N’buze te liqenit – nga Teuta Haxhija

Time posted: Saturday, July 11th, 2015 11:39 am

Share on Facebook26Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
11696890_10153446316189507_1400133824_n

Teuta Haxhija

N’buze te liqenit
m’pyete per dashnine.

Krahe drejt hapsines me u zhyte
kambe drejt thellsines me u mbyte
dur drejt qiellit me u taku
trup drejt pafundsise me u genjy
sy drejt kthjelltsise me u zhgenjy
mish drejt mrekullise me u gjallnu
shpirt drejt bregut me u ringjalle.

Kur m’pyet per dashnine, bije
Te çoj n’buze te liqenit
e te flas me buzet e tij