Përgjigju nismës “Një piano për qytetin e artit, Shkodrën”! – nga Albert Vataj

Time posted: Tuesday, January 12th, 2016 6:13 pm

Share on Facebook43Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

12496283_1394554450843551_4837436141007868851_o

Përgjigju nismës “Një piano për qytetin e artit, Shkodrën”!

Nga Albert Vataj

Një grup artistësh shkodranë, përmes një dalje publike, e cila fatkeqësisht ka mbetur lokale, ka lançuar nismën “Një piano për qytetin e artit”. Ata ftojnë të gjithë sipas mundësive të kontribuojnë në sigurimin e një fondi, i cili do të përdoret për blerjen e një painoforte koncertore, e cila do të vendoset në teatrin “Migjeni”. Më shumë se një iniciativë e artistëve shkodranë, personalitete të vlerave të këtij qyteti, është një thirrje gjaku, një kushtrim i krenarisë shkodrane.

Nevoja për të përtërirë besimin, për të ripozicionuar Shkodrën në promotorin e zhvillimeve kulturore-artistike, e vë vullnetin e artistëve në skalionin e parë të kësaj përpjekje për ndryshim.

Sot ata nuk shtrijnë dorën për të kërkuar para, as lëmoshë, por përmendje prej kësaj kllapie që po çon për nga velja dhe shterimi i vlerave dhe atributeve, me të cilat ne krenohemi. Ata i japin zë ndërgjegjes shkodrane, ftojnë me zë zemre gjithkënd që beson se Shkodra meriton shumë më shumë.

Mungesa e një pianoje profesionale, më shumë se një trazimi që vret në embrion zhvillimin normal të një jete koncertore të këtij qyteti, ajo gërryen vetëdijen e atyre që besojnë se Shkodra siç nxori korifenj në fushën e artit, ka kapacitete dhe energji të lindë dhe të rrisë pasione të fuqishme të përtëritjes dhe promovimeve dinjitoze artistike.

Shkodra, ky qytet, i cili në shekullin XIX  kishte aq piano për numër banorësh sa ç’kishte Vjena, Parisi apo Roma, sot ysht artistët në kushtrimoren e thirrjes së gjakut, në nevojën e ngutshme për t’i dhuruar “djepit të kulturës” një piano. Është paradoksale dhe e trishtë njëkohësisht ky mungim. Nëse në vitin 1946, sipas Zef Çunit, në Shkodër kishte rreth 90 piano, sot në vitin 2016 pse duhet t’i mungojë teatrit “Migjeni”, këtij institucioni me një histori 60-vjeçare një instrument i tillë. Një pyetje pa përgjigje, siç janë pa përgjigje edhe shumë pyetje të tjera që gëlojnë në themelet e nevojës së këtij qyteti të ndjehet real në madhështinë e vet historike.

Hapi i parë

Koncerti i Fundvitit, “Ndërmendje”, i cili u zhvillua më datë 29 dhjetor 2015 pranë sallës së Shkollës së Muzikës “Prenkë Jakova“, shënoi edhe fillimin e nismës “Një Piano për Qytetin e Artit”, një fushatë që nis rrugëtimin e mbledhjes së fondeve, me të cilin do të blihet një piano koncertore për teatrin “Migjeni”.

Nga shitjet e biletave të koncertit “Ndërmendje” u përftua fondi prej 109 270 lekë të reja, fond, i cili shënon dhe shumën e parë që mblidhet në kuadrin e kësaj nisme.

Bashkia premton një shumë të konsiderueshme

Bashkia Shkodër, në mbështetje të kërkesave të vazhdueshme të artistëve shkodranë për sigurimin e një pianoforte koncertore, për teatrin “Migjeni”, në projektbuxhetin e vitit 2016 planifikon vënien në dispozicion të një vlere financiare të konsiderueshme.

Gjatë një kontakti që kemi pasur me institucionin e Bashkisë Shkodër për të saktësuar fazën ku ajo ndodhet në finalizimin e fondit të premtuar, na bëhet me dije se projektbuxheti është në proces. Bashkia ka menduar që të parashikojë një zë në këtë projektbuxhet, i cili do t’i bashkëngjitet shumës së mbledhur nga nisma “Një Piano për Qytetin e Artit”.

Shuma financiare akoma nuk është saktësuar, por do të jetë e konsiderueshme. Në momentin që projektbuxheti do të jetë i përfunduar dhe gati për t’u votuar në Këshill Bashkiak, ata premtojnë se do të jenë të hapur për të bërë publike shumën që ka parashikuar ky institucion për këtë nismë.

Mundësia për të kontribuar

Ftesa nuk është e nominuar, por këtij kushtrimi mund t’i përgjigjet gjithkush mundet, gjithkush ndjen se i ka një borxh këtij qyteti, tankush beson në vlerat e pamohueshme të këtij bastioni të kulturës.

Kushdo që është i interesuar, individë, organizata joqeveritare, subjekte shtetërore apo private, të dhurojë një shumë për “Një Piano për Qytetin e Artit”. Ftohen gjithashtu, të gjithë artdashësit, biznesmenët, organizatat, mediat etj., që t’i bashkohen kësaj fushate.

Në çdo bankë të nivelit të dytë, çdo individ ose biznes që ka dëshirën dhe mundësinë për të dhuruar, mund ta bëjë dhurimin pranë numrit të llogarisë së Bashkisë së Shkodrës, duke shënuar “Një Piano për Qytetin e Artit”.

 

Bashkia Shkodër

KODI: 2141001

Dega Thesarit Shkodër

KODI: 3333

Sponsorizime nga Individët

KODI I LLOGARISË EKONOMIKE: 7207012

Sponsorizime nga Organizata Jofitimprurëse

KODI I LLOGARISË EKONOMIKE: 7207010

Sponsorizime nga Subjekte Shtetërore dhe Private

KODI I LLOGARISË EKONOMIKE: 7207011

NUMRA E LLOGARISË QË BASHKIA SHKODËR KA NË BANKAT E NIVELIT TË DYTË

UBA BANK (Banka e Bashkuar e Shqipërisë)

AAISALTR/1702007600000119

CREDINS BANK

CDISALTR/4642707

IBAN: AL79212510810000000004642707

ALPHA BANK

CRBAALTR/902016125000014803

IBAN: AL82902513390161250000148031

NBG BANK

ETHNALTX/16061710000025

CREDIT AGRICOLE (Banka Amerikane e Zhvillimit)

EMPOALTR/000300481

IBAN: AL94210512210000000000300481

PROCREDIT BANK

FEFAALTR/600742150501

IBAN: AL34209516090000600742150501

FIRST INVESTMENT BANK

FINVALTR/43400020900803200

IBAN: AL2721551099ALL5300000803200

VENETO BANK

ITSVALTR/00012985060

IBAN: AL612045108200000000001298560

BKT (Banka Kombëtare Tregtare)

NCBAALTX/410279648OLTHESALLAO

IBAN: AL2620551106279648OLTHESALLAO

SOCIETE GENERALE

PUPPALTR/00000075319

IBAN: AL39213510190000000000075319

RAIFFEISEN BANK

SGSBALTX/1404030837

IBAN: AL79202510020000001404030837

TIRANA BANK

TIRBALTR/0600820000009

IBAN: AL812065101700000600820000009

UNION BANK

UNALALTR/510111378160116

IBAN: AL24214511020510111378160116

INTESA SAN PAOLO BANK

USALALTR/34154430701