PËR MA TË MADHIN HATRIN TEM – nga Entela Tabaku Sörman

Time posted: Tuesday, May 3rd, 2016 5:14 pm

Share on Facebook777Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Entela Tabaku Sörman

Entela Tabaku Sörman

PËR MA TË MADHIN HATRIN TEM

Entela Tabaku Sörman

I.

për asht

për ashtin ma të parë

ndër eshtna

atë që ma din e ma ruen

palcën

atë që ma mban e ma rrit

forcën

atë që ka me mbetë i fundit

mbas mejet

për asht

për asht

me të dashtë

II.

për llasë

për llasën ma të parë

ndër llastime

atë që ma din e ma ruen

fëmininë

atë që ma mban e ma rrit

pjekuninë

atë që ka me mbetë e fundit

mbas mejet

për llasë

për llasë

me të pasë

III.

për hanë

për hanën ma të parë

ndër muzgje

atë që ma din e ma ruen

lojën

atë që ma mban e ma rrit

vallen

atë që ka me mbetë e fundit

mbas mejet

për hanë

për hanë

me të lanë

IV.

për jetë

për jetën ma të parë

ndër dete

atë që ma din e ma ruen

bregun

atë që ma mban e ma rrit

vendin

atë që ka me mbetë e fundit

mbas mejet

për jetë

për jetë

me të gjetë

V.

për dritë

për dritën ma të parë

ndër mëngjese

atë që ma din e ma ruen

andrrën

atë që ma mban e ma rrit

shpresën

atë që ka me mbetë e fundit

mbas mejet

për dritë

për dritë

me të pritë

***

për hatrin tem

për hatrin tem

për ma të madhin hatrin tem