Njihuni me fotografin profesionist Frang Dushaj

Time posted: Monday, December 22nd, 2014 3:31 pm

Share on Facebook59Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
profile_02

Frang Dushaj

Në kte Intervistë surprizë për anëtaret e grupit PerShkodren, falenderojmë ngrohtësisht artistin e mirënjohun, fituesin e shumë çmimeve ndërkombëtare, fotografin profesional, Shkodranin që na nderon në të gjithë botën me artin e tij, Z. Frang Dushaj. E vlersojmë pa masë që u mundësue me u përgjigjë nji numri pyetjesh, të cilat kanë me na lejue me u njoft ma shumë me personin dhe fotografinë e tij.

Me dy fjalë, kush asht Frang Dushaj?

I lindun në Shkodër por si shumë bashkatdhetar tjerë e kam lanë vendlindjen. Jetoj pothuej se nji çerk shekullit në Suedi.

Na trego për punen tande fotografike.

Punoj kryesisht me fotografinë artistike ku natyra asht frymzimi kryesor. Për mue koha ma e përshtatshme me fotografue asht gjatë orëve të ditës kur drita asht ma e butë dhe e kontrollushme, gja që më krijon mundsinë me u përqendrue dhe me punue pa shpejtim. Përvec kësaj gjatë këtyne orëve, fill mbas perendimit, naten vonë ose pak para se me ague, i shmangem edhe lëvizjeve të trafikut apo njerzve. Jam në kërkim të nji bukurisë të thjeshtë e të qetë dhe në këta hapa vazhdon e gjith puna fotografike që baj. Procesin e fotografimit dhe post-procesin e pamjeve i baj në nji ritëm të ngadalët, zakonisht marr kohë të gjatë me krye nji fotografi. Kam negative që ende nuk i kam ‘lá’ dhe foto të papërpunueme, kjo nuk shkakton stres apo ngut me pa rezultatin, përkundrazi për mue asht ma e magjikshme dhe shpesh ma produktive kur lehet nji perjudhë kohet me kalue para se me kapë në dorë fotografinë.

FDP01Përdori sa ma pak aparatura që t’jetë e mujtun, nji kamera analoge gjysëm format e viteve 70-të dhe nji digjitale, plus nga nji objektiv sejcila. Post-procesin, që asht nji pjesë shumë e randsishme, mundohem me e mbajtë sa ma të balancuem kështu që pamja të mos kthehet në dicka sterile dhe pa ndjenja. Cdo fotografi që baj vjen nga nji ekspozim i vetem dhe prej aty vazhdon krejt puna deri në përfundim. Zakonisht ekspozimet janë të gjatë, prej disa sekondash deri në 30-60 minuta. Kjo më krijon mundsinë me përjetue procesin e fotografimit si dicka medituese.

Çfarë e frymzon Frangun?

Për sa i përket frymzimit besoj se cdo person krijues ash i mbushun përmbrenda me ‘pamje’ të grumbullueme gjatë jetës. Mendoj se kjo vlen jo vetem për ata që merren me arte vizuale por edhe për shkrimtar, muzikanta etj. Në shumë raste përfytyrohet se cka kerkohet me u krijue por jo gjithmonë resultati korrespondon me imazhin fillestar. Për këte arsye kam zgjedhë me i besue intuites teme dhe jam ma i hapun e tolerant ndaj ndryshimeve që mund t’dalin gjatë fotografimit e që nuk përputhen me previzualizimin tem krijues. Në këte mënyrë cdo frymzim i vetdijshem apo jo ka ma hapsinë me influencue dhe po u punue me durim me shtye drejt nji stilit ma origjinal.

Nuk mund t’tham se kam nji frymzim dominues, ndoshta sepse përgjithsisht nuk jam i kufizuem në shije edhe pse ka gjana që m’bajnë me ndie ma shumë se tjera. Nëse mund t’përmendi vetem artin e fotografisë vlersoj ma së shumti perjudhen piktorialiste.

Ngjyra apo bardh/zi. Çfar mendon? Pse nuk ka njerëz në fotografitë tuaja?

fd11Monokromi i përshtatet ma shumë asaj që deshiroj me paraqitë dhe njikohsisht asht ma sugestive. Për mue ngjyrat përmbajnë shumë informacion, sidomos në pamjet natyrore. Mendoj që efekti i dritës dhe kompozimit tek shikuesi asht ma i fortë në nji pamje bardh e zi. Kjo nuk don me thanë që fotografitë me ngjyra nuk janë të bukura, vetem që nuk i përshtaten punës që deshiroj me ba.

Mungesa e qellimshme e personazheve në fotografitë e mija vjen nga deshira që shikuesi të jetë pjesë po aq kryesore e procesit të fotografimit. Nji personazh në fotografi të ofron pothuejse gjithmonë nji histori të gatshme ose orientuese. Tue zgjedhë me punue me nji peisazh pa njerëz e ka cdo shikues ma të mundshme me u ba pjesë e fotografisë ose me e ba nji peisazh të vetin, me e interpretue ashtu sic e shef dhe sic e ndien.

Cila prej fotografive tueja ke ma të preferueme? Pse?

Të gjitha fotografitë e s’ardhmes, ato që ende nuk kam fotografue.

Disa shkrepje të tjera të artistit Frang Dushaj. Për ma shumë vizitoni www.FrangDushaj.com

fd01 fd16 fd14 fd13 fd02fd12 fd09 fd08 fd07 fd06 fd05 fd04 fd03

fd10

fd15