per hymjen qi pasuron zemrat dhe biografin tuej qi ndrit mendjet.

Po vazhdoj me tre pyetjet e mija…
1 – Cila asht nji nder aspiratat tuaja ne lidhje me avancimin e artit te piktures ne Shkoder?
2 – A mendoni se nji platform virtuale sic asht edhe ky grup i joni ne facebook, mund te luej rolin e nje galerie virtuale per nji piktor?
3 – A e keni pas nje ekperience te tille te perafert virtuale me punimet tuaja?

I bej keto 2 pyetjet e fundit nga nje deshire e hershme personale qe ka qene me ftue edhe artista te rinj te nderuem me promovue artin e tyne ne Albumet e grupit tone PerShkodren. Andrra jone asht me ndez ne menyre maksimale dritat artistike si thellsisht te lidhuna me rrezet e shpirtit.

Leticia Gargjola – Pjaver me emocionove me pjesen e pare… du me te falenderu personalisht si pjese e artit dhe jo ,per ekspozimin e vlerave shpesh te mshehuna dhe per ket arsye edhe ma sublime… Asht nji dhurate qe te kena.

Z. Kole Mileta … Ju falenderoj per disponibilitetin dhe per jeten artistike qe po i dhuron qytetit tone nga afer apo nga lerg.
Do te mundohena qe pytjet te jene ne nivelin e artit tuej.

Alma Hoti Memo – Te mbeshtes plotesisht

Leticia Gargjola – Pjaver Kroni me shpirtin e tij te bukur e te madh po hap dyrt e diellit shkodran me i dhane drite figurave te vyera te Shkodres tone te dashtun , qe na nderojne kudo jane. Kete nisme te tij qe (per fat te keq nuk e bajne asnje nga ata institucione qe duhet ta bajne ) duhet ta mbeshtesim fort gjithe bashke dhe pse jo me nis keshtu me ngrit simbolokisht galerine e madhe virtuale te perlave intelektuale e artistike te qytetit tone. Sepse vitet ikin shpejt e jetes nuk i dihet , le ti japim vlerat qe i takojne sa te jene gjalle.

Leticia Gargjola – Z. Kole Mileta, do te dishrosha me dijt:
A ka pase influence kultura Italiane ne artin tuej ? nese po, kjo influece nise me jetesen tuej ne Itali apo asht prezente ne krijimtarine tuej nga fillimet, pra qe ne shkoder? Sa vlere i jepni ju ktij ndikimi kulturore tek ju,nese po, apo edhe ne mare qytetin e Shkodres? Ju falenderoj paraprakisht . ..

Alma Hoti Memo – Z Kole Mileta,vleresim dhe nder per ne qe ju kemi ne kete bashkbisedim. Ju uroj vec te mira ne jeten tuj. 1/ Mund te jepni perceptimin tuj njerzor dhe artistik per piktoret dhe pikturen e pas viteve 95. 2/ Verej perdorimin ne menyre masive te bluse ne punimet tuja . Preference e kesaj ngjyre nga ana juj, simbolike apo sekret profesional? 3/Si mendoni ju, a eshte e vertet qe piktoret tane vleresohen me shume jasht se ne vendin e tyne ? Me ju si ka ndodh?

Kola Herr Kola – Mjeshter i nderuem Kol Mileta! Prej fiillimeve te letrave shqipe me romancierin e madh Marin Barleti e deri te poeti ma i kompletuem stilistikisht aktual Martin Camaj, kane pase nji MOTIV pa te cilin na shkodranet nuk mund te egzistojme ne art: ROZAFA! Raporti jot me Rozafatin tone….flm.

Kol Mileta – Pjaver, t’falemnderes per ftesen!
Personalisht nuk t’njof, por njof mir penden tande qe e shof t’ngulun mire e me force (e sinqert, emocionuse, profesionale e gjithmon inteligjente). Asht knaqsi per mu ky bashkpunim per pergatitjen e nje materiali qe kam mbet shum i knaqun e i emocionum prej tejet. Po mundohem me zemer n’dor me bisedu e mu knaq mes miqsh te ketij grupi shume dashamires, m’paska marr malli…
Une e kam bajagi t’vshtir me nejt para pendes tande prandaj po shkruj g’jat se shkurt e kam kohen e kufizume. Nuk du me filozofu as me u kufizue ne analizat akademike, t’ftofta, por mendoj me u perqendru n’formen ma reale t’mundimeve, knaqsive e t’pa pritunave qe jeta m’ka dhuru.
Shkodres i jam mirnjohes, per reliken Art, qe me dha me vedi n’fluturimet e largeta e jo t’pa v’shtira. E ruj fort e me fanatizem kete dhurate tu e shperba ne çilsin e forces te shpirtit tem…i falemnderes.
Mirnjoftje familjes teme t’dashtun qe me sakrifica (mos kjoshin permend) m’dhan dashni e shkolle. E jo pa qellim ne fillim bashk me ty mendume me vu autoportretin e axhes, nen driten e syve te dashtun te te cilit une u rrita.
Per sonte nuk po zgjatem ma, per te prite me shume knaqesi me u ritaku neser me miqte e Artistet e kesaj platforme te mrekullueshme te ciles i uroj suksese ne vazhdim…
Asnje rruge nuk asht e thjeshte, por nuk ka rruge te pamujtun…
Ma poshte do ndaj me ju ne shenje respekti nje copez kujtimi qe ka shenu pergjithmone kujtesen teme…Ju falemnderes !

Isha i vogel e kujtimin ma t’hershem me autoportretin e axhes e kam shum t’çuditshem. Shpesh me ndodhte m’u m’shehe apo me ba sherre ne dhome kur isha vetem,e krejt shpejt u ndalsha kur shifsha syte e portretit qe me ndjekshin kudo qe levizsha e kudo u m’shehsha neper dhome.
Keto sy ishin te çuditshem, me kan ba pershtypje gjithmone edhe sot e kesaj dite. Me kalojne ne tru ura t’çuditeshme lidhse t’kohnave. I vendosun bukur ne nje dhome te thjesht, ku ishte dhoma e gjyshes, psikologjia e portretit ishte e qete e ambel, sikur ishte ne krahet e nanes vet. Kam pershtypjen qe ky portret ishte i krijum sikur te zevendesonte nje dicka t’mungume e nuk pranonte mur tjeter, pervec murit t’shpis qe e kishte rrit.
Portret qe merr psikologjine e shpise, syte i shkelqejn ne dit e gezimit e te shikjon ne sy sikur don me than dicka, e pernjimend thote ma shum se me fole. E pra kjo asht madheshtia hyjnore, magjia e artit, forca e talentit, portreti qe kthente heshtjen ne prezence… e ne dashni…

Pjaver Kroni – Ndjese mjeshter Kol qe po te publikoj kete pjese pa aprovim tand por asht ma e forte se une…
Na vleni Ju Artistat shkodran, qe me na marre perdore, e me na mesu… se Poezia e vertete asht e rrujtun ambel ne emocionet puro te vogelsinave te madhnishme…

“Linda e u rrita ne nje rrugice t’qete te Shkodres edhe pse e fillonte diten heret nen zhurmen e nje motori rrashkaqel jawa te agronomit ,Ylli Zylja. Kishte vetem gur, rrugice e bukur e dashtun, magjike, rrugice pa emen… por e njoftun.
E njoftun per personalitet qe linden ne çdo familje t’ksaj rrugice.
Personalitete t’ artit, t’kultures, shkences apo qe dhane jeten per Shqipnin. Gjuraj: familje deshmoresh. Tonin Ujka:(artist i meritum) Ricard Ljarja (artist popullit) Ylli Zylja (agronom, studius tokash).
Banesa ku banonte z.Ylli ishte e projektume nga Kol Idromeno e ku banoi nje periudhe vet ai. Ne k’te shtepi, gjithashtu mendohet qe u ralizu motra tone, Xhakonda Shqiptare.
Ndoc Mileta (Arkitekt, piktor), nder dy arkitektat e pare shqiptar. Gjovalin Mileta (agronomi i pare qe hodhi bazat e agronomise shqiptare).
Pra nga cdo prag shpije t’asaj rrugice pa emen, dolen do djem te rinj, e nje dite, kur u kthyn, u kthyen me germa te arta mbi shpinde…e ja vune asaj rrugice ne sy…asaj rrugice, dikur te paemen…”

Pjaver Kroni – I dashtun mik Artist Kol Mileta.
Sic thuhet qe jane librat qe te gjejne vete, mendoj se vlen edhe per miqte e personalitetet qe ta “pershkojne” ngajhere jeten apo thjesht ta takojne…ta gjejne vete ate…
1- kush jane bashkepunimet, takimet apo njoftjet qe kane lane mbresa, gjurme apo qe kane shenu dicka me randsi per Shkodren apo per artin qe ju perfaqesoni ?
2- Po ju pyes krejt pa doreza, pertej nacionalizmave e konservatorizmave te teprume qe Shqiprari ka, sidomos ne aparence…
A jeni edhe Ju pjese e pesimizmit te nje hiseje te madhe elitare kulturore e ma gjane, qe konkludon haptas ne oda te ngushta mendimesh e bashkbisedimesh – Ky vend nuk bahet kurre ? Pse ?

Mirenjoftje per Ju e suksese te matejshme ne krijimtarine e ne vepren tuaj permes se ciles na bani ma optimista e ma krenar qe jena shkodran!

Suela Tukaj Mehmeti – Z.Kol Mileta, pershendetje! 1) Cfare mendoni per artin bashkohor ne Shqiperi, si e shihni ju ate? 2) Nese themi qe “arti krijon imazhin e nje kombi”.Cilet artiste shqiptar japin imazhin Shqiperise. Cilet do ishin disa nga emrat qe do veconit? 3) Se fundi: Cili eshte roli i nje kuratori ne nje ekspozite, sa i rendesishem eshte? A ju ka rastis qe t’ju kete ndodhur mos te ishit, te themi ne nje linje me kuratorin ? Ju falenderoj paraprakisht per gadishmerine Tuaj dhe ju uroj suksese dhe shendet.

Elona Çuliq – Pertej falenderimit qe je pjese e kesaj hapsine qe asht fort dashamirese e artit dhe se bukures, e gjithashtu respektit per punen tande qe personalisht mu me ka lane mbresa, pyetja jeme asht kjo:
-A e keni konsideru ndonjihere vedin si nje “Rozafe”, qe per me ndertue kalane e Artit dhe te karrieres tande, tasht dasht me “sakrifikue” e me e muros n’vedi kujtimet e familjes, lagjes ku je rrit, vendit ku ke investue per vite me rradhe jo vetem si artist, por si njerzor ne fillim, e per me u largu e me e ndertue kalane tande jashte kufijve?

Kol Mileta – Mirmrama t’dashtun miq e dashamires te artit!

Leticia Gargjola – Mire se vjen Zotni Kole…

Kol Mileta – Mirmrama Leticia!

Kol Mileta – Te dashtun Pjaver e Gjergj besoj se n’lidhje me pytjet e juaja per Rozafen jam mundu me ju a dhan pergjigjen, me falni se kam shkru g’jat se s’pata kohe me shkru shkurt

Kol Mileta – I dashtun Jetmir, i informum prej Pjavrit e n’baze te dritares tuj virtuale Pershkodren, mbetem i bindun qe atij qyteti t’amel nuk i kan mungu kurr forca rinore me nje kapacitet qe t’ban me mendu e me rreflektu. T’falemnderes edhe nje here per ça jeni tuj ba …!
Asht e mendume bukur promovimi i artit nepermjet faqes tuj. Tu ju uru e tu pas besim qe ky gur i rand i skalitun bukur prej tan jush,metet ne histori.
E vlersoj sakt, n’momentin e n’vendin e duhun pytjet tuja, po mundohem me bisedu me ty me knaqsi edhe se zanin nuk ja njofim njeni tjetrit. Po t’mersha nje peshore vitesh e t’vesha nen njenen ane 25 vjet i lindun e i rritun ne Shkoder e ne anen tjeter i fluturum n’andrra po edhe ata 25 vjeçare,mendoj se andrrat peshojn ma leht e pra nuk nisem kurr me vjell n’pesh:)
E kuptoj ku don me dal, aty ku un po e kam t’vshtir me hi. Her mas heret per me shu etjen shfletoj ata faqe t’bukura pa pejashtu faqen tuj… e si thote Rozafa (Shpuza), tuj bubrru neper Shkoder . Pra tu ju kuptu ju e ju m’kuptoni mu. Flitet per krize ekonomike. Artistat jan m’su me u ngi me shpirt e tan Shkodra e gzon k’te emen. E ve vedin per shpirt njitesh t’ulun ne nje cep te Shkodres e takoj me imagjinaten teme miq e mi t’njoftun e t’panjoftun, ah sa bukur me nejt me ju,tu ju taku e tu ju perqafu e ndoshta me arsy loti rreshqet mbi faqe. E kujtoj me dashnin ma t’madhe e me nje rrespekt pa fund e me shum keqardhje largimin e parakohshem, pa kthim t’mesusit te liceut mikut tem t’dashtun Ali Miruku, Shkodres i mungon!(Nuk po mund te rrija pa e permend).
Pra i dashtun Jetmir, arti Shkodran asht i lem n’levizje, e levizja asht zhvillim.

Kol Mileta – E dashtun Leticia, per mu personalisht ka ken nje shkolle e dyte prekja me dor e veprave te Rilindjes Italiane apo ekspozitat e ndryshme te autorve me emen te artit botnor.Un u ndala te kto vepra.Tu u largu i mora vetem emocionet.E ktu fillon vetvetja.Nuk po mundem pa u kujtu msuse Giten qe me mesoj a.b.c e pare te jetes teme,i jam mirnjohes!T’falenderoj!
E kjo asht gjyshja jote qe un krenohem!

Leticia Gargjola – un te kerkoj ndjes Kole sepse nuk kishe ba lidhjen me ftyren e emnin…Ke kene profesor i jemi ktu e kaq vjet para … T’falemnders per fjalet e konsideraten karrshi gjyshes teme Margerita…e vertete… ka kene per me u krenu… Te uroj cdo mirsi e marsi…

Kol Mileta – E dashtun Alma, po m’bahet qefi qe nuk po rrin ma me pak forc kjo pytje ,i ke ra shejit me thu per nje blu qe e paskam n’shpirt a sa pak qefe do t’kisha me e perdor po ca me ba,raliteti ti then dhamt tu mos kerku me e blu.
Besoj se m’kupton …ishte ma e fort se un ajo morales ne blu ku deti si perbindsh i kapi me dur e i holli n’fund t’pafajshmit e rregjimit.
Ata gur qe peshojn shum me nje forc t’madhe i resistune thethesis, nuk asht e vertet guri bjen n’fund ujit aj ec shkon e vjen.
1781914_793306864016746_171356136_n

Kol Mileta – Ju kerkoj t’falun per ndonje gabim n’shkrim emocioni me rrexon.

Kol Mileta – Linda Arraj E dashtun Linda,e mirpres me shum dashni pytjen tande t’bukur, krijimtaria e artistit asht nje fjal gojet, po te diftoj nje histori. I ndalun para kavaletit midis nje rruge kryesore ne Rome ku zhurma e makinave krijonte nje simfoni,un pikturosha i qete, njerzit u bashin shum kurioz me mu e me kavaletin,ndoshta mund mendonin gjithçka e shum prej tyne kishin deshir me mu afru po trafiku bante t’pa mujtunen,shifnin me çudi jo mu si piktor po vendin qe kisha zg’jell me nejt e me pikturu per mu ishte e natyrshme,lindja e nje vepre arti.
E k’ta pune lindin e nuk ndryshojn asnje presje, i mesin emocionit t’provum, t’falemnderes!

Alma Hoti Memo – Ju jeni mjeshter i penelave , i ngjyrave , kompozimeve, simboleve etj e kjo padiskutim liidhet me nje shpirt te madh artistik e njerezor e te jesh i tille po nuk pate vibrato ndjenjash nuk ka kuptim. Ju cmoj e ju uroj shnet e krijimtari te gjate sepse cdo gjurme e juja artistike do te jete udherrefyse per te ardhmen tone , per identitetin tone. Nder per ne te kemi njerez si ju.

Kol Mileta – T’falemnderes Alma!

Jetmir Troshani – Te falemnders per vemendjen dhe sinqeritetin cilsor te pergjigjes tande. Komenti jem vlersues i pergjigjes tande vjen pak me vones dhe tue t’kerkue ndjes shpreh se prezenca jote i ka dhane nji standart tjeter admirues artitistik ketij Grupi.
Respekt Kol Mileta!

Jozef Martini – Çka ndjen kur sheh aq talent te Cristian? Çka ka me pase ma shume randesi per ty ne drejtimin e tij?

Kol Mileta  – E dashtun Suela, ah sa doni me dite,edhe un si ti
Po ndalem te nje pike,ne themer te Akilit.
Arti i kombit tone ndertohet mbi shtylla t’çelikta, t’nguluna theth n’token tone.
I falem tradites t’mrekullushme qe kena pa u nal nder emna.
I falem shkollave t’forta t’artit ku u rriten e rriten,krah per me perballu fluturime t’largeta ne pafundesi.T’falemnderes!

Kol Mileta -E dashtun Elona,m’preke me ta than t’drejten thelle e kam fillu me nje breng ne shpirt e po e mbydhi i qete me k’te pergjigje qe po i bashkohet ati filing qe pershkon krijimtarin teme e ndertimin e saj qe neser mos me u rrexu.
Rraporti i jem me Rozafen,tu u ndertu e tu u prish e deri sa u sakrifiku ,u ndertu per mos me u rrexu kurr per jete te jeteve.
Nqs ke parasysh ne nje pergjigje ma perpara qe them i rrotollosha asaj kalaje me dashni e nje dit a e din ça me tha : Kole: merr shemullin tem me vedi se ke me ken i ralizum e ashtu u ba. Bashk me grun e me fmit e morme me vedi. T’falemnderes!

Kol Mileta – I dashtun Bep,mendova se e mbydha per sonte po ti Bep them e sgabohem kurr ste len me marr frym a e din se edhe me ty Bep po kam po njaç emocion edhe se ndihena perdit e kerkojm me ja vu shpatullat pa frik artit.
Ne k’ta fjal qe un kam fol ma siper ti ke pjesen tande. Kalume nje fmini, nuk po permendi emna se nuk kam dasht qysh ne fillim per motivin mas me mungu kerkend me dashni. Bep,besoj se ke vulen tande ne suksesin tand po edhe ne temen. U ndala e po rindalem,puna e jote e fundit asht sintez e fuqishme qe ka me shperthy dyert e Parisit n’to dit. Mendoj e deshiroj t’merresh at qe meriton.
Persa i perket Cristianit t’vogel (dalit) i ardhun ne jete me shum dashni. Nuk po mujtem pa ju diftu tanve edhe nje pjes jetet t’mlume me nje ngarkes mbi emocionale.
U gjeta ne urgjencen e spitalit te zones per nje urgjenc ne pritje syt e mi t’mbushun me lot(jo nga problemet shendetsore ) por nga kujtimi shum i trishtum i humjes te prindve t’mi te dashtun e ne te njejten kohe me lot edhe ma te fuqishem n’kujtesen e lindjes te djalit tem Cristian ne te njejtin vend.
1896747_793333284014104_591396570_n

Jozef Martini – Te pyeta per Cristian, se ty s’kam çka me te pyet se te njoh aq mire sa, kur te kesh gjume, mundesh me ma lane mue passwordin se pergjigjem une ne emen tand

Elona Çuliq – Te falenderoj per pergjigjen, sinqeritetin e thjeshtesine per krejt biseden. Te uroj shume suksese ty e t’dashtunve te zemres

Entela Tabaku Sörman – Kol, i paskena djemte me te njejtin emen Persa i perket femijeve me talent, si mendon a asht ma mire me i lane me u zhvillu te lire ne ritmin e vet apo me i shkollu e me i ushtru heret qe te mund ta kultivojne talentin? Pershendetje me shume respekt!

Kol Mileta – Nuk e kam per vedi se kisha nejt me shum knaqsi po detyrohem me vu me fjet Cristian, po e mbydhi tu ju falenderu tanve per kto ore qe kalume bashk,posacerisht falenderoj Pjavrin per bashkpunimin ne lidhje te nje qellimi t’perbashket prej tan nesh. Ju falemnderes! Me falin shum per ndonje gja qe mund t’me ket rreshqit. Ma bashi naten e mire!

Alma Hoti Memo – Edhe ne te uroj shume suksese dhe faleminderit dhe nje here.

Kola Herr Kola – Kol i dashtun, duhet nji dimenison njerzor mbas nji artistit…une sonte u binda se neser kam me vendos ne muret e shpise teme nji veper te neorrealizmit tand, se sa nji punim abstrat, tip artikuj elektro shpiake te thyem pergjyse qi i thone art postmodern…naten e mire mik i mire, njeri i mire!

Leon Lekaj – Urime Kol! E ndoqa me interes bashkëbisedimin tuej. Edhe pse vetë nuk isha i pranishëm me pyetje, miqtë e mi plotësuen ato çka unë doja me ditë. Të falënderoj!

Pjerin Ndreka – Mjeshter Kola te uroj shume suksese e falenderoj Pjavrin qe u ba inisiator i biseds s’ate.Na nuk njifena,po une tu’ bubrrue neper fb kam ndeshe n’emnin tand e n’konsideratat e shume miqve t’mi per artin tand.Mu plotsue deshira me t’njofte diçka ma teper nepermjet ksaj bisede.Une nuk bana pvetje,po njisoj se pvetjet e miqve t’mi ktu ishin edhe t’miat.Tu’ e mbylle te uroj edhe nji here suksese t’vazhdueshme

Rozafa Shpuza – Jam kenaqe ne kete bashkebisedim me artin… Te falenderoj per emocionet Kol Mileta!

Kol Mileta – Mirnjohje per tan, ju falemnderes!

Pjaver,sot u ndala me vemendje si te intervista ashtu edhe te komunikimi i jon per pergatitjen e saj.
Duke e lexu me shpirt t’mushun e shpejt ,tu mendu me vedi i knaqun se Shkodres tone nuk po i shterren penat e forta, nuk po i hum burrnia e mendimit t’sinqert e dashnia e kthyme ne simbolin e levisjes.
Bukur Pjaver u perputhe n’ingranazhet e çelikta duke i zhvendos drejt nje qellimi t’perbashket, per artin e Shkoder loces.
Nuk mund te rri pa permend zotnillekun,mençurin e Jetmirit Troshanit.
Me vjen shum keq qe mram nuk paskam pa disa pytje,ju kerkoj t’falun!

Po e mbydhi per me u ripa me artistin e rradhes,ju falemnderes!
1604909_793874843959948_197754418_n

Merita Berdica – sapo lexova kometin e Kol Mileta…. dhe po me duket vedi si ai femija i vogel , i cili nga babai i tij ka marre nje dhurate te bukur dhe per cudi, ai flen me te …keshtu me eshte shfaqe , Shkodra, relike me te gjitha performancat e saja vajznore …
te falenderoj shume , Kole per kete kolazh te bukur artistik ..edhe pse nuk kam njohuri me i vendos notat ne pentagram , sipas hartes tande piktureske me orjenton busullen teme , ku me e gjet Shkodren edhe pas 1 mije shekujve …te uroj suksese te metejshme ne arkivim dhe ne demostrim te punes tande te mrekullushme!

Mirela Qyteza -jam knaqe pa mse nga ky bashkbisedim dhe informacion i mrekullushem !! Te lumte Pjaver qe na e bane te mujtun dhe urime te perzemerta e suksese te matejshme z.Kol Mileta per artin tand te mrekullushem dhe qe na fale kaq emocione !

Visitoni Grupin PerShkodren ne Facebook