Ne preherin e tij! – nga Astrit Fani

Time posted: Tuesday, December 9th, 2014 8:16 pm

Share on Facebook1Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Astrit Fani

Astrit Fani

Ne preherin e tij!

Me duhej te beja shume pune njeheresh, te rregulloja shtepine qe kisha marre me qira, dhe njekosisht te mblidhja te gjithe sendet e rrobat ne dhomen time qe nuk ishte me e madhe se tre me tre.

Ishim familje e re, po shkonim ne nje apartament me qera me pak hapsire me te madhe. I njihja pak a shume te gjithe banoret, sidomos njerin me mire. Ne fakt jo se kisha ndonje relate te madhe me te, por njihja veprat e tija, e ia kisha lexuar po thuajse te gjithe romanet.

Ate dite ishte pak ftohte, ishim duke ngjitur rrobat lart ne pallat, shkallat ishin ne erresire. Sa filloj te ngjitem, ndizet nje çakmak.

“Ku shkoni ju keshtu?” – thirri nje burre ulur ne cepin e shkallave, floke thinjur, me triko te trashe leshi, dhe nje pale tuta sportive gjunje dala, ne dore mbate cigaren e ndezur.

Ia njoha zerin. Ishte ai! Qesha pak nen buze, dhe iu afrova, fare lehte dhe e pershendeta
“ Mirembrema Profesor!”
“ A, ti qenke, e çfare me duhesh ti, ta dish, po ta them qe sonte, ty nuk te njoh fare. Si e kane emrin vajzat tuaja ?
Perseri qesha lehte , i pergjigjem: “ Jona dhe Edit”
“ O sa bukur ! Ne fakt une nuk do ti therras kurre keshtu, une..
– thithi me etje cigaren – te madhen do ta quaj.., Kaproll, ndersa te dyten Bufi. Naten e mire!”
“ Naten Profe!” – i pergjigjem. E shoh se ulet ashtu galuc ne vendin e tij, me çakmakun e ndezur deri sa i digjej dora.

Me pas erdhen vajzat, po beja te disaten rruge, kur dalloj perseri çamakun e ndezur. Ishte mes vajzave te mia. Ato ishin te ulura ne preherin e tij!