Për atë vend – nga Mimi Tivari Kaduku

Time posted: Monday, July 20th, 2015 1:09 pm

Share on Facebook1Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Mimi Tivari Kaduku

Mimi Tivari Kaduku

Për atë vend Pranvera shpërthen lulet me ngjyrë
dhe unë gazmendtar,
e kangën e zogjve ia var karficë qiellit faqendritun me
balluke Taraboshi;
për atë vend ku pikat e shiut ngasin me puthë buzët e
gjumecave shpinëargjendta
që qukasin shtatin liqenor
e Shiroku i thotë ne vesh gonxhes kryevarë:
“Nadja mirë princesha jeme!”
Për atë vend penda jeme s’ka me pushue tuj bubrrue…