Pas një bisedë në Athinë me kampionin e Europës Erkand Qerimaj dhe trajnerin e tij Zef Kovaçi nga Ramadan Bigza

Time posted: Wednesday, November 5th, 2014 7:10 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
22431_1366237477455_7510892_nPeshëngritje
Ethet e botërorit
Pas një bisedë në Athinë me kampionin e Europës Erkand Qerimaj dhe trajnerin e tij Zef Kovaçi.
 
Nga RAMADAN BIGZA
 
Nga data 6-16 nëntor 2014 në Kazakistan do të zhvillohet Kampionati Botëror i Peshëngritjes. Për këtë qëllim, ka disa muaj që në Qendren stërvitjeve të ekipeve kombëtare të Greqisë, po stëvitet edhe ekipi ynë kombëtar. Në kulmin e këtyre stërvitjeve, Kampioni i Europës Erkand Qerimaj dhe trajneri i tij Zef Kovaçi flasin për gjithçka që po ndodh këto ditë pak ditë para fillimit të botërorit. Qerimaj flet për objektivat e tij dhe rrugën për të ardhur deri këtu ndërkohë që trajneri i njohur Zef Kovaçi, që dikur ka stërvitur edhe Piro Dhimën flet edhe për atë se çfarë ka të përbashkët Qerimaj me Dhimën dhe çfarë i ndan ato. Zoti Kovaçi tregon se sportistët tanë do të konkurojnë në datat 11, 12, 13 dhe 14 nëntor 2014. Ja dhe biseda që bëmë me dy nga protagonistët e njohur të këtij botërori.
Qerimaj-dhe-trajneri-i-tij-Kovaci

Erkand Qerimaj dhe trajnerin e tij Zef Kovaçi [Foto referenca panorama-sport.com]

 
Zoti Kovaçi botërori po afron. Çfarë përbën ky eveniment?
“Ky botëror është shumë i rëndësishëm, për ekipin në radhë të parë sepse ka të bëjë me kiualifikimet për Olimpiadën që do të zhvillohet në Brazil në vitin 2016. E rëndësishme është që të marrim sa më shumë vende  të para. E kam fjalën për medaljet.
 
Si janë sportistët tanë para këtij botërori?
“Erkandi është shumë mirë, pavarësisht se para pak kohësh pësoi një traumë, Romela Begaj është shumë mirë. Të njëjtën gjë do të thosha edhe për Daniel Godellin, i cili është në një formë shumë të mirë. Ne kemi edhe dy peshëngritës të tjerë, të cilët nuk janë në nivelin e emrave që përmenda por me pikët që do të marrin do ta ndihmojnë shumë ekipin. Jemi para garës dhe kufizohem të flas më shumë, duke ia rezervuar vetes një gjë të tillë pas garës dhe rezultateve, që do të arrijnë peshëngritësit tanë”.

 

Këto janë gara individuale apo ekipore?
“Këto janë gara individuale –ekipore. Fitorja e cdo individi ka padyshim rëndësinë e vet por tepër e rëndësishme për pjesëmarrjen në Olimpiadë është marrja e pikëve nga ekipi. Sepse grumbullimi i sa më shumë pikëve bëhet përcaktues edhe për numrin e sportistëve në Olimpiadë. Ne synojmë të çojmë 4 sportistënë Olimpiadë”.

 
Vite më parë keni punuar me Piro Dhimën dhe dihet tashmë roli juaj i padiskutueshëm në formimin e këtij sportisti, padyshim ndër më të mirët në botë. Njëkohësisht keni vite që po punonin me Erkandin. Cfarë kanë të përbashkët këta dy sportistë?
“Në radhë të parë ata kanë të përbashkët talentin. Të dy i karakterizon një vullnet i jashtëzakonshëm për punë.I vetmi problem është se Erkandi tek ne nuk i ka kushtet që ka pasë Piro Dhima në Greqi.Megjithatë Erkandi me kushtet tona ka arritur të bëhet kampion i Europës dhe kjo nuk është pak. Mendoj se ka edhe moshen tani që për 2-3 vjet duhet të japë maksimumin”.
 
A mendoni se Erkand Qerimaj trajtohet në Shqipëri siç duhet trajtuar një kampion i këtyre përmasave ?
“Më vjen keq, por këtë që po e them para jush, e kam thënë edhe në media të tjera tek ne. Mund të ju duket çudi por nuk kam pse ta fsheh. Kushtet sot në Shqipëri përsa i takon peshëngritjes janë më të këqija se para 23 vjetëve. Ju më thatë që të bëj një krahasim midis Piro Dhimës dhe Erkand Qerimajt. Unë dua të them se ata pra i kishin kushte shumë më të mira. Ndërsa sot Djemtë si Erkandi kanë edhe përkushtimin familjar, një sakrificë e përgjithshme për të arritur më të mirën”.
 
Ardhja juaj këti në këtë qendër stërvitore dhe me këto kushte ideale tregon bashkëpunimin e sportistëve grekë me ato shqiptarë apo kontributin e peshëngritësve, që dikur kanë përfaqësuar Shqipërinë për të ndihmuar kolegët e tyre?
 “Unë them se ato edhe pse kanë përfaqësuar Greqinë, janë njerëzit tanë. Madje Luani para se te shkonte ne Kazakistan sepse u nis sëbashku me Piron pardje, na tha: E dua Shqipërinë sepse është vendlindja ime por e dua edhe Greqinë sepse është vendi ku kam zgjedhur për të jetuar.Unë them se dashamirësia e tyre ka qenë faktori kryesor që ne vimë këtu për tu stërvitur, me kushte shumë më të mira se në Shqipëri, me një kujdes shëndetësor të një niveli të lartë. Ndërkohë që edhe ekipi grek sillet shumë mirë me ne. Kjo i shërben miqësisë midis dy vendeve, që nuk e bën politika por sporti. Kjo duhet të ndodhë edhe në sporte të tjera”.
 
 
Tashmë botërori është prag. A është i gatshëm Erkand Qerimaj për një sfidë të tillë?
“Faktikisht përgatitjen për këtë eveniment e kam filluar shumë muaj më parë. Që nga koha kur kam dalur kampion Europe nuk e kam ndërprerë stërvitjen, Para pak kohësh ishim me trajnerin tim në një fazë përgatitore në mal dhe e kishim llogaritur që edhe pas kësaj faze stërvitore në Greqi, të arrija fazën kumore në botërorin e Kazakistanit që do të zhvillohet pas disa ditësh. Por pësova një traumë gjatë garave të kampionatit tonë kombëtar që u zhvillua në Elbasan, që thënë më trç nuk duhej të kisha marrë pjesë.”
 
Akoma vuani pasojat e kësaj traume?
“Dua të them se ky dëmtim më ktheu shumë mbrapa në stërvitje. Ka mëse dy javë që kam filluar të futem në kohën e ngarkesave të larta. Kam një formë të mirë dhe çdo ditë e më shumë po përmirësohem . Do të jap maksimumin në botëror, duke synuar medalje”.
 
Zoti Kovaçi, a ia vlente që Qerimaj  të merrte pjesë në kampionatin kombëtar kur pretendon medalje në kampionatin botëror?
“Në fakt nuk ia vlente. Tashti kjo ndodhi. Unë që kam më shumë se 30 vjet trajner marr përgjegjësinë time por unë them se Erkandi i ka kaluar këto vështirësi falë një trajtimi shumë të mirë dhe një kujdesi të duhur shëndetësor. Unë mendoj se Erkand Qerimaj është nga ata sportistë, që sakrifikon shumë, punon shumë dhe do të ngjitet në podin e fituesve për të nderuar veten, familjen, Shqipërinë dhe të gjithë neve”.
 
Erkand, cili është mendimi yt?
“Kur u zhvillua kampionati europian, ku unë fitova medaljen e artë, shkova atje pa marrë pjesë në kampionatin kombëtar. Më duket se pjesëmarrja në këto gara para bitërrorit ishte një gabim i madh.Kjo më bën që të mos prononcohemm para garës. Unë vërtetë kam ardhur në ditët e mia më të mira por kjo nuk ka ndodhur gjithnjë. Kam pasur luhatje në rezultate. 30 ditë nuk është kohë e mjaftueshme për të arritur formën maksimale. Ndaj druhem të flas para kohe për rezultatet që akm ëndërruar. Megjithatë unë do të bëj më të mirën të mundëshme”.
 
Zef Kovaçi: “Është pikërisht kështu siç thotë Erkandi por ai është një sportist i madh, i cili në jetën e tij ka kaluar vështirësi edhe më të mëdha dhe ka arritur sukseset e duhura. Unë kam besim se Erkandi do të japë rezultate më të mira se në Europian”.
 
Në çfarë peshe konkuron Qerimaj?
“Qerimaj konkuron në peshën 77 kilogramë. Në këtë peshë konkurojnë sportitët më të mirë të botës. Janë kinez , rusë, polakë, turq etj por në këtë peshë është edhe peshëngritësi ynë shumë i mirë Delian Godelli, i cili është aktualisht nënkampion i Europës. Pra në këtë peshë, do te ketë një luftë të vërtetë sportive…”
 
Edhe një pyetje: A është e drejtë që peshëngritësit tanë më të mirë të konkurojnë në një peshë?
Zef Kovaçi: “Kjo është komplekse. Nuk ndodh vetëm tek ne por edhe në ekipe të tjera. Në Olimpiadë mund të shikohet ndarja. Largohemi nga qendra stërvitore e ekipeve kombëtaree, ky mjedis i shklqyer buzë detit, me mendimin se sportistët tanë dhe trajnerët e tyre, do të na dhurojnë pas pak ditësh medalje, duke mos iu ndarë kështu traditës së krijuar ndër vite nga peshëngritësit tanë.”