Liqeni – Nga Irena Balca

Time posted: Wednesday, July 8th, 2015 1:53 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Irena Balca

Irena Balca

Liqeni

Çdo mramje,
Taraboshi ne n’pa ngimje puthet me ty,
Thelle ne trup tandin tuj hi
Me buzen e gjan’ sa nji dashuni.

Puthja e argjerueme edhe kur
Era e territ zhdervjell kurmin tand!
Gurefund lmashk mblu!
Oaz,
ku gjumi rrin çuet tuj prit andrrèn me iu kthy.

Rremon andrrimari ne faqen tande
Te lmuet faqen e t’bute naten e ka gjet’
Mendimet i kan tret’
Aty ku hana takon n’uje dritat e Shkodres.

Perkundet kadale barka e rremat rremojn’
Shtate tinguj kumbojn’
Andrruesi persrit n’afsh t’vet
Kangen qi lulen ven me fjet.

Era e territ shkapet buzet çaplyeshem ne breg
E pa besa,
Gurin rrah vala
Gjinit shperthen andrra
Andèrrimtari vozit terrin,
Lules gjumi mos me iu prek.

Shtate zanore n’uj rremat e drujt’.
Lulebora ka ardh’ me bujt’!