Liqeni i Shkodres – nga Entela Tabaku Sörman

Time posted: Tuesday, July 21st, 2015 3:36 pm

Share on Facebook116Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Entela Tabaku Sörman

Entela Tabaku Sörman

sa here kthehem
ndalem para liqenit
zgjas duert drej tij
e mbledh krejt
e baj top
e shtrij në peta
e holloj
e mbledh sërish
e hedh përpjetë dhe e pres
e gjuej nga një dorë në tjetrën
e giciloj
derisa nis e qesh
sa qeshet liqeni
kur e kam kështu në dorë
e më kthen herë fytyrën
herë qafën
me e puthë
atëherë
atëherë unë e harroj se asht i tanve
e lëshohem krejt në të
e duert më bahen liqen