LOJCAKE – Aleksander Shallvari

Time posted: Thursday, July 2nd, 2015 8:27 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Aleksander Shallvari

Aleksander Shallvari

LOJCAKE

Si mundesh mu drujt prej meje,
pse fshehësh pas një grimce inkandeshente
Kur kush nuk te ka dashtë ashtu si unë
As jot eme që t’perkuni,
Prandaj të them mos ki frikë nga unë…

Sa bukur ke ditë me lujt me zjermin pa tu djeg dora,
Drutë e shpirtit i shtyje avash avash në voter
Dimnat të zhvishnin nga mendimet e kota
Ndërsa mosha merrte flakë si theker
E me buzët e kuqe qeshje si e marrë.

Ndërsa rrugës, shkujdesur lije të dukej
Pak gjoks i hedhun e pak kofsh e bardhë
Rrotulloje gishtat cigaren e ndezun e qeshje me veten, me mua qeshje si e marrë.

Kot ke frike prej meje,
Asht dremitja e gjatë e dreqit nën jorgan
Që të ndez afshin mu ba tjetër
Me provu çdo me thane dashni tamam
E me u shkri si një flutur
Në zjarrin që ndezur mban.