Liqeni Shkodres – nga Klodian Kojashi

Time posted: Tuesday, July 14th, 2015 1:41 pm

Share on Facebook43Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Klodian KojashiLiqeni shkodres asht vazhdim i qiellit,
ai mbledh gjethet e shiut, prej dashnise qe ka
per ata qe lundrojne vjeshten mbi nji levozhge andrre.

Liqeni shkodres asht nji pergjigje e madhe
per pyetjet qe s’paten nji kurajo me aq nivel sa vetvetja,
asht nji e vertete per me la faqet e shpirtit, mjeseve,
kur bota hap dritaret, e nji za gruaje mjafton per me jetu tan jeten.

Liqeni shkodres asht jete,
por s’mund te jete nji dashni e perjetshme,
une e di se gjate jetes kam me e dashte nja treqind vjet,
por jo ma shume.