Nuk eshte turp te flasesh dhe per nje turp nga Ylli Halilaj

Time posted: Thursday, November 13th, 2014 8:54 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
201819_103794383039064_6482487_o

Nga Ylli Halilaj

Nuk eshte turp te flasesh dhe per nje turp. Eshte pjese e historis per te xane mend. Turp i vertete per sportin ne Shkoder, per organizatoret, drejtuesit e klubit per basketbollin, per ate sport aq te dashur qe ka mbushur gjithmone shkallet e sallave  sportive te lojrave me dore e ka brohoritur me entuziazem. E humb nje ndeshje nderkombetare (pa u zhvilluar) se nuk u vu dot te punoje nje koheshenues dhe tregues  elektronik i rezultatit ne salle ?!!. E ku?  Ne Shkodren e mijra lloj reklamave elektronike qe ndricojne naten dhe diten, ne Shkodren e qindra specialisteve duararte, novatore e “te cartun” me shpike e zbatu te reja  qe pak kuj i shkojshin ne mendje.  E cfare, ne fund te fundit nje ore elektronike e komanduar. Pra thjeshte nje orë.  E kur flet per “orë” ne Shkoder  te shkon mendja te disa “orë” (sahatë) qe shikonin nga lart e kumbonin mrekullisht  kryq e terthore qytetit, tek orë qe beheshin dhurata per qytete te tjere etj…etj. Nderkohe mua me vjen ne mend dhe nje histori e vjeter, protagonistin e te ciles e kam njohur edhe personalisht, por historine e kam me te ndigjume. Ne lagjen  Zdralej, diku ne njeren nga rrugicat e saj ishte nje dyqan i vogel i nje sahatciu te degjuar. E njihnim si Nuh Sahatcija. Ate nuk mund ta shihje ndryshe vecse  i perkulur mbi banakun e tij me njerin sy te pajisur me lenten e tij t’futun ne nje tub t’ vogel, te zi, e gjithnji duke punu mbi ndonji sahat te hapun. E kjo eshte dhe arsyeja qe une nuk arrita asnjehere t’i  fiksojshe  tamam tiparet e fytyres se tij. Por historine e tij nuk e harroj. Tregojne se ne vitin e larget 1944, bile ne ditet e  nentorit te atij viti,  nje ushtarak gjerman, pjese e trupave gjermane qe po largoheshin nga Shqiperia, hyn ne dyqanin e Nuh Sahatcise dhe i tregon oren e dores qe nuk i punonte. Nuk  dihet a kuptonte Nuhi gjermanisht, por marreveshja midis tyre u be shpejt dhe  sahati i gjermanit u var te rafti i sahateve qe prisnin rradhen per t’u ndreq.  Sic dihet, ditet e Nentorit kaluan shpejt dhe forcat gjermane u larguan nga Shkodra. U largue dhe oficeri gjerman dhe nuk pati mundesi te merrte oren e tij.

Kaluan mjafte vite. Shume gjana ne Shkoder e ne Shqiperi kishin ndryshue. Po dyqani i vogel  i Nuh Sahatcise nuk kishte lujt.  Ishte koha që në Shqiperi vijshin shume pak turistë te huaj, dhe ata qe vijshin ndiqeshin nga “hijet”  e Sigurimit. Nuk dihet se si e kishte ba te mundur por ish oficeri gjerman i ores se prishur, tashme ne perberje te nje grupi  turistesh, kishte hy ne Shqiperi dhe ndër qytetet qe ju ishin caktue per te vizituar ishte dhe Shkodra. Ish oficeri i njihte disa rruge te qytetit dhe kurreshtja e shtyu tek dyqani i vjeter ku kish lënë oren e tij te dores. Sapo hyri ne dyqan syte i shkuan te rafti por  tash tek pjesa ku vareshin oret e perfunduara. Dhe shtangu. Ora e tij e dores priste atje ne gjithe keto vite. Sahatciu i vjeter ne po at pozicion qe ai e kishte lan prej vitesh, I krrusun mbi nje sahat te hapur me lenten e zeze ne sy. Pasi ai iu drejtu me za, mjeshter Nuhi ngriti kryet, dhe kur pa gishtin e drejtuar të klientit te huaj, i nguli veshtrimin, siduket e njofti dhe pa u ngut mori nga rafti oren e varun aty prej vitesh, i fshiu pluhunin me nji pecë, e kurdisi, i rrotulloj akrepat tek  koha e sakte e ia dha. I huaji nxorri me i dhane pare, por mjeshter Nuhi ia ktheu, i ke pagu njehere zotni, a s’po te kujtohet?… Mjeshter dhe njeri i madh.

E pra Shkodren sot e turperoi nje mates kohe dhe rezultati. E ku, ne aktivitetin e vet te dashur, ne sport, ne sportin e bukur, inteligjent dhe tejet emocionues  te basketbollit. Duket as “specialisti” qe kishin thirrur per te ndreq ate “dreq” kohematesi, as organizatoret nuk ishin “as mjeshtra e as njerez te medhenj”.