Liqeni i Shkodres – nga Merita Berdica

Time posted: Wednesday, July 15th, 2015 1:31 pm

Share on Facebook33Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Merita Berdica

Merita Berdica

Kur pala e muzgut
var petkun n’ajri qiellnajes,
thaket e diellit bijne shakull
nga shkundja e t’kotunit.
Rete marroqe hapin nje dekik
arkapijat e liqenit…
E bri gjoksit te malit,
Hana, ul shtatin me zhdervjelltesi
vajznije,
tue gufue frymarrjen fresknije
mes kandilave t’eres.
Hyjet me qerpik t’synit
ia krelojne bishtalecat pale-pale…
arome myshqesh.

Ne vegime t’pamunit
harliset liqeni djaloshar,
per me hatrue hanen
ne bujtinen e valeve,
tu i shnderrue shelgjet
ne kala fishkellimash,
e guret ne varka xixellonjash.

Ohhh,
si pergjojne perendite
pas koltrinave !

Ne mollzat e pasqyres
skuqet Hana.
I zhegitet krahanori
ne perlotin e marres.
Nga supi pershqet tentenja grepnaje,
llastim gushes, gudulisje e brishte
mes belit mberthye,
se …ne pragun e buzes t’njome
kane cil ganxhet e puthjes.

Tash…
muzgu ka ul koltrinat qiellnaje!